TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.
Prishtinë, 07.03.2023
Reagim:
KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR NËNSHKRIMET “CEREMONIALE” ME PASOJA KATASTROFALE PËR TELEKOMIN DHE BUXHETIN E SHTETIT
Nga mediat dhe raportimi i “Betimi për Drejtësi” kuptuam se “Shyqyri Haxha është liruar nga akuza se kishte lidhur kontratë të dëmshme sa ishte kryeshef i Postës dhe Telekomit të Kosovës.”
Nënshkrimi i z. Shyqyri Haxha, i hedhur në vitin 2010, saktësisht me dt.16.04.2010 në një kontratë në mes të Telekomit të Kosovës dhe “Amdocs Development Limited” për sistemin e ri të faturimit në korporatë (titulli origjinal: “PTK BILLING PLATFORM”) edhe sipas Gjykatës paska qenë vetëm ceremonial. Kur kjo ofrohet si arsyetim, natyrisht nuk ka si të mos e krijojë idenë se i njëjti qenka sjellë nga grupet e interesit, në krye të Telekomit të Kosovës, pikërisht për ceremoni dhe nënshkrime për të cilat askush nuk do të jetë përgjegjës.
Fatkeqësisht ky nuk është i vetmi nënshkrim “ceremonial” për të cilin z. Haxha nuk pranon përgjegjësi, edhe pse nga një kontratë tjetër e tillë, Telekomi i Kosovës është dëmtuar në vlerën prej mbi 100 milionë euro. Edhe për këtë kontratë (ajo me Z-Mobile), e cila për pak e fundosi Telekomin e Kosovës, deri më sot drejtësia kosovare jo vetëm që nuk arriti të nxjerrë përfundime, por as të hetojë seriozisht, edhe pse Telekomi i Kosovës tashmë i ka dorëzuar paditë/kallëzimet penale në institucionet përkatëse të drejtësisë.
Edhe më keq, jo vetëm në kohën e z. Haxha, modeli i tillë i papërgjegjësisë ishte prezent edhe pas kohës së z.Haxha në Telekom, dhe kompania publike u dëmtua pa u marrë askush në përgjegjësi edhe pse gjykatat konstatonin se për shkak të gabimeve të zyrtarëve të TK, duheshin paguar shuma enorme, partnerëve të dikurshëm në biznes. Ky model i “zhdëmtimit” ende po e kërcënon Telekomin e Kosovës dhe askush ende nuk dha llogari për nënshkrimet e tyre “ceremoniale”. Fatkeqësisht, me këtë lirim nga akuza, mesazhi që i përcillet publikut është se paranë publike nuk po e mbron askush, se vjedhja apo keqmenaxhimi i saj lejohet dhe se askush nuk do të dënohet.
Telekomi i Kosovës, konsideron se askush nuk mund dhe nuk duhet të amnistohet për nënshkrimin e hedhur mbi një dokument me pasoja të rënda, apo për mospengimin e kryerjes së krimit, pa e konstatuar nëse i njëjti ishte i vetëdijshëm apo ishte në gjendje të pengonte kryerjen e krimit.
Konsiderojmë se në këtë proces, në të cilin z. Haxha është liruar nga akuza dhe përgjegjësia për dëmin e shkaktuar në rastin “Amdocs Development Limited”, nuk është trajtuar me seriozitetin e kërkuar vepra kriminale dhe se është amnistuar papërgjegjshëm njeriu kryesor i kompanisë në atë periudhë (Kryeshefi Ekzekutiv), pa mandatin e të cilit askush nuk ka mundur të nënshkruajë apo shkëpusë kontrata.
Shtrohet pyetje legjitime: Kush i bartë përgjegjësitë për pasojat e këtyre nënshkrimeve “ceremoniale”, e në rastin me “Amdocs Development Limited” kush është përgjegjës për një dëm të këtij niveli, kur kemi parasysh se kontraktori “Amdocs Development Limited”, as edhe një punë/detyrë të vetme kontraktuese, kurrë nuk e ka kryer/përmbushur në Telekom sipas Kontratës së nënshkruar?
Mbi bazën e Vendimit të Arbitrazhit, është vërtetuar se bëhet fjalë për shkëputje të njëanshme të Kontratës, në kohën kur z. Haxha ishte Kryeshef Ekzekutiv i ish PTK Sh.A, prandaj “Amdocs Development Limited” ka iniciuar procedurën përmbarimore ndaj Telekomit të Kosovës në vitin 2015, ku pas përfundimit të procedurës përmbarimore, Telekomit të Kosovës i janë tërhequr mjete në lartësinë prej 9,891,022.81 €. Pra, kush është përgjegjës për këtë marrëdhënie të filluar e të shkëputur nën udhëheqjen e TK nga ana e z. Haxha?
Kryeshefi Ekzekutiv i një ndërmarrjeje publike nuk bën nënshkrime ceremoniale, por ai është i thirrur të vlerësojë se mbi çfarë dokumenti po e hedh nënshkrimin e tij dhe çfarë pasojash mund të ketë për kompaninë që e drejton. Ai ka mandatin jo vetëm të nënshkruajë, por edhe të mos nënshkruajë nëse e konsideron të dëmshme për kompaninë. Vlerësojmë se nuk mund të shkëputet asnjë kontratë pa aprovimin/shqyrtimin e tij. Ai është përgjegjës për veprimet dhe mosveprimet e veta. Ai nuk mund të ikë nga përgjegjësia pa i emëruar përgjegjësit. Nëse e kanë detyruar duhet të tregojë, kush e detyroi, apo anashkaloi, vetëm kështu mund të lirohet nga përgjegjësia ose së paku të zbutet pjesa e tij e përgjegjësisë.
Udhëzimi i Gjykatës se, lidhur me Kërkesën pasurore-juridike, pala e dëmtuar (Telekomi i Kosovës Sh.A) mund të iniciojë kontestin civil në gjykatën kompetente, turpëron gjyqësinë kosovare, amniston krimin, aq më tepër që bëhet fjalë për një nga aferat më të mëdha të keqpërdorimit të parasë publike në Kosovën e pasluftës.
Me këtë mbushemi me dyshime se gjyqësia kosovare nuk ka kapacitete as kurajë të merret me krimin, madje as kur pala e dëmtuar-Telekomi i Kosovës Sh.A, me prova bindëse materiale ka provuar, arsyetuar dhe argumentuar kërkesën pasurore-juridike dhe faktin se bëhet fjalë për krim të rëndë ndaj pronës publike.
Është në dorën e sistemit të drejtësisë të reagojë dhe hetojë krimin, të zbulojë kryerësit dhe të dënojë ata për dëmet që ia shkaktuan një kompanie publike, me veprimet apo mosveprimet e tyre, qofshin ato individuale apo të organizuara. Mbi bazën e këtyre aktgjykimeve pastaj mund të iniciohet procedura zyrtare për kompensimin e dëmit qoftë nga kompanitë apo nga pasuria e individëve e krijuar në mënyrë të paligjshme.
TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.
Prishtinë, 01.03.2023
Komunikatë për media
PËRSHËNDESIM VENDIMIN E MINISTRISË SË DREJTËSISË PËR PUSHIM NGA DETYRA, PËR PËRMBARUESIN PRIVAT ILIR MULHAXHA
Pushimi nga detyra e Përmbaruesit Privat, z. Ilir Mulhaxha, pas gjetjes së shkeljeve serioze disiplinore gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore, është një veprim në drejtimin e duhur nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, që shpresojmë të kontribuojë në rritjen e përgjegjësisë ligjore dhe morale te Përmbaruesit Privat. Shpresojmë se ky është vetëm fillimi i vendosjes së drejtësisë në vend dhe se kjo do të vazhdojë edhe për rastet tjera abuzive. Gjithashtu shpresojmë se nga organet e drejtësisë do të ndërmerren hapat e domosdoshëm të hetimit dhe dënimit të kryerësve të këtyre veprimeve kundërligjore.
Edhe në rastin përmbarimor, kundër Telekomit të Kosovës, në emër të interesave të “Dardafon.net”/ Z-Mobile janë konstatuar abuzime dhe shkelje të kësaj natyre, të kryera nga ana e z. Mulhaxha, që karakterizohen me tejkalim të autorizimeve, shkelje të dispozitave ligjore dhe me ngarkim të TK me shuma të paqena dhe të paarsyetuara të borxheve që janë përtej detyrimit të caktuar nga vendimi i arbitrazhit / dokumentit përmbarimor. Në rastin tonë, gjatë zhvillimit të procedurës përmbarimore, ku TK Sh.A ka qenë palë debitore, z. Mulhaxha krejtësisht në mënyrë të njëanshme, të papërgjegjshme dhe kundërligjore përfaqësonte dhe anonte kah interesat e kompanisë Dardafon.net dhe pronarëve të saj.
Vetëm në rastin e Telekomit, dëmi që është shkaktuar nga ushtrimi i papërgjegjshëm dhe i kundërligjshëm i detyrës së përmbaruesit nga ana e z. Mulhaxha, vlerësohet se kap shumën prej rreth 14 Milionë Euro, duke përmbaruar për interesa të veta apo të tjetërkujt, përtej detyrimeve nga dokumenti përmbarimor.
Fatkeqësisht, të gjitha ankesat dhe kërkesat e parashtruara nga Telekomi në procedurën përmbarimore të zhvilluar pranë zyrës se përmbaruesit privat, nuk dhanë rezultate. Si rrjedhojë, z. Mulhaxha dhe interesat që ai përfaqësonte, fatkeqësisht gëzuan mbështetjen nga segmente të sistemit të drejtësisë dhe mbetën të pandëshkuara gati të gjitha abuzimet e kryera ne rastin e Telekomit.
Masa e shqiptuar nga Komisioni disiplinor për shkarkimin e përmbaruesit privat z. Mulhaxha dhe Vendimi i marrë nga Ministria e Drejtësisë për pushimin nga detyra, shpresojmë se është vetëm hapi i parë në vënien e drejtësisë në vend dhe ky Vendim do të duhej veçanërisht të jetë vërejtje serioze për të gjithë përmbaruesit privat që nuk respektojnë ligjet dhe vihen në shërbim të jashtëligjshëm në anën e ndonjërës nga palët, dhe njëherit të jetë edhe rikujtim se detyrat në ushtrimin e veprimtarisë së vet duhet t’i kryejnë konform dispozitave ligjore.
Dënimi dhe rikthimi i parave të përmbaruara padrejtësisht dhe kundërligjshëm nga përmbaruesi privat është hapi tjetër i pritur nga të dëmtuarit, por edhe nga publiku, pasi që shumë nga këto para ishin publike, qoftë nga kompanitë apo buxheti i shtetit.
Në këtë drejtim, Telekomi i Kosovës Sh.A është duke shfrytëzuar dhe në vazhdimësi do të shfrytëzojë të gjitha rrugët dhe mjetet e mundshme juridike në dispozicion, që paratë e debituara / tërhequra padrejtësisht t’i kthehen Telekomit të Kosovës dhe përgjegjësit për këto abuzime dhe shkelje ligjore me kosto të larta financiare, të vihen para drejtësisë.
TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.
Prishtinë, 15.02.2023
Komunikatë për Media:
Telekomi i Kosovës merr Autorizimin Individual
për shfrytëzimin e brezit frekuencor për 5G
Në selinë e ARKEP në Prishtinë, sot u bë lëshimi i Autorizimeve Individuale, për shfrytëzimin e brezit frekuencor 2x10Mhz në brezin 800Mhz dhe 1x100Mhz në brezin 3.6GHz, për 20 vite, për operatorët e telefonisë mobile në Kosovë.
Në emër të Telekomit të Kosovës, në ceremoni morën pjesë Kryeshefja Ekzekutive Burbuqe Hana, Drejtori Teknik Halil Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë.
Telekomi i Kosovës, ka hyrë në një fazë të re të modernizimit të përgjithshëm teknologjik në rrjetin mobil dhe ka mirëpritur procesin e hapjes së brezave dhe alokimin e brezave përkatës, të cilët mundësojnë kalimin në teknologjinë 5G dhe përparësitë e shërbimeve që ofron kjo teknologji. Me marrjen e këtyre brezave, Telekomi i Kosovës po futet në një epoke të re të ofrimit të shërbimeve 5G për konsumatorët e vet.
Teknologjia 5G do të ofrojë shërbime shumë më të avancuara, si shpejtësi më të madhe, siguri më të madhe telekomunikuese, si dhe kalim në shërbimet IoT (Internet of Things). Teknologjia 5G do të krijojë mundësi të reja për transformim industrial, pra mundësi për rritjen ekonomike dhe shoqërore të vendit.
