BARTSHMËRIA E NUMRIT

Bartshmëria e numrit është shërbimi që të mundëson ta mbash numrin tënd ekzistues të telefonit edhe atëherë kur kalon nga një operator në një operator tjetër. Kjo do të thotë se nuk ke nevojë të ndryshosh numrin që përdor, nëse ti zgjedh të përdorësh një operator tjetër për shërbimet e tua të komunikimit.

Bartshmëria e numrit është një e drejtë e konsumatorit, e përcaktuar dhe e rregulluar me kuadrin ligjor dhe rregullativ në fuqi, dhe procesi i kalimit realizohet sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara për këtë qëllim.https://www.arkep-rks.org/Page/148
Procesi është i thjeshtë dhe udhëhiqet nga Telekomi i Kosovës. Mjafton të paraqitesh në një nga pikat e shitjes së VALA-s me dokumentin e identifikimit dhe të bësh kërkesën për kalimin e numrit. Për një konsumator individual me një numër, bartja mund të përfundojë brenda një dite pune.
Kalimi i numrit i jep fund shërbimit të atij numri nga operatori i mëparshëm, por nuk i anulon detyrimet financiare ose kontraktuale që mund të ekzistojnë ndaj tij. Nëse ke kontratë aktive, mund të ketë detyrime për ndërprerje të parakohshme, prandaj këto duhet të verifikohen paraprakisht.
Gjej numrin tënd: www.shikonumrin.com
Për informata të hollësishme mbi kushtet, dokumentacionin dhe procedurën e kalimit, vizito një nga pikat e shitjes së VALA-s ose konsulto rubrikën FAQ.

PYETJET MË TË SHPESHTA

1. Çfarë është bartja e numrit?

Mundësia që klienti të kalojë te operatori tjetër duke mbajtur të njëjtin numër

2. A paguan klienti për bartjen e numrit?

Bartja e numrit si proces është pa pagesë, por paguan kartelën apo pakon e përzgjedhur

3. Ku duhet të paraqitet klienti për bartje?

Te operatori i ri, tek i cili dëshiron ta bartë numrin. Pra, nëse një klient i IPKO-s dëshiron të kalojë te Vala, ai duhet të paraqitet te Vala

4. Çfarë dokumentesh duhet të ketë klienti?

Dokument identifikimi për klientët individualë Prepaid, ndërsa për Postpaid kërkohet edhe fatura e fundit. Për klientët biznese kërkohet edhe autorizimi përkatës, kur aplikon personi i autorizuar

5. A duhet numri të jetë në emër të klientit?

Po. Numri duhet të jetë në emrin e klientit ose të ketë autorizim të vlefshëm nga mbajtësi i numrit.

6. Çfarë ndodh, nëse të dhënat e klientit nuk përputhen?

Portimi mund të dështojë. Klienti duhet t'i korrigjojë të dhënat te operatori aktual dhe kërkesa të iniciohet përsëri.

7. Sa zgjat bartja?

Për numrat mobil, nëse janë plotësuar të gjitha kushtet, portimi realizohet gjatë kohës sa është klienti prezent, ndërsa për shërbimet fikse varësisht nga mundësitë teknike në lokacionin ku duhet të bëhet portimi. Përgjigja për kërkesën zgjat deri në 3 ditë pune

8. A mund të ketë ndërprerje të shërbimit?

Po, përkohësisht, gjatë aktivizimit dhe kalimit të numrit në rrjetin e ri.

9. A mund ta ndryshoj vendimin gjatë procesit të bartjes/portimit?

Pasi të ketë filluar procesi i bartjes dhe të jetë dërguar SMS-i i konfirmimit, procesi i bartjes nuk mund të ndalet.

10. Çfarë të bëj, nëse kërkesa refuzohet?

Operatori kontrollon arsyen e refuzimit në sistem, informon klientin dhe e udhëzon për hapat e mëtejmë varësisht nga arsyeja e refuzimit. Pas zgjidhjes së pengesës, kërkesa iniciohet përsëri nga fillimi.

11. A mund të portohen të gjithë numrat e një biznesi apo vetëm një pjesë e tyre?

Po, mund të portohen të gjithë numrat apo vetëm një pjesë e tyre varësisht nga kërkesa e biznesit.

12. Çfarë ndodh, nëse nuk jam i kënaqur me shërbimin e ri Postpaid? A mund të kthehem te operatori im i mëparshëm?

Nëse operatori juaj i ri nuk e përmbush mbulimin e premtuar ose parametra të tjerë të tillë të rëndësishëm, klienti mund ta kthejë bartjen brenda 7 ditëve kalendarike nga kërkesa për bartje (periudha “Cooling-Off”). Por VETËM te operatori i mëparshëm. Shembull: nëse një klient i IPKO-s vjen te Vala, nënshkruan kontratë 12/24 mujore dhe realizohet procesi i portimit ndërkohë që, gjatë periudhës 7-ditore për arsye të ndryshme klienti dëshiron të kthehet në IPKO, atëherë IPKO realizon procedurën e kthimit “Cooling Off”, ndërsa Vala vazhdon faturimin sipas kontratës dhe Rregullores në fuqi. Procedura “Cooling Off” mund të realizohet vetëm njëherë në periudhën 90-ditore.

13. Çka është “Repatriation Check”?

