Shërbime të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara

Ne në Telekomin e Kosovës besojmë në barazi për të gjithë. Të përkushtuar ndaj përfshirjes dhe mirëqenies së çdo qytetari, kemi zhvilluar një sërë shërbimesh dhe lehtësimesh për personat me aftësi të kufizuara si dhe ata që nuk mund të kujdesen për vetveten. Qëllimi ynë është që këta përdorues ta kenë më të lehtë komunikim dhe informim nëpërmjet përmbushjes së nevojave të veçanta ose zgjidhjeve të personalizuara.
 
Telekomi i Kosovës – Komunikim për të gjithë

Gëzimi është punëtor i Telekomit të Kosovës, i cili me përkushtim punon në qendrën e thirrjeve prej vitesh. Kjo dëshmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për krijimin e mundësive të barabarta për personat me nevoja të veçanta. Telekomi i Kosovës mbetet i përkushtuar në përmbushjen e përgjegjësisë shoqërore dhe promovimin e një ambienti gjithëpërfshirës.