Dhënia e resurseve shtesë, në pajtim me standardet dhe praktikat evropiane, që do të mund t’i shfrytëzojë Telekomi i Kosovës për 20 vitet e ardhshme, do të mundësojë zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit të telekomunikimeve në Kosovë, zhvillimin e qëndrueshëm të korporatës, si dhe shërbime më të avancuara për konsumatorët tanë.
Telekomi i Kosovës Sh.A. Prishtinë, 19 dhjetor 2022
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, zonja Burbuqe Hana, në ceremoni të ndara ka nënshkruar sot në Prishtinë, kontratat për projektin “Migrimi në Kodin Telefonik të RKS dhe Modernizimi i rrjetit mobil”, me zonjën Gordana Kovacevic – Presidente e Ericsson Nikola Tesla nga Zagrebi, dhe z. Efthymios Partsalis – Drejtor Gjeneral i Intracom LTD Shkup. Ky është projekti më i madh i nënshkruar nga Telekomi i Kosovës pas një kohe të gjatë të mungesës së investimeve. Ky projekt hap rrugë për modernizimin e rrjetit dhe ngritjen në një nivel dukshëm më të lartë të shërbimeve të telekomunikimit për konsumatorët e Telekomit të Kosovës.
Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe zonja Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës me ekipin e saj dhe menaxhmenti i lartë i të dy kompanive. Nënshkrimit të këtyre kontratave i ka paraprirë një procedurë e prokurimit – “Procedura Konkurruese me Negociata” e cila ka mundësuar negocimin me operatorët e parakualifikuar që nga muaji mars i këtij viti. Telekomi i Kosovës, gjatë kësaj periudhe ka pasur fatin që, në fazën e tenderimit, pjesë të këtij projekti të kishte kompanitë më të mëdha botërore të teknologjisë së telekomunikacionit, siç janë: Nokia, Ericsson Nikola Tesla, Intracom LTD në partneritet me Botek shpk, dhe Altima. Me këtë rast, duke qenë të bindur se ky është vetëm fillimi i investimeve të mëdha në teknologji të reja, i falënderojmë të njëjtat për pjesëmarrjen në këtë projekt të rëndësishëm për ne dhe i ftojmë që të jenë pjesë e projekteve tona në të ardhmen.
Kjo kontratë, që ka për qëllim modernizimin e rrjetit mobil dhe kalimin në kodin 383, sjell përfitime të rëndësishme për konsumatorët, përmirëson shërbimet telekomunikuese mobile, përmes instalimit të teknologjisë së fundit në industrinë e telekomunikimeve.
Përmes kësaj kontrate, Telekomi i Kosovës jo vetëm që e zgjeron mbulueshmërinë me teknologjinë brezgjerë 4G në tërë territorin e banueshëm, por edhe futet në epokën e teknologjisë brezgjerë 5G.
Teknologjia 5G ofron edhe shpejtësi dhe siguri shumë më të madhe, por edhe komunikim në kohë reale (pa vonesë). Teknologjia 5G krijon mundësi për zhvillimin e rrjeteve telekomunikuese që mundësojnë komunikim në kohë reale, siç janë rrjetet e njohura si “Internet of Things”. Në teknologjinë 5G fillimisht do të instalohen 10 stacione, sa për t’u mundësuar klientëve t’i shijojnë përparësitë e kësaj teknologjie, e pastaj do të fillohet të zgjerohet komplet rrjeti, përmes projekteve të radhës. Telekomi i Kosovës kalon në kodin e vet ndërkombëtar 383 dhe me këtë përfiton duke i mënjanuar kostot e përdorimit të kodit ndërkombëtar të Monakos. Njëkohësisht, Telekomi i Kosovës, në rrjetin ndërkombëtar të telekomunikimeve, nga aspekti teknik do të figurojë si kompani e Republikës së Kosovës. Po ashtu, ky projekt sjell përmirësimin e shërbimeve dhe shumëllojshmërinë e produkteve të Telekomit të Kosovës. Kjo parashihet të sjellë rritjen e të hyrave dhe stabilitetin financiar të kompanisë. Stabiliteti financiar është parakusht i zhvillimit të mëtutjeshëm të kompanisë dhe i rikthimit të saj në kompani moderne dhe lidere në Republikën e Kosovës e jo vetëm, që është edhe synim i shpallur nga menaxhmenti i TK dhe i mbështetur fuqishëm nga aksionari.
Telekomi i Kosovës Sh.A
Prishtinë, 13.12.2022
REAGIM
U inkasuan me detyrim 14 milionë € më tepër se borxhi real nga Vendimi i Arbitrazhit!
Reagimi i avokatit të përmbaruesit privat Fisnik Sogojeva dhe “avokatit” tjetër Arben Gashi (Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat), ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për pezullimin e përkohshëm të licencës së përmbaruesit privat z. Ilir Mulhaxha, duhet të shqetësojë çdo qytetar të këtij vendi.
Telekomi i Kosovës e sheh të nevojshme të shprehë keqardhje që Kryesuesi i Odës së Përmbaruesve Privat, z. Arben Gashi, jo vetëm që luan rolin e avokatit të z. Mulhaxha, por qëllimisht as nuk e dallon rolin e një përmbaruesi privat prej rolit të një inkasuesi të thjeshtë të borxhit. Për më keq, z. Gashit dhe z. Sogojeva as qe u intereson hulumtimi i se vërtetës rreth dëmit të shkaktuar ndaj Telekomit. Përkundrazi, të njëjtit përpiqen që çështjen kyçe, pra dëmin ndaj Telekomit, ta mënjanojnë nga diskutimi dhe ta reduktojnë ne çështje vetëm procedurale, marrëdhëniesh ndërpersonale dhe animesh politike.
Publiku tashmë është informuar se z. Mulhaxha është sjellë si inkasues me çdo kusht i “borxhit” dhe këtë vetëm sipas kërkesave të pronarëve të kompanisë Dardafon. Pra, z. Mulhaxha nuk është sjellë si një përmbarues i vërtetë, i cili duhej të merrte parasysh të gjitha faktet dhe dëshmitë që kanë të bëjnë me pagesat përmes llogarisë bankare dhe të gjitha kompensimet që janë bere sipas marrëveshjeve mes palëve në emër të dokumentit përmbarimor (Vendimit të Arbitrazhit).
Kujtojmë opinionin publik se në vitin 2017, Telekomi dhe Dardafon (Zmobile) kanë nënshkruar marrëveshje për kompensim të borxhit qe ka rrjedh nga vendimi i Arbitrazhit. Sipas kësaj marrëveshjeje, Telekomi i ka dhënë Dardafonit shërbime në emër të kompensimit të borxhit, që ka rrjedh nga vendimi i Arbitrazhit. Vlera mujore e këtyre shërbimeve sipas marrëveshjes është vlerësuar rreth 380,000.00€.
Dardafoni këto shërbime i ka shfrytëzuar për 30 muaj rresht, pra në total vlera e kompensuar arrin shumën rreth 10.5 milionë €. Edhe pse Dardafon ka shfrytëzuar shërbimet e marra në emër të kompensimit dhe të njëjtat i ka shitur te klientët e tij, duke gjeneruar rreth 15 milionë € të hyra, përmbaruesi nuk ka pranuar që vlerën e shërbimeve prej 10,5 milionë € ta përfshijë në kompensim të obligimit të Telekomit ndaj Dardafonit, ashtu sic parashihte marrëveshja.
Vlera reale e shërbimeve të dhëna në kompensim ka qenë së paku dyfish më e lartë sesa vlera e llogaritur sipas marrëveshjes së vitit 2017, por që Telekomi e ka përllogaritur vetëm vlerën në baze të marrëveshjes për kompensim të vitit 2017.
Për më tepër, Gjykata Komerciale në vendimin e datës 27/10/2022, këtë shumë të kompensimit e ka vlerësuar si pagesë vullnetare jashtë procedurave përmbarimore dhe e ka lënë në kompetencë të përmbaruesit privat, që përmes ekspertizës financiare ta përfshijë në definimin e obligimeve reciproke të palëve. Përmbaruesi Ilir Mulhaxha ka tentuar që përmes një ekspertize të ngutshme, të njëanshme dhe jo të plotë, të injorojë tërësisht shumën e kompensimit, sipas marrëveshjes së vitit 2017, duke mos e përfshirë fare në kalkulim.
Përveç kësaj, përmbaruesi, në urdhrin përmbarimor ka përfshirë shuma përtej Vendimit të Arbitrazhit si dhe ka përllogaritur kamata në emër të kësaj shume (fakt ky i konfirmuar me Aktvendimin e Gjykatës Komerciale të datës 27/10/2022).
Po ashtu, si pasojë e zvarritjes së procedurave të përmbarimit, që janë zhvilluar si pasojë e gabimeve të përmbaruesit dhe Dardafonit, ka ngarkuar padrejtësisht dhe jashtëligjshëm Telekomin me kamata në vlerë rreth 3 milionë €.
Përmes të gjitha këtyre shkeljeve, përmbaruesi ka inkasuar jashtëligjshëm nga Telekomi i Kosovës shumën prej rreth 14 milionë € më tepër sesa që ishte paraparë me vendimin e Arbitrazhit ndërkombëtar.
Në anën tjetër, avokati i z. Mulhaxha, Fisnik Sogojeva, në vend se të merret me ankesat konkrete të Telekomit, të gjithë këtë dem material ndaj Telekomit, qëllimshëm, e redukton kinse në një mosmarrëveshje ndërpesonale dhe goditje ndaj personit.
Telekomi i Kosovës udhëhiqet nga interesi i publikut dhe ka obligim ligjor të mbrojë pronën dhe paranë publike. Prandaj, është e papranueshme që angazhimet e zyrtarëve të TK në këtë drejtim të cilësohen si personale apo private.
Telekomi i Kosovës nuk do të ndalet asnjëherë që të shfrytëzojë të gjitha rrugët dhe mjetet ligjore deri në kthimin e mjeteve të inkasuara jashtëligjshëm dhe sikurse edhe deri më tani do të ndjekë çdo rrugë ligjore që të vihen para drejtësisë përgjegjësit që po e pamundësojnë, zvarrisin apo devijojnë këtë proces të vënies në vend të drejtësisë.
Ja kujtojmë publikut që mënyra e tillë e manipulimit të procedurave, keqpërdorimit të kompetencave, keqinterpretimeve të ligjit dhe vendimeve arbitrare është rrëzuar njëherë nga Gjykata Kushtetuese dhe përsëritja e gabimeve të njëjta e bënë krimin të kryer me vetëdije dhe ata që nuk e pengojnë krimin i bënë pjesëmarrës në krim.
Deklaratë për media lidhur me inicimin e procedurës disiplinore dhe për suspendimin e përmbaruesit privat Ilir Mullhaxha
Telekomi i Kosovës Sh.A. është njoftuar me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë Nr. 336/2022 të datës 06.12.2022, për inicimin e procedurës disiplinore dhe për suspendimin e përmbaruesit privat Ilir Mullhaxha nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat, deri në një vendim të Komisionit Disiplinor.
Telekomi i Kosovës, si propozues i kësaj procedure, e përshëndet këtë vendim të Ministrisë së Drejtësisë, dhe njëherazi me të drejtë pret që ky përmbarues të shkarkohet nga detyra për shkeljet e bëra në çështjen përmbarimore P.nr.491/19, në të cilën procedurë palë debitore është Telekomi i Kosovës Sh.A.
Telekomi i Kosovës edhe një herë e informon publikun se tashmë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me aktgjykimin KI84/21, ka konstatuar shkeljet serioze në dëm të debitorit Telekomi, duke përfshirë procedurën përmbarimore dhe gjyqësore, e të cilat kanë rezultuar në dëme milionëshe kundër pasurisë publike të Telekomit të Kosovës si ndërmarrje publike.
Pas kthimit të rastit në rigjykim nga Gjykata Kushtetuese, në aktvendimin e Gjykatës Komerciale është vërtetuar fakti që përmbaruesi ka përfshirë në urdhër përmbarimor shuma që tejkalojnë vlerën e paraparë në Vendimin e Arbitrazhit.
Pra, është i pakontestueshëm fakti që përmbaruesi në urdhrin përmbarimor ka përfshirë shuma prej miliona euro përtej dokumentit përmbarimor (Vendimi i Arbitrazhit).
