Çka është shërbimi  – Numër i shkurtë SMS?

Ekzistojnë dy kategori të numërave të shkurtër. Numrat të shkurtër për SMS pa pagesë për konsumatorët e VALA-s e që fillojnë me 50XXX dhe
Numra të shkurtë premium që fillojnë prej 51XXX deri në 55XXX.

Numrat e shkurtër pa pagesë (50XXX)

Ky është një shërbim që mundëson bizneset e ndryshme në Republikën e Kosovës, t’i ofrojnë konsumatorëve të tyre mundësi të pranimit të SMS-ve nga konsumatorët e tyre, duke i mos i shkaktuar kosto atyre. Pra konsumatori i VALA-s për këtë shërbim, gjatë dërgimit të SMS-it nuk shpenzon fare.

I përshtatshëm për analiza, hulumtime, kujdes ndaj klientit etj.

Numrat e shkurtër pa pagesë (51XXX – 55XXX)

Mund të shfryzëtohen për pagesa përmes telefonit,, për lojëra të ndryshme, donacion, humanitare apo çfardo nevoja që mund t’i kenë bizneset.

Kush kualifikohet për këtë shërbim?

Të gjitha bizneset e regjistruara në Republikën e Kosovës dhe marrin një numër pranë Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. 

Realizimi teknik si dhe oferta financiare do të diskutohen me një nga agjentët tonë të shitjes.

Për më tepër informata ju lutem na kontaktoni në email-in business@kosovotelecom.com