Telekomi ndan dhurata për fëmijët e hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

13 dhjetor 2023

Në shenjë mbështetje për fëmijët e hospitalizuar, me datën 13.12.2023, një grup prej shtatë grash nga personeli i Telekomit të Kosovës e vizituan Repartin e Hematologjisë të Klinikës së Pediatrisë në QKUK.

S’do mend që hospitalizimi shkakton tension emocional dhe psikologjik të pacientët e vegjël dhe familjet e tyre. Me qëllim që t’u sillnim një ndjenjë lehtësimi dhe kënaqësie këtyre fëmijëve gjatë qëndrimit të tyre në spital, ne vendosëm t’u dhuronim Arusha-kukulla dhe t’i argëtonim me maskotat e Tom & Jerry. Efekti i menjëhershëm i dhuratës ishte i dukshëm në gëzimin e fëmijëve.

Stafi i Repartit të Hematologjisë dhe pacientët u befasuan nga kjo vizitë dhe shprehën mirënjohje për këtë gjest.

Telekomi i Kosovës solidarizohet me pacientet e prekura nga kanceri në gji

27 tetor 2023

Në kuadër të përgjegjësisë sociale Telekomi i Kosovës vazhdimisht solidarizohet me ata që kanë nevojë më së shumti.

Në një akt simbolik të vetëdijesimit, me rastin e muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, një pjesë e personelit nga gratë e Telekomit e vizituan Klinikën Onkologjike dhe pacienteve iu shpërndanë dhurata.

Shpresojmë që ky gjest dashamirës t’ua ngrohë zemrat atyre që po bëjnë beteja që ne s’mundim as t’i imagjinojmë. Ta mirëpresim këtë kontribut në jetën e këtyre individëve të jashtëzakonshëm.

Thirrjes “Dhuro gjak, shpëto jetë” iu përgjigjën 101 punëtorë të Telekomit të Kosovës

23 tetor 2023

101 punëtorë të Telekomit të Kosovës iu përgjigjën thirrjes së institucioneve mjekësore për sigurimin e sasive të nevojshme të gjakut, duke prirë kështu me shembull në realizimin e përgjegjësisë që ka karshi shoqërisë.

Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut i organizuar në shtatë qendrat më të mëdha të vendit nga FSP-PTK dhe Zyra e Kryeshefes Ekzekutive të Telekomit të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

Aksionet e tilla për dhurimin e gjakut në Telekomin e Kosovës organizohen dy herë në vit.

Dhuro gjak, shpëto jetë!