Andaj ky vendim i Ministrisë, edhe pse i përkohshëm, është një hap pozitiv në drejtim të vënies së ligjshmërisë në kuadër të institucioneve të cilat kanë autorizime publike. Telekomi i Kosovës ka pritje që sistemi gjyqësor dhe prokurorial do të ushtrojnë kompetencat e tyre dhe ndërmarrin hapat e nevojshëm të vendosjes së drejtësisë dhe sqarimit të plotë të dëmeve dhe zhvatjeve, të cilat i janë shkaktuar pasurisë publike të Telekomit, në kuadër të rasteve që veçse janë iniciuar.
Telekomi i Kosovës Sh.A.
Prishtinë, 08.12.2022
Zonja Burbuqe Hana përzgjidhet në pozitën e Kryeshefit të Telekomit të Kosovës
Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A. me datë 07.12.2022, me vendim unanim, përzgjodhi zonjën Burbuqe Hana në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, me mandat trevjeçar! Vendimi hyn në fuqi menjëherë!
Me datën 23 dhe 24 nëntor 2022, Komisioni Vlerësues në bashkëpunim me Partnerin zbatues për monitorim, për pozitën Kryeshef Ekzekutiv, në mesin e 18 aplikacioneve të pranuara, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve/aplikacioneve ka përzgjedhur në listën e ngushtë për intervistim pesë (5) kandidatë.
Me datën 05 dhe 06 dhjetor 2022, Komisioni Vlerësues në bashkëpunim me Partnerin zbatues për monitorim të procesit të përzgjedhjes ka intervistuar kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të TK Sh.A.
Komisioni në bazë të metodologjisë për vlerësimin e Zyrtarëve të Lartë, të përcaktuar nga Partneri zbatues për monitorim (BDO), ka bërë poentimin e të gjithë kandidatëve të intervistuar, ku znj. Burbuqe Hana është vlerësuar nga Komisioni Vlerësues me më së shumti pikë.
Bordi i Drejtorëve i TK Sh.A. konstaton që i gjithë procesi i rekrutimit për pozitën e punës Kryeshef Ekzekutiv ka qenë transparent, i rregullt dhe në bazë të Ligjit, Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporative.
Komisioni Vlerësues rekomandon të rishpallet konkursi për ZKFTH
Ndërsa për pozitën Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit, kanë aplikuar gjashtë (6) kandidatë. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve/aplikacioneve, Komisioni Vlerësues ka konstatuar që nuk ka numër të mjaftueshëm të kandidatëve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs për ZKFTH, konform legjislacionit në fuqi.
Duke u bazuar në këtë vlerësim, Komisioni Vlerësues rekomandon që të rishpallet konkursi për ZKFTH.
Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A
Prishtinë, 07.12.2022
Telekomi i Kosovës Sh.A. më datë 08.11.2022 deri më datë 22.11.2022 ka shpallur Konkurs Publik për Punë dhe Detyra Specifike për pozitën: Ekspert Ligjor për përkrahje në arbitrazhe vendore dhe në arbitrazhin e ICC – pjesa e Ligjit nacional (1 ekzekutues).
Për shkak të natyrës specifike të kësaj pozite, Telekomi i Kosovës Sh.A. vazhdon afatin e Konkursit Publik deri më datë 30.11.2022, me kritere dhe kushte të njëjta.
Këtë konkurs mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
www.kosovotelecom.com/mundesi-punesimi
Fitore e plotë në Arbitrazh:
TRIBUNALI I ARBITRAZHIT RRËZON PRETENDIMET MILIONËSHE NDAJ TELEKOMIT TË KOSOVËS
Telekomi i Kosovës shpreson se po zhveshet modeli i projektuar për zhvatjen qindra milionëshe ndaj tij.
Pas një beteje të gjatë ligjore katërvjeçare, sot Telekomi i Kosovës Sh.A. ka pranuar Vendimin përfundimtar nga Tribunali i Arbitrazhit, përmes të cilit ka shënuar një fitore të plotë, duke refuzuar në tërësi kërkesat e palës paditëse. Me Vendimin e Arbitrazhit është refuzuar në tërësi padia e Paditësit – një kompanie nga fusha e IPTV, në vlerën prej mbi 10 Milionë EUR (dhjetë milionë Euro), derisa janë konfirmuar në tërësi veprimet e ligjshme të Telekomit të Kosovës. Në një situatë të tillë, Telekomi i Kosovës tashmë është në pritje edhe të rikuperimit për shpenzimet financiare, përkatësisht kompensimit të shpenzimeve të përfaqësimit.
Ky rast i arbitrazhit ka filluar më 19 shtator 2018, kur Paditësi ka ngritur padi ndaj Telekomit në Tribunalin e Përhershëm të Arbitrazhit të Odës Ekonomike të Kosovës. Tribunali i Arbitrazhit, duke i vërtetuar faktet dhe argumentimin ligjor, me të drejtë ka ardhur deri te përfundimi se Telekomi ka vepruar në tërësi në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë. Kështu, Tribunali ka vendosur për refuzimin e kësaj padie kundër Telekomit.
Telekomi i Kosovës, në cilësi të ndërmarrjes publike, siguron aksionarin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës se do të vazhdojë të kërkojë fuqishëm vendosjen e drejtësisë në raport me të gjitha kontratat e dëmshme. Telekomi i Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë dhe është në pritje edhe të institucioneve të drejtësisë për adresimin me kohë dhe në mënyrë meritore të denoncimeve për kontratat e dëmshme.
Fatkeqësisht, kjo kontratë nuk ishte e vetmja. Përkundrazi, Telekomi i Kosovës, në përpjekje për të kthyer ligjshmërinë në kompani, ka rishikuar të gjitha kontratat e mëdha. Gjate këtij rishikimi, ka hasur në shumë parregullsi. Demet ndaj Telekomit nga modele të ngjashme kontraktuale kapin vlera mbi 150 milionë euro.
Me këto kompani, Telekomi i Kosovës ende është duke u përballur nëpër gjykata dhe arbitrazhe, në përpjekje për të mbrojtur pronën publike nga zhvatja përmes kontratave të ngjashme. “Fitimi i humbur” dhe “Arbitrazhi ndërkombëtar” janë emërues i përbashkët i këtyre kontratave korruptive. “Fitimi i humbur” dhe “Arbitrazhi ndërkombëtar” ishin projektuar nga politika dhe biznese të caktuara, si mënyrë e sigurtë e kalimit të pasurisë publike në xhirollogari private dhe personale. Sistemi i drejtësisë, deri tani nuk ishte treguar i suksesshëm në parandalimin apo penalizimin e tyre.
Siç e kemi informuar publikun edhe më herët, Telekomi i Kosovës ka bërë padi në institucionet përkatëse për nënshkruesit dhe zbatuesit e këtyre kontratave, të cilat e sollën kompaninë dikur më të fuqishme publike buzë falimentimit. Telekomi i Kosovës nuk do të ndalojë të luftojë për ligjshmëri dhe mbrojtje të pronës se tij, pronë e cila është e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
TELEKOMI I KOSOVËS SH.A. PARAQET KËRKESË PËR FILLIM TË HETIMEVE PËR DYSHIM TË KRYERJES SË VEPRAVE TË RËNDA PENALE NË RASTIN Z-MOBILE
“Në bazë të detyrës zyrtare, jemi të obliguar të ju informojmë se, mbi bazën e fakteve dhe provave të reja, dokumentacionit dhe provave të bashkangjitura, ka dyshim të kryerjes së veprave penale” – thuhet në kërkesën për fillimin e hetimeve penale të Telekomit të Kosovës. Kjo kërkesë është iniciuar ndaj personave, zyrtarë të lartë të kompanisë dhe personave privat, të cilët duke: lidhur kontratë të dëmshme, fshehur dhe manipuluar të dhëna dhe prova, paraqitur deklarata të rrejshme, me veprimet dhe mosveprimet e tyre e kanë dëmtuar Telekomin e Kosovës në periudha të ndryshme kohore dhe kësisoj kanë kryer vepra penale të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të njëjtit kanë iniciuar, hartuar, nënshkruar dhe gjatë kohës së zbatimit të kontratës nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar ose edhe e kanë fshehur dëmin që ishte duke shkaktuar kontrata, duke mundësuar kështu dëme të pariparueshme qindra milionëshe ndaj Telekomit si dhe dëmtim të buxhetit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, nga sa u tha më lartë, nuk përjashtohet mundësia që zyrtarët e Telekomit të Kosovës, në forma të ndryshme mund të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme nga kontrata e dëmshme për Telekomin e Kosovës, nga e cila u shkaktua dëmi në total prej mbi 100 milionë euro.
Kërkesa për fillim të hetimeve ndaj tyre është paraqitur sepse kishte dyshime të kryerjes së veprave penale, të cilat sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës ndiqen sipas detyrës zyrtare. Bëhet fjalë për veprat penale nga:
· kreu i XXV “Veprat penale kundër Ekonomisë”,
· kreu XXVI ”Veprat penale kundër pasurisë”,
· kreu XXXI “Veprat penale kundër Administrimit të Drejtësisë dhe Administratës Publike”,
· kreu XXXIII” Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare “.
Si pasojë , të njëjtit i kanë shkaktuar humbje Telekomit të Kosovës dhe buxhetit të Republikës së Kosovës si më poshtë:
1. Humbjet komerciale nga zbatimi i kontratës, që llogariten në vlerë rreth 102 milionë €
2. Humbjet direkte si pasojë e pamundësisë së zbatimit të kontratës në vlerë rreth 51.4 milionë € (Vendimet e arbitrazheve)
3. Humbjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së vitit 2017
4. Humbjet e buxhetit të shtetit të Republikës së Kosovës, në vlerë rreth 16.2 milionë €, si pasojë e shmangies së tatimit nga Dardafon.net LLC
Telekomi bën thirrje dhe beson fuqishëm që kjo kërkesë të jetë arsye e mjaftueshme për të lëvizur organin e akuzës dhe policinë për të hetuar një (dhe jo vetëm një) kontratë të padrejtë dhe të dëmshme, e cila përpos që i shkaktoi dëme shumë të mëdha kompanisë dhe buxhetit të shtetit, u bë model i keq edhe për kompani të tjera dhe për kontrata të tjera të nënshkruara më pastaj nga zyrtarë të lartë në Telekomin e Kosovës, duke e sjellë kompaninë dikur më fitimprurëse në vend, në një gjendje mbijetese dhe në një barrë për buxhetin.
Telekomi i Kosovës është i vendosur të denoncojë krimin, të reformojë kompaninë dhe ta rikthejë atë në vendin që e kishte dikur në ekonominë dhe shoqërinë tonë, duke u bërë një shërbyese e devotshme e konsumatorëve të vet dhe plotësisht e përgjegjshme dhe transparente para qytetarëve të Kosovës.
Më shumë për një kontratë të padrejtë e cila gati e falimentoi Telekomin e Kosovës, për rimëkëmbjen e kompanisë dikur më të suksesshme në vend, për paralajmërimet e brendshme, për gjykatat që (nuk) e luftojnë korrupsionin… ju sjellim një pjesë nga intervista e zonjës Burbuqe Hana Ushtruese e Detyrës e Kryeshefes Ekzekutive të Telekomit të Kosovës, me gazetaren dhe drejtuesen e emisionit.
TELEKOMI I KOSOVËS PO PAGUAN FATURAT E POLITIKËS DHE GRUPEVE TË INTERESIT, NGA E KALUARA
23.02.2022
Telekomit të Kosovës Sh.A., të hënën pas orës 16, i erdhi edhe një “faturë” shumëmilionëshe (rreth 13 milionë euro), për të paguar, pas asaj të cilën e kishte pranuar në vitin 2016 për një shumë prej 39 milionë eurosh, e cila e pati tronditur nga themelet kompaninë dikur më të suksesshme në vend.
Në gjendjen e krijuar, do të vazhdojmë të angazhohemi që “faturat” e politikës dhe grupeve të interesit jashtë dhe brenda Telekomit të Kosovës Sh.A., të hetohen nga institucionet e rendit dhe ligjit, që nga zanafilla e tyre, duke përmbyllur kështu një epokë kur pjesë të krimit të organizuar dhe të politikës në bashkëveprim po e rrënonin pronën publike dhe në veçanti kompanitë publike, në një përpjekje të përvetësimit të saj/tyre.
