Nëse posedoni SIM standard dhe dëshironi ta zëvendësoni (rigjeneroni) me eSIM Vala, duhet të paraqiteni në Pikat e Kujdesit për Konsumatorë të Telekomit dhe ta dëshmoni pronësinë e numrit me një dokument identifikues.
Çmimi i rigjenerimit të eSIM është 2.00 euro.
Pasi të keni rigjeneruar eSIM, do ta pranoni kodin QR me të gjitha informatat (PIN, PUK, Udhëzues) për konfigurim në telefonin tuaj.
Për konfigurimin (shkarkimin) e kodit QR në pajisjen tuaj, duhet të jeni të lidhur në internet. Për konfigurim ju keni në dispozicion 5 tentime. Nëse shfrytëzohen të gjitha (5) tentimet, kodi QR do të zhvlerësohet dhe ju duhet ta merrni një kod QR të ri (rigjenerim të ri).