Bizneset e kompanive të ndryshme në ditët e sotme nuk jane të lokalizuara vetëm në një lokacion por janë te shtrira në tërë rajonin apo më gjërë.
Në mënyrë që komunikimi mes degëve te kompanisë të jetë sa më i sigurt, më i shpejt dhe më i besueshëm, këto kompani janë duke krijuar VPN-at e tyre që të plotësojnë nevojat e tyre.

VPN-është shkurtesë për Virtual Private Network, është rrjetë private që i përket një ose më shumë kompanive, për komunikim të sigurt e cila krijohet duke shfrytëzuar rrjetin publik(Internetin) në të cilën përdoren metoda të ndryshme te enkriptimit dhe sigurisë.

Metoda si tunneling-mode, enkriptimi dhe procedurat e sigurisë, sigurojnë që vetëm klientët e autorizuar të kenë qasje në rrjetë.

Trafiku i VPN-it bartet nëpër infrastrukturën e rrjetit public (Internetit), duke përdorur protokole standarde, ose nëpër rrjetin e Service Provider që shërben VPN i cili shërbim është i ruajtur sipas marveshjes së shërbimit (SLA , Service Level Agreement) në mes të klientit dhe shërbyesit.

Qëllimi kryesor i VPN-it është që ti mundësohet kompanisë komunikim i shpejt efikas dhe i sigurt mes te zyres qëndrore dhe zyreve të largëta(remote) nepërmes rrjetit publik që është shume me i lirë se sa linjat e huazuara.

Mund të shërbeheni me VPN nga 512 Kbps deri në 100 Mbps apo varësisht për nevojat tuaja.

Kontaktoni në 0800 15000 ose 0800 16000 për të kontaktuar për zgjidhjet që mund t’i ofrojmë ose kërkoni më tepër informata në email: business@kosovotelecom.com