Këto borxhe (dhe ato ndaj shtetit dhe institucioneve të tjera publike), pasojë e një politike dhe një menaxhimi të kaluar, për të cilat askush deri sot nuk dha përgjegjësi, rrezikojnë të përmbytin përpjekjet e jashtëzakonshme që po bëhen për të rimëkëmbur këtë kompani, e cila ka potencial të jashtëzakonshëm njerëzor. Rimëkëmbja dhe ruajtja e Telekomit të Kosovës me një qasje krejtësisht tjetër ndaj pronës publike, ndaj qytetarit dhe konsumatorit dhe vënia jonë në shërbim të publikut/ konsumatorëve 24/7, është në interesin më të mirë publik dhe njëkohësisht një obligim ligjor e moral, e profesional. Një strategji e grupeve të interesit, e formësuar në një kontratë publikisht të dyshuar dhe të denoncuar si korruptive, e kishte degraduar Telekomin e Kosovës Sh.A. nga një kompani që dha rreth 900 milionë tatime për buxhetin e shtetit, në një kompani e cila vitin e kaluar mezi shpëtoi nga kthetrat e përmbaruesve. Por, Telekomi aktualisht po ndërton një proces të baraspeshuar të pagesës së borxheve dhe një proces paralel të rimëkëmbjes së brendshme financiare, organizative, morale e operative si dhe kthimit të ligjshmërisë në kompani.
Vendimi i Arbitrazhit ICC No. 24841, përkundër faktit pozitiv se konstaton që kontrata me Z- mobile konsiderohet e përfunduar me 30 korrik 2019 dhe ka refuzuar shumicën e kërkesave të Z-Mobile, megjithatë nuk është në linjë me pritjet e Telekomit të Kosovës Sh.A. dhe sipas vlerësimeve paraprake nuk është as në përputhje me standardet ligjore të aplikueshme. Përpos që nuk sjell drejtësi për sa i përket raportit tashmë të përfunduar kontraktual me Z-Mobile, ku Telekomi ka arritur të dëshmojë humbje të akumuluara qindra milionëshe, i njëjti nuk është në përputhje me parimet kryesore të drejtësisë dhe përgjegjësisë kontraktore. Si i tillë, vendimi është në esencë i parregullte dhe Telekomi i Kosovës Sh.A. do të vazhdojë të ndjekë rrugët ligjore për të sfiduar vendimin.
Ekspertët tonë ligjor janë duke përgatitur argumentet përmes të cilave do të sfidojnë Vendimin e ICC no. 2481 në gjykatat kompetente.
Të dashur qytetarë, konsumatorë, media,
Për shkak të reduktimeve të mëdha të energjisë elektrike në disa zona të vendit në këto dy tri javët e fundit, një numër i madh i stacioneve tona bazë kanë dalë përkohësisht jashtë funksionit dhe të njëjtat janë kthyer në funksion me një angazhim të jashtëzakonshëm të stafit. Nga kjo ndërprerje nuk pësuan vetëm ato zona me reduktime, sepse shkaktohej ngarkesë edhe në zonat e tjera ku kishte energji dhe për pasojë shërbimet në 3G dhe 4G ishin shpesh tejet të limituara. Pra, ngarkesa shkakton probleme jo vetëm në zonat me reduktime, por edhe në rrjetin qendror, e që si pasojë shkaktohen probleme (ngarkesa) edhe në zona ku mbulueshmëria në atë moment është e mirë.
Përkundër këtyre problemeve, Telekomi i Kosovës po bën maksimumin me të gjitha mjetet që ka për kthimin e shërbimeve aty ku është e mundur, duke reaguar sapo paraqitet problemi. Lidhur me këto probleme, në baza të rregullta 24/7 po punojmë që mungesa e energjisë elektrike të këtë pasoja sa me minimale për shërbimet tona. Këtë aktualisht po e bëjmë përmes gjeneratorëve qe i kemi aktiv në shumicën e BTS-ave (antenave) tona por edhe pajisjeve të tjera, numrin e të cilave po përpiqemi ta shtojmë ose të përdorim në mënyrë më efikase ato ekzistuese.
Gjithashtu, ju sigurojmë se kemi vendosur kontakte me faktorët institucional, të cilët kanë ndikim në menaxhimin e këtyre problemeve, të cilat nuk janë vetëm të Telekomit të Kosovës. Me stabilizim të furnizimit me energji elektrike, shërbimet do të kthehen në normalitet. Lajmërimi i fundit nga KEDS, se nuk do të ketë reduktime, masat që po i merr Qeveria e Kosovës dhe angazhimi i përgjithshëm institucional për normalizim dhe menaxhim të suksesshëm të sfidës energjetike, duket shpresëdhënës dhe ne na mbetet që të gjithë të jemi të përkushtuar e të vëmendshëm në kryerjen e obligimeve tona, të përballojmë bashkërisht këtë sfidë kontinentale e rajonale me pasoja të rënda.
Në ndërkohë, bashkë me lutjen për mirëkuptim dhe me bindjen se të gjithë po kalojmë nëpër të njëjtat vështirësi, për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike, ju ftojmë që bashkërisht të kontribuojmë për një shoqëri dhe ambient ku problemet janë vetëm sfidë për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme.
TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.
Prishtinë, 17.12.2021
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Telekomi i Kosovës sh.a. përshëndet Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KI84/21, edhe përkundër faktit se nuk janë plotësuar të gjitha pritshmëritë e tij.
Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh mendimin se shkeljet e konstatuara nga ana e Gjykatës Kushtetuese, zanafillën e kishin qysh në Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PPP.nr. 1486/19 të datës 06 korrik 2020, të cilat pastaj, u legjitimuan së pari me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit Ac.nr. 3610/20 të datës 08 tetor 2020 dhe pastaj edhe me Aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës CML nr. 12/20 të datës 20 janar 2021.
Prandaj, pasi Gjykata Kushtetuese ka anuluar Aktvendimet e Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Supreme, të cilat i kanë legjitimuar shkeljet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh qëndrimin se edhe Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë PPP.nr. 1486/19 i datës 06 korrik 2020, do të duhej të anulohet.
Pavarësisht kësaj, Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh pritshmëritë që në procedurën e përsëritur, Gjykata e Apelit do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë me profesionalizëm dhe paanësi të gjitha pretendimet ankimore dhe do të marrë një Vendim në përputhje me konstatimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Telekomi i Kosovës sh.a. beson se ky është vetëm fillimi i vendosjes së drejtësisë lidhur me kontratën tashmë famëkeqe me Z-Mobile. Telekomi i Kosovës sh.a. beson fuqishëm dhe është i bindur se organet e drejtësisë do të fillojnë ta hulumtojnë prej fillimit këtë kontratë, e cila i ka shkaktuar dëme qindra milionëshe Telekomit. Gjithashtu, shpresojmë që vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese të jetë një moment i ri dhe një shtysë e re për institucionet tona të drejtësisë, që Telekomit të Kosovës sh.a. përmes një procesi të ardhshëm gjyqësor, t’i kompensohet dëmi i shkaktuar ndër vite nga kontrata me Z-Mobile.
Me qëllim të ofrimit të shërbimeve të avancuara për konsumatorët tanë, Telekomi i Kosovës fton kompanitë e interesuara që të bëhen pjesë e partneritetit për ofrimin e përmbajtjes (filma, seriale, programe dokumentare, programe sportive etj.) në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Telekomi i Kosovës synon që t’ju ofrojë kushte të barabarta të bashkëpunimit të gjithë operatorëve ekonomik serioz dhe të interesuar, me qëllim që t’ju ofrojmë konsumatorëve përvojën më të mirë nga ky bashkëpunim.
Në funksion të realizimit të këtij bashkëpunimi, Telekomi i Kosovës fton kompanitë e interesuara t’i ofrojnë produktet e tyre. Këto produkte do të precizohen pas propozimeve tuaja dhe pas takimeve të drejtpërdrejta me ju. Ky është një proces i hapur dhe fillon një ditë pas publikimit të këtij njoftimi dhe vijon me lidhjen e marrëveshjeve të veçanta.
Për të qenë pjesë e këtij partneriteti, fillimisht operatorët ekonomik/palët duhet:
- Të kenë përvojë në këtë fushë së paku tri vite. Si dëshmi mund të përdoret Certifikata e Regjistrimit te Biznesit dhe Informatat e Biznesit;
- Të kenë qarkullim vjetor në dy vitet e fundit fiskale (total të deklaruara) afërsisht ose mbi 1,000,000 €. Kjo kërkesë mund të plotësohet nga Operatori Ekonomik vetëm apo në konzorcium. Si dëshmi mund të përdoret gjendja e tatimpaguesit e lëshuar nga autoriteti tatimor, ose Raporti i Auditimit të Pasqyrave Financiare;
- Të dorëzojnë propozimet e veta, lidhur me idetë qe kanë për bashkëpunim.
Të gjitha kërkesat tuaja për të qenë pjesë e këtij partneriteti, së bashku me idetë dhe propozimet (modalitetet) e bashkëpunimit ju lutemi t’i dërgoni përmes postës elektronike në e-mail adresën content@kosovotelecom.com
Prishtinë, 01.10.2021
NJOFTIM
Telekomi i Kosovës Sh.A njofton të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për poziten Ekspert Ligjor (2 ekzekutues) për anulimin e konkursit të publikuar në shtypin ditor me datë.13.05.2021 i mbyllur me datë 27.05.2021, sepse së paku tre kandidatë nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara me konkurs.
I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe ju njoftojmë se konkursi publike do të përsëritet.
OBAVEŠTENJE
Telekom Kosova a.d. obaveštava sve kandidate koji su se prijavili na konkursu za položaj pravnog strućnjaka (2 izvršioca), da se konkurs, raspisan i objavljen na dnevnoj štampi od 13.05.2021. g. a zakjućen 27.05.2021. godine, poništava jer je bilo potrebno da najmanje tri prijavljenih kandidata ispune uslove predviđene ovim konkursem, što se u ovom slučaju nije desilo.
Zahvaljujemo sve kandidate koji su se prijavili na konkursu za njihovo interesovanje da budu deo TK a.d. uz obaveštenje da će se ovaj javni konkurs ponovno objaviti.
Me datë 10 shkurt 2021, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka shpallur dëgjimin publik https://kodeproject.org/wp-content/uploads/2021/02/Second-Public-Consultation-for-Unconnected-Towers_SQ.docx.pdf për lidhjen e Pirgjeve (BTS-ve) me fiber optik. Dëgjimi publik ka zgjatur deri me 18 shkurt 2021. Ky ka qenë edhe parakushti i fundit dhe më pas Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, procedon me hapjen “Thirrje për Aplikim sipas skemës së GRANTE-ve për Financimin e Infrastrukturës Dixhitale”.
Telekomi i Kosovës SH.A., shpreh interesin e tij për të aplikuar në “Thirrje për Aplikim sipas skemës së granteve për Financimin e Infrastrukturës Dixhitale”, e cila pritet të publikohet së shpejti nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, si njëra nga komponentët e Projektit të Ekonomisë Dixhitale të Kosovës (KODE). Për të aplikuar në skemën e granteve të lartcekura, Telekomi i Kosovës SH.A. ka nevojë për bashkëpunëtorë, të cilët do të ishin në gjendje të ofrojnë kryerjen e disa punimeve/furnizimeve/shërbimeve, që nuk mund të realizohen nga vet Telekomi.
Projekti KODE financohet nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), dhe informata më të detajuara për projektin mund të gjenden në https://kodeproject.org
Telekomi i Kosovës SH.A. në cilësinë e Aplikuesit për GRANT, përmes këtij publikimi, fton të gjithë bashkëpunëtorët potencial për bashkëpunim të mundshëm, të cilët do të jenë në cilësinë e nënkontraktorit.
Për t`u bërë bashkëpunëtorë potencial te Telekomit, operatorët ekonomik fillimisht duhet të plotësojnë disa kushte, si në vijim:
- Duhet të dorëzojnë Certifikatën e Regjistrimit te Biznesit (Kopje).
- Të dorëzojnë listën e referencave për punët/furnizimet apo shërbimet e kryera në fushën e telekomunikacionit me theks në ndërtimin e rrjetave optike.
- Listën e personelit në dispozicion për realizim të projektit.
- Vërtetimin e Administratës Tatimore, që nuk është në vonese të pagesës së tatimeve
- Certifikatën nga Gjykata Themelore, që nuk është në procedure të falimentimit dhe likuidimit.
Përzgjedhja e bashkëpunëtorëve potencial do të bëhet duke pasur parasysh plotësimin e kërkesave të mësipërme si dhe seriozitetin e kompanisë që aplikon, ku përparësi do të kenë kompanitë të cilat kanë punuar në fushën e Telekomunikacionit në të kaluarën.
Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen përmes e-mail adresës: KODE@kosovotelecom.com, ndërsa për pyetje apo sqarime eventuale mund të drejtoheni gjithashtu në e-mail adresën KODE@kosovotelecom.com
Afati i fundit për dorëzim të aplikacioneve është data: 11 mars 2021, në ora 24:00.