Është kontrolli, nëse numri që po bartet ka ndonjë kërkesë për rikthim te operatori i mëparshëm (Repatriation), procedurë që zbatohet në mënyrë automatike nga sistemi. Në rastet kur s’ka kërkesë për rikthim, procedura vazhdon tutje, por mund edhe të anulohet në raste të veçanta, si në rastin kur portimi është e paautorizuar ose mashtrim.

14. Ku duhet të drejtohet klienti, nëse ka ankesa për portim?

Në rast të ankesave, klienti duhet të drejtohet tek operatori ku ka paraqitur kërkesën për portim.

15. A ndryshojnë tarifat e thirrjeve, SMS, Data, kur kaloj tek operatori i ri?

Në momentin që realizohet portimi dhe klienti kalon në Vala, çdo thirrje, SMS apo shfrytëzim i Data-s i nënshtrohet planit tarifor që Vala ka në fuqi për klientët e vet.

16. Çfarë ndodh me SMS-ët që i marr ose dërgoj gjatë bartjes së numrit?

Mesazhet që i janë dërguar klientit para bartjes, por që nuk janë pranuar, mund të fshihen.

17. Si konfirmohet bartja e numrit mobil?

Klienti dërgon SMS me tekst “PORT” në 50025 nga numri që dëshiron ta bartë. Pa këtë konfirmim, kërkesa mbetet në pritje.

18. A mund të dërgoj këtë SMS pa kredi?

Po, për këtë proces nuk nevojitet të keni kredi në llogarinë tuaj.

19. Në cilin status duhet të jetë numri, që të iniciohet portimi?

Numri duhet të jetë patjetër në status “aktiv”, që të iniciohet procesi. Pra, nëse numri juaj është në status “valid” apo “deaktiv”, nuk mund të portohet.

20. A duhet kartelë SIM e re?

Po. Klienti merr SIM të operatorit të ri, ndërsa mban numrin e njëjtë. Kontaktet nga SIM-i i vjetër nuk transferohen automatikisht.

21. Çfarë ndodh me kredinë e mbetur Prepaid?

Klientët Prepaid nuk do të mund ta bartin kredinë e mbetur te operatori i ri, kur kalojnë te operatori tjetër. Para se ta paraqesin kërkesën për bartje, atyre u rekomandohet ose ta shpenzojnë kredinë e mbetur, ose ta transferojnë atë te një numër tjetër aktiv te operatori i tyre aktual (dhurues). Klienti mund të kërkojë kompensimin nga operatori i mëparshëm brenda 30 ditëve pas portimit.

22. A mund ta anuloj bartjen pasi të kem bërë validimin?

Anulimi i portimit mund të bëhet pas kalimit të periudhës 90-ditore.

23. A mund të portoj numrin Postpaid mobil?

Klienti dërgon SMS me tekst “PORT” në 50025 nga numri që dëshiron ta bartë. Pa këtë konfirmim, kërkesa mbetet në pritje.

24. Si konfirmohet bartja e numrit mobil Postpaid?

Klienti dërgon SMS me tekst “PORT” në 50025 nga numri që dëshiron ta bartë. Pa këtë konfirmim, kërkesa mbetet në pritje.

25. A duhet kartelë SIM e re për numër Postpaid?

Po. Klienti merr SIM të operatorit të ri, ndërsa mban numrin e njëjtë. Kontaktet nga SIM-i i vjetër nuk transferohen automatikisht.

26. Sa zgjat bartja/portimi?

Për numrat mobil, nëse janë plotësuar të gjitha kushtet, portimi apo bartja realizohet gjatë kohës sa është klienti prezent apo më së largu deri në 1 ditë pune.

27. A mund ta anuloj portimin pasi të kem bërë validimin?

Anulimi i portimit mund të bëhet pas kalimit të periudhës 90-ditore.

28. A mund të portohet numri fiks?

Po, nëse ka kushte teknike të realizimit të kërkesës në aspektin teknik të rrjetit në terren.

29. A barten/portohen interneti dhe TV bashkë me numrin fiks?

Jo. Portohet numri/shërbimi telefonik. Interneti, TV/OTT/IPTV dhe shërbimet tjera trajtohen veçmas.

30. Si konfirmohet bartja e numrit fiks?

Telefonohet numri pa pagesë nga çdo numër tjetër fiks apo mobil 0800 50025, shkruhet numri që do të bartet dhe ndiqen udhëzimet me zë

31. Sa zgjat bartja/portimi i numrit fiks?

Për shërbimet fikse, nëse janë plotësuar të gjitha kushtet, portimi realizohet varësisht nga mundësitë teknike që janë në lokacionin ku duhet të bëhet portimi. Përgjigja për kërkesën zgjat deri në 3 ditë pune.

32. A mund të bartet një numër Postpaid që ka borxh?

Nëse ka borxh të vonuar, kërkesa mund të refuzohet. Klienti duhet ta rregullojë detyrimin me operatorin aktual dhe pastaj procesi iniciohet përsëri.

33. A do të ndalojë operatori i mëparshëm faturimin e numrit pas bartjes/portimit të tij?

Klientët Postpaid do ta marrin faturën përfundimtare për shfrytëzimin deri në momentin e kalimit të numrit të tyre te operatori i ri dhe nuk do të faturohen më.