Çka është shërbimi  premium 0900?

Ky është një shërbim që mundëson bizneset e ndryshme në Republikën e Kosovës, t’i ofrojnë konsumatorëve të tyre mundësi të thirrjes drejt tyre me pagesë premium, pagesë të cilën e mbledh Telekomi i Kosovës, por të hyrat ndahen sipas marrëveshje. Nëse.

I përshtatshëm për shërbime ku thirrjet për marrje të informata janë shumë të rëndësishme dhe të kenë kohë të shkurtët, për shembull thirrjet drejt Ambasadave.Po ashtu ky shërbim mund t’i ofrohet edhe bizneseve që ofrojnë shërbime me vlerë të shtuar.

Shërbimet me vlerë të shtuar

Shërbimet me vlerë të shtuar që i ofron Telekomi i Kosovës mund të realizohen përmes realizimit të thirrjeve me pagesë premium drejt numrave që fillojnë me 0900 ose SMS drejt numrave që fillojnë me 5XXXX.

Shërbimet me vlerë të shtuar mund të ofrohen edhe për Donacione, Ndihma humanitare apo për qëllime të realizimit të bizneseve të ndryshme/

Kush kualifikohet për këtë shërbim?

Të gjitha bizneset e regjistruara në Republikën e Kosovës dhe marrin një numër 0900 pranë Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. 

Realizimi teknik si dhe oferta financiare do të diskutohen me një nga agjentët tonë të shitjes.

Për më tepër informata ju lutem na kontaktoni në email-in business@kosovotelecom.com