Vetëm operatorët ekonomik që i plotësojnë kushtet dhe konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për të diskutuar lidhur me mundësitë e ftesës për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Telekomin e Kosovës në këtë projekt, respektivisht aplikimi në skemën e GRANTE-ve sipas thirrjes së lartcekur.
SHPREHJE INTERESI
Telekomi i Kosove Sh.a., shpreh interesin e saj për të marr pjese në “Thirrje për Aplikim sipas skemës së garantëve për Financimin e Infrastrukturës Dixhitale”, të publikuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit me datë 25 gusht 2020, si njëra nga komponentët e Projektit të Ekonomisë Dixhitale të Kosovës (KODE). Për të realizuar pjesëmarrjen në skemën e garantëve të lartcekur, TK SH.A ka nevoje për partner ose nënkontraktor, të cilët do ishin në gjendje të ofronin kryerjen e disa punimeve/furnizimeve/shërbimeve që nuk mund të realizoheshin nga TK Sh.A.
Projekti KODE financohet nga Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), dhe informata me të detajuara për projektin mund të gjenden në https://kodeproject.org
Telekomi i Kosovës sh.a në cilësinë e operatorit ekonomik, përmes këtij publikimi fton të gjithë operatoret ekonomik potencial për bashkëpunim të mundshëm që do kenë cilësinë e nënkontraktonit.
Për tu bërë partner i Telekomit, operatoret ekonomik fillimisht duhet të plotësojnë disa kushte, si:
- Duhet të dorëzojnë Certifikatën e Regjistrimit te Biznesit (Kopje)
- Te dorëzojnë listën e referencave për punët/furnizimet apo shërbimet e kryera ne fushën e telekomunikacionit me theks në ndërtime e rrjetave optike.
- Listën e personelit në dispozicion për realizim të projektit.
- Vërtetimin e Administratës Tatimore, që nuk është në vonese të pagesës se tatimeve
- Certifikatën nga Gjykata Themelore, që nuk është në procedure të falimentimit dhe likuidimit.
Përzgjedhja e nënkontraktorëve do të bëhet duke pas parasysh plotësimin e kërkesave të mësipërme, si dhe seriozitetin e kompanisë që aplikon, ku përparësi do kenë kompanitë të cilat kane punuar për Telekomin në të kaluarën.
Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen përmes e-mail adresës në vijim: KODE@kosovotelecom.com, ndërsa për pyetje apo sqarime eventuale mundë të drejtoheni gjithashtu në KODE@kosovotelecom.com
Afati i fundit për dorëzim te aplikacioneve është data; 07.09.2020, në ora 24:00.
Vetëm aplikantët që i plotësojnë kushtet dhe konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për diskutuar lidhur me mundësitë e ftesës për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Telekomin e Kosovës në këtë projekt.
Telekomi i Kosovës SH.A.
U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Zeqir Kiqina
Prishtinë 02 Shtator 2020
NJOFTIM
Telekomi i Kosovës Sh.A njofton se Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve në kuadër të kompetencave të veta, me datë 28.07.2020, ka marrë vendim për anulimin e konkursit për pozitat: Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit, i publikuar në shtypin ditor me datë: 15.07.2020.
Ky vendim është marrë pasi Bordi është njoftuar nga Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në kuadër të MEA së Qeveria e Republikës së Kosovës ka lidhur Memorandum Bashkëpunimi me Ambasadën Britanike për asistencë që nga fillimi i procesit, lidhur me përzgjedhjen e pozitave të larta.
I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe i lusim që të shohin web faqen e kompanisë për konkurset publike, në të ardhmen.
OBAVEŠTENJE
Telekom Kosova d.d. obaveštava da je Privremeni Bord Direktora, u okviru svojih ovlašćenja doneo odluku o poništenju konkursa za radna mjesta: Izvršni direktor i Glavni službenik za finansije i trezor, objavljen u dnevnoj štampi dana 15.07.2020.
Ova odluka je doneta posle informisanja Borda od strane jedinice za Nadzor Javnih Preduzeća, u okviru MEŽS o potpisivanju Memoranduma o Saradnji, sa ambasadom Ujedinjenog Kraljevstva, o njihovom ućestvovanju u proces regrutovanja viših rukovodećih pozicija .
Zahvaljujemo svim kandidatima na iskazanom interesovanju da budu deo TK d.d. i upućujemo ih da i ubuduće posjete web stranicu kompanije, da bi mogli da prate naše buduće javne konkurse.
TELEKOMIN E KOSOVËS MUND TA SHPËTOJË VETËM PROKURORIA E SHTETIT DHE QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Me një vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës. 6.07.2020 u refuzua prapësimi i debitorit Telekomi i Kosovës dhe u kalua në fuqi te përmbaruesi privat urdhri përmbarimor për shumën e obligimit financiar prej rreth 24.6 Milionë Euro.
Me këtë vendim të procedurës së përshpejtuar përmbarimore, të pa peshuar dhe vlerësuar sa duhet, Telekomi i Kosovës po kërcënohet me falimentim. Edhe pse ekzistojnë mundësi ankimimi në Gjykatën e Apelit, e njëjta nuk e prolongon medoemos ekzekutimin e urdhrit përmbarimor.
Kompania Dardafon.net u themelua në Nëntor 2008 dhe vetëm dy muaj më pas, më 16 janar 2009, nënshkruan me Telekomin e Kosovës (atëherë PTK) marrëveshjen e mbështetjes së operatorit të rrjetit mobil virtual. Z-Mobile duke shfrytëzuar ndër vite rrjetin e PTK, duke marrë favore në ndarjen e të hyrave në raportin 73%:27%, duke shitur produktet e Telekomit të Kosovës nën çmim, ka konkurruar në mënyrë jo të rregullt jo vetëm PTK-në por edhe operatorët e tjerë. Qoftë për shkak të kushteve të pafavorshme në kontratë, qoftë për shkak të kamatave enorme, borxheve të fryra e të paqena, të krijuara përmes një procesi krejtësisht të dyshimtë e të mjegullt, të cilin duhet hetuar me kujdes, Telekomi i Kosovës u soll në një situatë kur një kompani virtuale e cila operoi me paratë e Telekomit të Kosovës tani po pretendon ta falimentojë atë. Nga raportet e hartuara të ekspertëve të brendshëm të kompanisë si dhe të atyre të jashtëm është bërë vlerësimi që humbjet reale të Telekomit të Kosovës, nga kjo kontratë dalin të jenë qindra milionëshe.
Pasojat e këtij përmbarimi të përshpejtuar, përveç se do të jenë të karakterit social dhe ekonomik, do të jenë edhe të karakterit politik, nacional dhe legal, pasi që e gjithë kjo rrezikon të shpërthejë si afera më e madhe korruptive në gjithë historinë e Republikës së Kosovës. Tashmë, pengimi i “gëlltitjes” së Telekomit të Kosovës, varet nga ndërhyrja e shtetit për të ndalur dhe anuluar përmbylljen e suksesshme të këtij procesi të dyshuar publikisht si korruptiv. Ky proces kishte filluar dhe ishte realizuar me vullnetin e individëve influencues politik dhe të bordeve politike të PTK/Telekomit të Kosovës që synonin zhvlerësimin e Telekomit të Kosovës dhe shitjen e tij me çdo kusht, apo përfitimin nëpërmjet të aksioneve të korporatës.
E vetmja forcë e cila ende mundet dhe duhet të merret me ruajtjen e Telekomit të Kosovës si aset nacional ka mbetur Qeveria e vendit, e cila e ka për obligim ligjor e kushtetues që të kontestojë gjithë procesin e grabitjes së Telekomit të Kosovës dhe si përfundim të anuloj atë, duke ia kthyer publikut atë që i takon.
Rrjedhimisht fati i kompanisë dikur më të suksesshme në vend e në rajon, e cila aksionarit i dha dividendë qindra milionëshe, tani është në dorën e Prokurorisë së shtetit dhe të Qeverisë së Kosovës.
Prandaj, ftojmë Prokurorinë e Shtetit të ndërmarrë hapat dhe veprimet emergjente për të ndaluar procesin e shkatërrimit të qëllimshëm të këtij aseti nacional, që prek edhe në themelet e sigurisë së vendit. Vazhdimësia e ofrimit të shërbimeve për institucionet e shtetit dhe publikun, zinxhiri funksional ekonomik në relacion me bizneset kontraktuese dhe siguria e mirëqenies së punëtorëve është obligim kushtetues dhe duhet të mbrohet nga drejtësia e shtetit e jo të cenohet dhe lihet në mëshirën e oligarkëve.
Disa kallëzime penale të cilat Telekomi i Kosovës i ka iniciuar në prokurori, indikojnë prova të mjaftueshme se kontrata e vitit 2009 (dhe veprimet para nënshkrimit te saj) me Dardafon.net përmbajnë elemente të veprës penale, të cilat duhet të ndiqen sipas detyrës zyrtare. Ekzekutimi i këtij përmbarimi duhet të prolongohet derisa të përfundojnë të gjitha proceset legale të iniciuara nga Telekomi i Kosovës e që ndërlidhen me raportin komercial të TK me Dardafon.net. Korporata është duke e rishqyrtuar mundësinë e ligjshmërisë së vendimeve duke e ngritur ne vëmendje të prokurorit çështjen në fjalë.
Telekomi i Kosovës ka kapacitete njerëzore, profesionale dhe ka vullnet të fuqishëm për të shërbyer konsumatorët e vet dhe për të krijuar sërish dividendë të fuqishme për aksionarin. Edhe sot, përkundrejt të gjitha destruksioneve në drejtim të saj, mbetet ofruesi më i besueshëm dhe më i preferuar i qytetarëve të Republikës së Kosovës, prandaj meriton të mbrohet, të konsolidohet dhe të fuqizohet.
Drejtuesit dhe punonjësit e Telekomit të Kosovës, edhe më tutje mbesin në besim se Qeveria e Republikës së Kosovës, Prokuroria e Shtetit dhe institucionet e tjera shtetërore nuk do të lejojnë që të ndodhë falimentimi i kësaj kompanie. Bëjmë thirrje publike që në procesin e konsolidimit dhe ristrukturimit të kemi mbështetjen e plotë dhe ndihmën e pakursyer të aksionarit dhe institucioneve relevante të shtetit.
NJOFTIM
Telekomi i Kosovës Sh.A njofton të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitat: Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit, për anulimin e konkursit të publikuar në shtypin ditor me datë.15.05.2020 i mbyllur me datë 13.06.2020, sepse nuk ka numer te mjaftueshëm të kandidatëve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me Konkurs.
I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni web faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen.
OBAVEŠTENJE
Telekom Kosova d.d. obaveštava sve kandidte koji su se prijavili na položaje: Izvršni Direktor i Glavni Finansijski Direktor, da je konkurs objavljen u dnevnoj štampi dana 15.05.2020., poništen zbog nedovoljnog broja kandidata koji ispunjavaju uslove određene konkursom.
Zahvaljujuemo svim kandidatima koji su izrazili interesovanje da budu deo TK d.d., i upućujemo vas da pratite web stranicu kompanije za buduće javne konkurse.
I sigurojmë konsumatorët tanë se nuk ka përgjime nga ana e Telekomit të Kosovës dhe as qasje të paautorizuar në rrjetin tonë.
Pas deklaratave joprofesionale dhe të pambështetura në fakte të zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilat e dëmtojnë pa të drejtë reputacionin e Telekomit të Kosovës sh.a., e ndiejmë të nevojshme të sqarojmë opinionin me sa vijon:
– Telekomi i Kosovës sikurse edhe operatorët e tjerë të Telekomunikacionit në Kosovë nuk posedojnë “dhoma të përgjimeve” me të cilat po spekulohet në opinion.
– Objekti ku është e vendosur drejtoria dhe administrata jonë kryesore, aktualisht nuk është pronë e Telekomit të Kosovës sh.a. por e Postës së Kosovës.
– Në kuadër të kësaj ndërtese ekzistojnë hapësira të cilat nuk i menaxhon Telekomi i Kosovës sh.a. dhe një ndër to është edhe një hapësirë e cila menaxhohet nga Kryeprokurori i Shtetit.
– Kjo hapësirë apo “ dhoma e përgjimeve” si është e njohur nëpër media, funksionon në bazë të ligjit 05/L-030 dhe me një Vendim të Kryeprokurorit të Shtetit. Të gjitha këto janë të bazuara në Standardet Ndërkombëtare të sigurisë.
– Hapësira të tilla ekzistojnë tek të gjithë operatorët në Evropë, duke i përfshirë këtu edhe operatorët në Kosovë.
– Në këtë hapësirë, e cila menaxhohet nga Kryeprokurori i Shtetit, nuk ka pasur qasje asnjëherë dhe në asnjë rast nga ndonjë i punësuar i Telekomit të Kosovës sh.a. pa autorizim dhe pa praninë e përgjegjësve nga Prokuroria e Shtetit.
– Hapësira në fjalë është e monitoruar përmes kamerave të cilat menaxhohen nga Kryeprokurori i Shtetit.
– Pas verifikimit nga personat kompetent, përreth hapësirës në fjalë nuk është gjetur asnjë shenjë apo element i dyshimtë për qasje me forcë apo qasje të pa autorizuar.
Deklaratat e pa verifikuara, të pasakta, apo të papërgjegjshme mund të e dëmtojnë biznesin dhe imazhin e Telekomit të Kosovës sh.a. Kemi frikë se kjo mund të keqkuptohet si favorizim i konkurrencës apo dëmtim i qëllimshëm i reputacionit të Telekomit te Kosovës sh.a.
Bordi i Drejtorëve,
Telekomi i Kosovës Sh.A.
Lënda: Komunikatë për Media, Padia e Arbitrazhit nga Dardafon.net (Z-Mobile) dhe Telekomi i Kosovës
Me datë 01 Nëntor 2019, Telekomi i Kosovës ka pranuar nga ana e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë – International Chamber of Commerce (ICC), Njoftimit se Dardafon.net (Z-Mobile) ka paraqitur Padi kundër Telekomit të Kosovës, kjo në lidhje me mos-vazhdimin e Marrëveshjes për Operatorin Mobil Virtual (MVNO) të vitit 2009 (Marrëveshja me MVNO).
Nga njoftimi i pranuar nga ICC sqarohet se Dardafon.net ka kërkuar që të lëshohet një Masë e Sigurisë në atë mënyrë që të vazhdohet marrëveshja me MVNO dhe të vazhdohet ofrimi i Shërbimeve për klientët e Z-Mobile, dhe që Telekomi i Kosovës të paguaj dëmshpërblim.
Bordi i Telekomit ka mbajtur një mbledhje urgjente sot me datë 02 Nëntor 2019, kjo së bashku me Menaxhmentin, ku janë adresuar hapat e ardhshëm të përgjigjes në Padi dhe procedurën.
Bordi i Drejtorëve siguron aksionarin, sindikatën, dhe publikun që të gjitha veprimet e ndërmarra në lidhje me mos-vazhdimin e afatit të validitetit të MSA-së me Z-Mobile janë marrë në tërësi: a) Në pajtim me ligjin e aplikueshëm, dhe b) në pajtim me të dhënat financiare dhe ekspertizat teknike nderkombetare qe kane sygjeruar te mos vazhdohet kjo kontrate.
Faktor kyq në Vendimin e Bordit të Drejtorëve për mos-vazhdimin Marrëveshjes së MSA-së me kushte të njejta ka qenë Raporti i Ekspertëve Financiar dhe Teknik ndërkombëtar, të cilët kanë kuantifikuar dëme dhjetëra milionëshe në baza vjetore nga Kontrata me Z-Mobile. Gjithashtu, Bordi i Drejtorëve është bazuar edhe në opinionin e ekspertëve ligjor për mundësinë e mos-vazhdimit të Kontratës.
Mbi këto rrethana, ka qenë e qartë se Vendimi për të mos-vazhduar Kontratën me Z Mobile është bërë në të mirën e Telekomit dhe të qytetarëve. Në këtë drejtim, Bordi i Drejtorëve do të angazhohet që edhe përfaqësimi në arbitrazh të jetë profesional dhe që të dëshmohen dëmet e shkaktuara nga Z – Mobile.
SHPREHJE INTERESI PËR PARTNERITET
Me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për konsumatorët Telekomi i Kosovës Sh.A., ftojmë kompanitë e interesuara që të bëhen pjesë e partneritetit kryesisht në instalim dhe shpërndarjen shërbimeve broad band (Internet Fiks) në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Bazuar në gjendjen aktuale të Telekomit të Kosovës Sh.A, limitimet/kufizimet financiare, ne presim çdo ide, propozim nga kushdo, krejt kjo për të ndihmuar dhe ofruar zgjidhje për tejkalimin – zbutjen e gjendjes aktuale.
Telekomi i Kosovës Sh.A synon që t’ju ofrojë kushte të barabarta të bashkëpunimit të gjithë operatorëve ekonomik serioz dhe të interesuar që të ofrojnë konsumatorëve përvojën më të mirë nga ky bashkëpunim. Synimi i partneritetit është përfitimi i tri palësh të përfshira në process; Telekomi i Kosovës, Konsumatori dhe Partneri.
Në funksion të realizimit të këtij bashkëpunimi, Telekomi i Kosovës Sh.A tashmë ka përcaktuar si strategji partneritetin e mundshëm, por që këto ide, propozime do të duhet të precizohen pas propozimeve tuaja dhe pas takimeve të drejtpërdrejta. Ky është një proces i hapur dhe fillon një ditë pas publikimit të këtij njoftimi dhe vijon me lidhjen e marrëveshjeve të mes palëve.
Për të qenë pjesë e këtij partneriteti, fillimisht operatorët ekonomik/palët duhet:
⦁ Përshkrimi i fushëveprimtarisë së kompanisë, i cili duhet të jetë shitës i pajisjeve elektronike, telekomunikuese ose mediale, ISP në ndonjë lokacion, përvojë në fushën e instalimeve apo edhe KNOË HOË nga të tjerët, të ngjashme..
⦁ Certifikata e Regjistrimit të Biznesit (kopje) dhe Informatat e biznesit.
⦁ Të kenë qarkullim vjetor në dy vitet e fundit fiskale (total të deklaruara) afërsisht ose mbi 1,000,000 Euro. Kjo kërkesë mund të plotësohet nga Operatori Ekonomik vetëm apo në konzorcium. Si dëshmi mund të përdoren Gjendja e tatimpaguesit e lëshuar nga autoriteti tatimor, ose Raporti i Auditimit të Pasqyrave Financiare.
⦁ Të dorëzojnë propozimet e veta, lidhur me idetë qe kanë për bashkëpunim.
Të gjitha kërkesat tuaja për të qenë pjesë e këtij partneriteti, së bashku me idetë dhe propozimet (modalitetet) e bashkëpunimit ju lutemi t’i dërgoni përmes postës elektronike në email adresën broadband_b2b@kosovotelcom.com
Prishtinë, 07 Tetor 2019
Nr. 01-4001/19 i dt. 12.07.2019,
Njoftohen të gjithë kandidatet se anulohet konkursi për arsye objektive për pozitat: Zyrtar i Marketingut (15) ekzekutues, Teknik (15) ekzekutues, i shpallur me dt 13.07.2019 me nr. 01-4001/19.
I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni web faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen.
Prishtinë, 24 korrik 2019
Br. 01-4001/19 i dt. 12.07.2019,
Obaveštavaju se svi kandidati, da se konkurs poništava zbog objektivnih razloga, za položaje: službenik za marketing, (15) izvršilaca, tehničar, (15) izvršilaca, koji je raspisan 13.07.2019.g. br. 01-4001/19.
Zahvaljujemo sve kandidate koji su se prijavili na konkursu, za njihovo interesovanje da budu deo TK a.d. i ujedno ih molimo da i ubuduće, prate ueb stranicu Kompanije za javne konkurse.
Priština, 24. juli 2019.g.
Konkurs për vend pune
Afati per aplikim: 13.08.2020 ora 16:00
1. Kryeshef Ekzekutiv anuluar
2. Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit anuluar
Afati per aplikim: 25.01.2020 ora 16:00
1. Ekspert i Sigurisë së Rrjetit dhe Platformave të Telekomit të Kosovës (1 – ekzekutues)
Data e hapjes: 13.07.2019
Afati per aplikim: 27.07.2019 ora 16:00
1.Zyrtar i marketingut (15- ekzekutues) anuluar
2.Teknik (15-ekzekutues) anuluar
Data e hapjes: 10.07.2019
Afati per aplikim: 24.07.2019 ora 16:00
1. Zyrtar i Financave (3- ekzekutues)
THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT
Telekomi i Kosovës sh.a., lajmëron të gjithë të interesuarit se për nevoja të kompanisë është domosdoshëm angazhimi i punëtorëve për Punë dhe Detyra Specifike përkatësisht për pozitën teknik/e.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
– Duhet të kenë të kryer së paku nivelin e mesëm shkollor,
– Të kenë të paktën 1 vit pervojë pune për fushën përkatëse për të cilën aplikon.
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
– Një CV të përditësuar
– Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës
Aplikimin mund ta bëni duke dorëzuar një kopje fizike të dokumentacionit CV-të në zyrën nr. 603, ndërtesa e Telekomit te Kosovës sh,a. kati VI, Prishtinë.
Aplikimi bëhet jo më larg se 19.07.2019.
Të gjitha aplikacionet /CV- të e pranuara do të vlerësohen dhe kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara përmes kësaj thirrje publike do të ftohen për të qenë pjesë e Telekomit të Kosovës.
11.07.2019
Sot, Drejtori ekzekutiv, Bedri Istrefi, ka filluar javën me gratë e punësuara në Telekom në sektorin e Mbështetjes Teknike, me ç’rast ka shkruar në rrjetin social se “gratë në TK prijnë me besim për rikthimin e Telekomit të Kosovës në asetin më të rëndësishëm nacional në gjenerimin e të hyrave”.
Z. Istrefi ka theksuar po ashtu se, Ne bashkë mundemi.
Ja postimi i plotë i Z. Istrefi në Facebook:
“Javën e punës e fillova me koleget e Sektorit të Mbështetjes Teknike.
Gratë në çdo sektor të TK, kanë dëshmuar reflektimin e parë ndaj përgjegjësisë së shtuar dhe angazhimit në kryerjen e përgjegjësive profesionale.
Gratë në TK prijnë me besim për rikthimin e Telekomit të Kosovës në asetin më të rëndësishëm nacional në gjenerimin e të hyrave. Ne së bashku mundemi!”
Telekomi i Kosovës sot ka lansuar ueb faqen e re, përmes së cilës, të gjithë konsumatorët dhe qytetarët e interesuar, do të kenë edhe një mundësi shtesë për t’u informuar rreth ofertave dhe produkteve tona, si dhe veprimtarisë biznesore të kompanisë sonë.
Telekomi i Kosovës tash e një kohë të gjatë ka pasur ueb faqe të disponueshme për konsumatorët e vet, porse, ueb faqja e re që është në adresën https://kosovotelecom.com/ është përgatitur dhe përshtatur në mënyrën më adekuate, që të jetë lehtësisht e qasshme për t’u përdorur nga konsumatorët dhe të gjithë qytetarët e interesuar.
Konsumatorët mund të gjejnë të gjitha informatat lidhur me shërbimet dhe produktet tona, që ofrohen në tri gjuhë: gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.
Ueb faqja e re e Telekomit të Kosovës do të pasurohet me njoftimet më të fundit dhe do të jetë e qasshme për të gjithë, kudo dhe në çdo kohë.
Me qëllim të organizimit të shpalljes publike për kompanitë e interesuara për bashkëpunim, si dhe përcaktimin e kritereve për këtë veprimtari të shitjes së borxheve të këqija, Telekomi i Kosovës, iu bën ftesë publikekompanive të interesuara që të shprehin interesin e tyre për blerjen e borxheve të këqija ndaj Telekomit të Kosovës Sh.A.
Telekomi i Kosovës synon që përmes një procesi transparent t’ju ofrojë kushte të barabarta të ofertimit kompanive të specializuara dhe të interesuara ndërlidhur me blerjen e borxheve ndaj TK-së.
Në funksion të realizimit të këtij bashkëpunimi, Telekomi i Kosovës fton kompanitë e specializuara,të ofrojnë dhe propozojnë modelet në blerjen e borxheve të këqija (me te vjetra se një vit) duke përfshirë procedurat, aktivitetet karakteristikat e bashkëpunimit deri në lidhjen e një marrëveshje të mundshme. Ky është një proces i hapur dhe fillon një ditë pas publikimit të këtij njoftimi dhe vijon me lidhjen e marrëveshjeve të veçanta.
Për të qenë pjesë e këtij partneriteti, fillimisht operatorët ekonomik/palët duhet:
Të jenë kompani të cilat ofrojnë veprimtari në fushën e shëbimeve financiare, përkatësisht në fushën e grumbullit të borxheve dhe blerjen e borxheve të këqija, apo të ngjajshme nga fusha e borxheve të këqija. Dëshmi mund te përdoret Certifikata e Regjistrimit te Biznesit dhe Informatat e biznesit. Kompanitë mund të jenë vendore dhe ndërkombëtare, kompanitë ndërkombëtare duhet të jenë të regjistruara në Republikën e Kosovës.
Të kenë qarkullim vjetor në 3 vitet e fundit fiskale (total të deklaruara) afërsisht ose mbi 5 milion Euro ose dhe të ketë së paku 5 marrëveshje të natyrës së ngjajshme të realizuara me kompani të ndryshme. Kjo kërkesë mund të plotësohet nga Operatori Ekonomik vetëm apo në konzorcium. Si dëshmi mund të përdoren Gjendja e tatimpaguesit e lëshuar nga autoriteti tatimor, ose Raporti i Pasqyrave Financiare të audituara.
Të dorëzojnë historikun e kompanisë, propozimet e veta, lidhur me idetë qe kanë për bashkëpunim në veprimtarinë e blerjes së borxheve të këqija.
Të gjitha kërkesat tuaja për të qenë pjesë e këtij partneriteti, së bashku me dëshmitë e kritereve për palët e interesuara, ju lutemi t’i dërgoni përmes postës elektronike në email adresën vijuese: bdebt@kosovotelecom.com
Afati i fundit për dorëzimin e shprehjes së interesit është deri me datën 04.04.2019
nr. 05-4877/18 i dt 13.11.2018
Njoftohen të gjithë kandidatët se anulohet konkursi për pozitën: Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës i shpallur me dt 13.11.2018 me nr 05-4877/18, i publikuar në shtypin ditor me dt. 14.11.2018, pasi që nuk kishte kandidatë të mjaftueshëm për mbajtje te intervistës.
Prishtinë, 31 dhjetor 2018
nr. 01-1515/18 të dt.23.04.2018
Njoftohen të gjithë kandidatet që kanë aplikuar për pozitën “Zyrtar i Auditimit te Brendshëm (1 ekzekutues)” të dt. 23.04.2018 se konkursi është anuluar.
Ju falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit.
Prishtinë, 27Korrik2018

Telekomi i Kosovës promovoi produktin e jashtëzakonshëm, modelin e një burse online apo platforme, e cila do t’i mbajë prodhuesit bujqësor, fermerët, grumbulluesit, ambalazhuesit përmes një aplikacioni, gjithnjë me informata më të fundit dhe të nevojshme për të gjitha katgoritë. Aplikacioni do të shtrihet në Shqipëri, Maqedoni, me synimin për të bërë konkret tregun real prej 7 milionë shqiptarëve.
Një fermer apo një prodhues bujqësor, nuk do të ketë nevojë më të bredhë apo të pres korridoreve të ministrive dhe organizatave të ndryshme, për të marrë informacione për grantet, donacionet dhe ndihmat tjera që jepen nga Qeveria e Kosovës apo Komisioni Europian dhe Banka Botërore.
Të gjitha këto informata, së bashku me të gjitha llojet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, të gjitha pikat grumbulluese, të gjitha llojet e ambalazheve dhe produkteve tjera në funksion të bujqësisë, do t’i ketë në telefonin e tij.
Mjafton një numër i Valës dhe shkarkimi i aplikacionit, i cili 6 muajt e parë do të jetë falas, ndërsa më vonë, do të jetë i disponueshëm kundrejt një shumë simbolike.
Aplikacioni i promovuar sot nga Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, me Shoqatën e Fermerëve të Kosovës, në ambientet e Fermës & Qumështores “Eurolona” në Miradi të Epërme, do të shtrihet edhe në Shqipëri dhe Maqedoni, për të bërë konkret tregun mbarëshqiptar dhe pse jo edhe më gjërë, pasi shitja e produkteve bujqësore nga fermerët e Kosovës dhe Shqipërisë është kthyer në një nevojë esenciale.
“Kemi ardhur sot ta promovojmë bursën apo platformnën agroindustriale, një lloj aplikacioni apo ta quajmë bursë elektronike, e cila paraqet revulucion për Telekomin e Kosovës. Paramedojeni prodhuesit bujqësor, qumështoret, fermerët, dhe prodhuesit tjerë në vend, do të kenë informacion në kohë reale për grantet, donacionet, projeket dhe lehtësirat tjera për informim në lidhje me këtë biznese. Gjitthashtu do kenë informacion për çdo produkt bujqësor, pemë, perime, vreshtari, pemëtari, bletari, ambalazhime, pika grumbulluese dhe sasinë e tyre. Padyshim se është një gjë që s’ka ekzistuar më parë dhe nuk gjendet ende në rajon”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Sipas tij, ky produkt paraqet revulucoion të njëjtë me atë që ndodhi me telekomunikimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, i cili nga 80 cent për minutë, ka rënë në 10 cent. Gjithashtu, një javë në Shqipëri mund të kalohet me më pak se 5 euro, duke përdorur internetin e shpejtë të pakos ALB 2, ndërkohë që numri nuk ka nevojë të ndërrohet.
“Kjo bursë online apo platformë do të sjellë një revulucion të tillë fillimisht në sektorin e bujqësisë në vendin tonë dhe brenda pak kohësh edhe në gjithë tregjet shqiptare”, deklaroi Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Milazim Berisha, pronar i Fermës & Qumështores “Eurolona”, bëri të ditur se aplikacioni që ka krijuar Vala është i jazhtëzakonshëm, sepse ndihmon jo vetëm qumështarët, por të gjithë fermerët e këtij sektori që të kenë infomata në kohë reale.
“Është një ndihmë e madhe për të gjithë bujqit dhe fermerët e Kosovës, për faktin se lehtëson shumë komunikimin tonë reciprok dhe marrjen e informacioneve të shpejta, të sakta dhe të nevojshme”, pohoi Berisha.
Kjo platformë e cila është një inovacion jo vetëm për tregun e Kosovos, por edhe të rajonit dhe më gjërë, do të jetë një kontribues i pamohueshëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të agrobiznesit, zhvillim ky që do të manifestohet me zhvillimin ekonomik të vendit.
Arritja me lehtësi dhe në kohë reale te qasja dhe shkëmbimi i informacioneve është njëra ndër sfidat më të mëdha të kohës, për të bërit biznes, ndërsa përmes platformës “BUJKU”, do të eleminohen të gjitha vështirësitë e qasjes në informacione dhe komunikim të shpejtë në gjithë sektorin bujqësor dhe jo vetëm.
nr. 01-1177/16 të dt. 25.03.2016
Njoftohen të gjithë kandidatet që kanë aplikuar në konkursin publik nr. 01-1177/16 të dt. 25.03.2016, se konkursi në fjalë për arsye objektive është anuluar. Ju falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK SH.A., dhe luteni që të shikoni web faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen. Në të njëjtën kohë ju kërkojmë falje për vendimin e marr që të anulojmë konkursin publik.
Prishtinë, 6 maj 2016

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa dhe Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj sot e nënshkruan kontratën kolektive.
Kontrata kolektive ka rëndësi të veçantë për Telekomin e Kosovës, pasi që krijon përgjegjësi më të madhe në mesin e punonjësve, zhvillon ndjenjën e respektit dhe përgjegjësisë, nxitë ndjenjën e sigurisë, ngrit moralin dhe produktivitetin e tyre si dhe ndihmon në zgjidhjen e drejtë të mosmarrëveshjeve të mundshme.
Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa theksoi se nënshkrimi i kësaj kontrate përmbyllë një proces të nisur që nga viti 2010.
“Kjo kontratë qartëson dhe plotëson marrëdhëniet korrekte mes menaxhmentit dhe punonjësve, duke dëshmuar se Telekomi i Kosovës, përveç të bërit biznes, gjithashtu kujdeset edhe për raportin me punonjësit e vet”, deklaroi Agron Mustafa, Drejtor Menaxhues i Telekomit të Kosovës.
Me nënshkrimin e kësaj kontrate, do të jetë më e lehtë edhe për menaxhmentin që të zgjidhë çështjet në nivelin e bisedimeve, pasi që hapet edhe një kanal shtesë komunikimi, duke ngritur pjesëmarrjen e punonjësve në vendimmarrje.
Kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës z. Lamih Balaj tha se Drejtori Menaxhues Agron Mustafa ka pasur qasje shumë pozitive dhe konstruktive në lidhje me këtë çështje që nga dita e parë e fillimi të punës së tij.
“Asnjëri nga ish-kryeshefat e kompanisë sonë nuk qenë i gatshëm ta nënshkruaj këtë kontratë, ndërkaq sot synimi ynë po realizohet falë gatishmërisë së kryeshefit aktual dhe për këtë i jam shumë mirënjohës në emër të të gjithë punëtorëve të Telekomit të Kosovë. Kjo kontratë kolektive është harmonizuar nga të dy palët e përfshira, në përputhje me kontratën nacionale dhe inkurajoj të gjithë punonjësit që të vazhdojnë me punën dhe përkushtimin e tyre drejt arritjeve të reja”, pohoi Lamih Balaj.
Përveç rëndësisë që kontrata kolektive ka për Telekomin e Kosovës dhe punonjësit e saj, ajo gjithashtu është e rëndësishme për shoqërinë në përgjithësi, pasi që krijon një klimë të favorshme, e cila ndihmon në përpjekjet e përgjithshme të vendit për zhvillim ekonomik e social.
“Shprehje interesi / Konkurs publik”, në linkun zyrtar të webfaqes interne të Telekomit të Kosovës e shpallur më heret, në linkun vijues
https://kosovotelecom.com/ptk/_shprehje-interesi-konkurs.php
se është anuluar për shkak të precizimit të mëtutjeshëm të nevojave të brendshme për rifreskim stafi në Telekomin e Kosovës.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë atyre që kanë shprehur interesin e tyre sipas shpalljes.
Njoftim për faljen e borxheve
Telekomi i Kosovës sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e vet të telefonisë fikse dhe mobile, se duke filluar nga muaji nëntor 2015, do të fillojë me pranimin dhe menaxhimin e kërkesave te tyre per faljen e borxheve, duke zbatuar Ligjin për Faljen e Borxheve Publike
Telekomi i Kosovës sh.a., i ka identifikuar të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të pashlyera për shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile, të cilët mund të përfitojnë nga falja e borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008.
Nga falja e borxheve për shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, ashtu siç e përcakton Ligji, do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e Telekomit te Kosovës, te cilët kanë obligime të pashlyera ndaj kësaj kompanie, me kusht që:
– Të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, ose;
– Të lidhin marrëveshje me Institucionin Shtetëror apo Ndërmarrjen Publike për pagesën e borxheve me këste për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014. Në rastin kur arrihet marrëveshja sipas nën-paragrafit 1.2 të këtij neni, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe faljen e ndëshkimeve për periudhën 01 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014. Pagesa e borxhit sipas këtij paragrafi duhet te kryhet:
– Brenda afatit prej dy (2) vitesh, për personat juridikë, nga data e lidhjes së
marrëveshjes, dhe;
– Brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga personat fizikë, nga data e lidhjes së marrëveshjes.
Pagesat për shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014, mund të bëhen brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, deri më 2 shtator 2016.
Konsumatorë të nderuar,
Ju që do të përfitoni nga falja e borxheve të shërbimeve të telefonisë fikse dhe mobile për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, nëse lidhni marrëveshje me Telekomin e Kosovës sh.a. për ri-programimin e borxhit dhe nuk i përmbaheni në përpikëri kësaj marrëveshje, atëherë ne obligohemi që t’ju vendosim sërish në listën e borxheve, duke iu bërë obligues për të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008, çdoherë duke u bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.
Ligji për Faljen e Borxheve Publike, ka paraparë faljen e borxheve publike ndaj ndermarrjeve publike, pra edhe te Telekomit te Kosovës sh.a. bashkë me përcaktimin e kritereve dhe procedurave për faljen e këtyre borxheve, që ashtu sikur personat fizik poashtu edhe ata juridik kanë deri më 31 dhjetor 2008.
Telekomi i Kosovës sh.a. sot publikon në webfaqen e saj www.kosovotelecom.com, listat e të gjithë konsumatorëve që do të jenë përfitues të faljes së borxheve për shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile te Telekomit te Kosovës sh.a. deri më 31 dhjetor 2008, konform dispozites se nenit 4 te Ligjit per Faljen e Borxheve Publike, Nr.05/L-043.
Për shkak të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Konsumatorit, listat janë të përpiluara me numrin e konsumatorit/ame per secilin prej tyre veç e veç, duke përfshirë edhe shumen e borxhit deri me dt.31.12.2008, dhe, per periudhen nga 01.01.2009-31.12.2014.
Ftojmë të gjithë përfituesit nga falja e borxheve të shërbimeve të telefonisë fikse dhe mobile te Telekomit te Kosovës sh.a. qe duke filluar nga muaji nëntor 2015, të vijnë me kërkesat e tyre në Telekomin e Kosovës sh.a, ne këto pika shitëse:
Qyteti | Adresa | Nr. i kontaktit |
---|---|---|
Prishtinë | Pr Dardania, rr Dardania, p.n Ndërtesa kryesore | 038554488, 038544181, 038544021, 038543303 |
Pr Qafa, rr. UCK | 038555112 | |
Qendra e Biznesit Bulevardi Nena Tereze | 038220012 | |
Prizren | rr. Pushka Tares nr 357 | 029225044, 029242151 |
Gjakovë | Rruga e UÇK-së | 0390330105, 0390329979 |
Pejë | Rruga Mbretresha Teutë | 039432090, 039432300 |
Mitrovicë | Rruga Arta | 028538988, 028538100 |
Ferizaj | rr. Dëshmorët Kombit | 0290329666, 0290329100 |
Gjilan | rr. Adem Jashari | 0280324858, 0280325200 |
Emri i dokumentit | Download |
---|---|
Borgjet e falura nga Telekomi i Kosoves Sh.A. | |
LIGJI Nr- 05 L-043 PËR FALJEN E BORXHEVE PUBLIKE 002 | |
Regjistri i parapaguesve te telefonisë mobile & fikse të cilët mund të përfitojnë nga falja e borxheve | |
Regjistri i parapaguesve të telefonisë mobile & fikse të cilët përfitojnë faljen e borxhit me automatizëm prej 0-100.00 € | |
Telefonia Mobile & Fikse Borxhi 2009-2014 | |
Udhezim Administrativ QRK - Nr 042015 per procedurat e faljes se borxheve publike |

Konsumatorët e Vala-s dhe Telekomit të Kosovës duke filluar nga dita e sotme për t’u lidhur me ndonjërin nga operatorët e Qendrës së Thirrjeve, do të formojnë vetëm numrin 080010000.
Deri më tani ishin gjithsejt pesë numra, ndërsa tani e tutje do të jetë vetëm një numër unik, gjë që dëshmon se tashmë tërë sistemi operativ është më i avancuar për trajtimin e thirrjeve.
Të hënën me 29 dhjetor 2014, në orën 10.00, Qendra e Thirrjeve e Vala-s dhe Telekomit të Kosovës ka startuar me formën e re të komunikimit me konsumatorë. Fillimisht konsumatorët të cilët janë mësuar me numrat e vjetër, nuk do ta hetojnë fare ndryshimin, sepse linja mund të merret pa asnjë problem edhe duke i formuar numrat e mëparshëm.
Inagurimin e këtij projekti e bëri u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Mehdi Latifaj, ku njëkohësisht u njoh me mbarëvajtjen dhe procesin e punës në këtë qendër.
Përveç faktit se teknologjia e re e bën Qendrën e Thirrjeve me një numër unik, ajo mundëson që konsumatorit të cilit i rastis të pres për pak kohë, të njihet me pakot e shërbimeve dhe produkteve që i ofron Vala dhe Telekomi i Kosovës.
Përgjigjia automatike me zë (IVR) do të lajmërohet ekskluzivisht në rastet kur ka ngarkesë të madhe dhe asnjëri nga operatorët nuk ndodhet i lirë në atë moment. Kjo gjithsesi mund të ndodh në rastet e lansimit të produkteve dhe shërbimeve të reja atraktive, kur ka ndonjë pengesë teknike, apo problem përmasash më të gjëra.
Ky është edhe një hap i rëndësishëm i kompanisë për të ndjekur zhvillimet e reja teknologjike dhe për të lehtësuar dhe bërë sa më praktik dhe joshës komunikimin me konsumatorët.
U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Mehdi Latifaj ka ndarë të martën dhurata për fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë për nder të festës së Vitit të Ri.
Duke i gëzuar sadopak me dhurata modeste fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe duke u uruar shërim sa më të shpejtë atyre, u.d. i KE të PTK-së shprehu urimet e tij më të përzemërta për fëmijët e prindërit e tyre, por edhe edhe për stafin mjekësor të kësaj klinike.
“Të dhurosh dhurata duke përjetuar gëzimin e këtyre fëmijëve, është me të vërtetë dhurata më e mirë për mua personalisht dhe për VALA-n dhe Telekomin e Kosovës, në prag të festave të fundvitit, sepse është një ndjenjë e veçantë të jesh sot këtu pranë tyre”, u shpreh u.d. i KE të PTK-së, Mehdi Latifaj.
Ai rikujtoi me këtë rast se Vala dhe Telekomi i Kosovës ka shpërndarë dhurata fëmijëve të ndryshëm, përfshirë edhe fëmijëve bonjak të Reçakut, të Krushës, të Drenasit, Malishevës, Kaçanikut dhe në tërë Kosovën.
“Ne kemi ndarë dhurata të shumta këto ditë dhe do të arrijmë të shpërndajmë si numër simbolik me vitin që po vjen, gjithsejt 2015 dhurata. Gjatë këtij viti PTK ka ndihmuar në vazhdimësi fëmijë, familje, studentë, skamnorë, invalidë të luftës me të vetmin qëllim që kontributi ynë të jetë i pranishëm në shoqërinë kosovare”, ka bërë të ditur Mehdi Latifaj duke lënë të kuptohet se fytyrat e buzëqeshura dhe të lumtura të këtyre fëmijëve, janë një shtytje e madhe që të gjithë të angazhohen që fëmijët e Kosovës të kenë një fëmijëri pa brenga dhe të shëndetshme.
Nga ana e tij, drejtori i Klinikës së Pediatrisë falënderoi PTK-në që në këto ditë festash iu gjend pranë fëmijëve të hospitalizuar.
“Një dhuratë e juaja është një kurajo e madhe për këta fëmijë, prandaj i jemi mirënjohës çdo iniciative për të na përkrahur dhe ndihmuar në forma të ndryshme”, pohoi Muharrem Avdiu, drejtor i Klinikës së Pediatrisë.
Vala dhe Telekomi i Kosovës gjatë festave të fundvitit, gjithashtu do të shpërndajnë dhurata për fëmijë nëpër vendbanime dhe institucione të ndryshme në gjithë territorin e Kosovës.
Me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për konsumatorët Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A. (PTK), respektivisht Vala dhe Telekomi i Kosovës, ftojnë kompanitë e interesuara që të bëhen pjesë e partneritetit për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve telekomunikuese.
PTK synon që t’ju ofrojë kushte të barabarta të bashkëpunimit të gjithë operatorëve ekonomik serioz dhe të interesuar që të ofrojnë konsumatorëve përvojën më të mirë nga ky bashkëpunim. Synimi i partneritetit është përfitimi i tri palëve të përfshira në proces.
Në funksion të realizimit të këtij bashkëpunimi, PTK tashmë ka zhvilluar disa ide, por që këto ide do të duhet të precizohen pas propozimeve tuaja dhe pas takimeve të drejtpërdrejta me ju. Ky është një proces i hapur dhe fillon një ditë pas publikimit të këtij njoftimi dhe vijon me lidhjen e marrëveshjeve të veçanta.
Për të qenë pjesë e këtij partneriteti, fillimisht operatorët ekonomik/palët duhet:
Të jenë shitës të pajisjeve elektronike, telekomunikuese ose mediale. Dëshmi mund te përdoret Certifikata e Regjistrimit te Biznesit dhe Informatat e biznesit.
Të kenë qarkullim vjetor në dy vitet e fundit fiskale (total të deklaruara) afërsisht ose mbi 1,000,000 Euro. Kjo kërkesë mund të plotësohet nga Operatori Ekonomik vetëm apo në konzorcium. Si dëshmi mund të përdoren Gjendja e tatimpaguesit e lëshuar nga autoriteti tatimor, ose Raporti i Auditimit të Pasqyrave Financiare.
Të dorëzojnë propozimet e veta, lidhur me idetë qe kanë për bashkëpunim.
Të gjitha kërkesat tuaja për të qenë pjesë e këtij partneriteti, së bashku me idetë dhe propozimet (modalitetet) e bashkëpunimit ju lutemi t’i dërgoni përmes postës elektronike në email adresën partneriteti_b2b@ptkonline.com
Konsumatorë të nderuar, Telekomi i Kosovës në bazë të Ligjit për Komunikime Elektronike, ka zëvendësuar numrat e shërbimeve te Telekomit të Kosovës me numra të rinj (aktual).
Numrat që janë përdorur gjerë më tani janë:
9077 (pa pagesë) – Informatat për shërbimet dhe produktet e Telekomit
9099 (pa pagesë) – Informata për shërbime të internetit
977 (pa pagesë) – Informata për pengesa teknike
988 (0.12 cent) – Informata për numra telefoni
979 (pa pagesë) – informata rreth borxhit dhe rikyçjet pas pagesës se borxhit.
96 (pa pagesë) – Informata për shërbime Postare
Numrat që janë në dispozicion për përdorim tani e tutje janë:
1699 (pa pagesë) – Informatat për shërbimet dhe produktet e Telekomit
1699 (pa pagesë) – Informata për shërbime të internetit
1677 (pa pagesë) – Informata për pengesa teknike
1688 (0.12 cent) – Informata për numra telefoni
1679 (pa pagesë) – informata rreth borxhit dhe rikyçjet pas pagesës se borxhit.
1696 (pa pagesë) – Informata për shërbime Postare.

Për herë të parë, Visar Bajraktari, banor i fshatit Isniq, do të mund të shfrytëzojë shërbimet e Telekomit të Kosovës, telefoninë fikse dhe internetin me gjithë kapacitetet e veta.
Thirrjen e parë që ai sot e pranoi, ishte pikërisht nga Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.a.-së, Prof. Dr. Shyqyri Haxha.
Janë gjithsej 1200 familje të këtij vendbanimi, që prej të enjtes, kanë privilegjin të komunikojnë me pjesën tjetër të Kosovës dhe botës.
Projekti i Telekomit të Kosovës për shtrirjen e rrjetit në 17 lokacione të Kosovës – vlera e përgjithshme e projektit, e cila kap shifrën mbi 10 milionë euro – është inauguruar të enjten, me lansimin e linjave të telefonisë fikse dhe internetit në fshatin Isniq, nga Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Haxha.
?Përurimi i projektit të sotëm është edhe një dëshmi se, PTK jo vetëm në telefoninë mobile por edhe atë fikse është duke përparuar. Vetë fakti që këtu kemi kapacitete të internetit brezgjërë, do të thotë se ne po i afrohemi telekomit me standarde shumë të larta dhe shumë moderne?, ka deklaruar Dr. Haxha me rastin e inaugurimit të projektit.
Fshati Isniqi, është vetëm njëri nga tri vendbanimet e Regjionit të Gjakovës, i cili përfitoi nga ky projekt shumë i rëndësishëm.
Centrali digjital i instaluar në fshat, mundëson krijimin e mbi 1200 linjave telefonike dhe mbi 600 të internetit.
Puna është duke u zhvilluar me një intensitet shumë të lartë, vetëm për dy ditë prej përfundimit të punëve, në Isniq janë instaluar 40 linja telefonike.
Adem Grabovci, zëvendësministër i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, ka uruar Kryshefin Ekzekutiv të PTK-së për punën e bërë.
?E uroj KE e PTK për sukseset e vrullshme në drejtim të zhvillimin PTK-së. Në emrin e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomunikacionit, i garantoj se gjithnjë do të jemi pranë tij, në mënyrë që të ecë me hapa edhemë të shpejt në zhvillimin e PTK-së dhe sukseseve të reja?, ka deklaruar zv. Ministri Grabovci.
Interesimi për këto shërbime të Telekomunikacionit të Kosovës, në këtë fshat është, por edhe në lokacionet tjera është shumë i madh.
Mbi 90 përqind e kërkesave bëhet për të dy shërbimet, telefonisë fikse dhe internetit dhe vetëm 10 përqind e tyre kërkojnë vetëm shërbimin me zë.
Rrjetat e sapo ndërtuara përkrahin shërbimin e zërit dhe internetit me çmim shumë të volitshëm. Shumë shpejt në këto rrjeta do të ofrojmë edhe produktin e Televizionit përmes teknologjisë IPTV.
Në ditët në vijim, PTK do të bëj inaugurimin e projektit në lokacionet tjera, të cilat janë të gatshme për punë.