Përmbaruesi Privat bllokon përsëri llogaritë e Telekomit të Kosovës për rastin Z-Mobile

Telekomi i Kosovës SH.A.
Prishtinë, 04.10.2024

Njoftim për Media

Përmbaruesi Privat bllokon përsëri llogaritë e Telekomit të Kosovës për rastin Z-Mobile

Pas refuzimit të Prapësimit të Urdhrit Përmbarimor që lidhet me arbitrazhin në rastin “Dardafon 2” (Z-Mobile) nga ana e Gjykatës Komerciale, dje, më datë 03.10.2024, Përmbaruesi Privat me të pranuar këtë Aktvendim vetëm brenda një ore, i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës.

Ky bllokim i llogarive bankare të Telekomit të Kosovës nga ana e Përmbaruesit Privat është i bazuar në vendime tërësisht të padrejta, andaj Telekomi i Kosovës do të vazhdojë të kundërshtojë këto vendime që janë pasojë e një kohe dhe një keq menaxhimi të ndikuar skajshëm nga politika e asaj kohe edhe nga interesa të fuqishme private.Siç është i informuar publiku tashmë, ky rast është pasoja e dytë më e madhe e një kontrate tejet të dëmshme të vitit 2009, përmes së cilës Telekomi i Kosovës, deri tani, përveçse është dëmtuar financiarisht me mbi 100 milionë euro, është detyruar padrejtësisht të paguajë edhe mbi 60 milionë euro të tjera përmes proceseve gjyqësore që ishin kurdisur përmes kësaj kontrate. Me këtë bllokim të llogarive Përmbaruesi Privat synon të tërheqë nga llogaritë e Telekomit të Kosovës, dhe për interes të Z-Mobile, edhe rreth 12 milion euro borxh kryesor.

Edhe pse Telekomi i Kosovës ka bërë kallëzim penal në organet përkatëse të rendit si dhe publikisht në vazhdimësi e ka denoncuar këtë kontratë lidhur me pasojat e shumta negative që e njëjta ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë, për kompaninë nga skemat e organizuara për përfitime të grupeve të caktuara të interesit, fatkeqësisht deri më sot askush nga zyrtarët dhe personat e përfshirë në këtë skemë kriminale nuk ka dhënë llogari para gjykatës.

Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës, që nga sot, bashkë me Bordin e Drejtorëve, do të analizojnë dhe ndërmarr të gjithë hapat e mundshëm me qëllim të zhbllokimit sa më të shpejt të llogarive të bllokuara bankare si dhe do të kujdeset të vazhdojë sigurt procesin e modernizimit të shërbimeve, si dhe të gjitha proceset e tjera të punës dhe biznesit, të cilat po e rikthejnë kompaninë tonë, ngadalë por sigurt, në vendin që i takon si ofruesi i parë i shërbimeve të telekomunikimit në vendin tonë.

NJOFTIM

TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.
Prishtinë, 17.05.2024

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë vizitojnë Telekomin e Kosovës Sh.A
Kryeshefja e Telekomit të Kosovës Sh.A me bashkëpunëtorë priti dje, më 16 maj 2024, në një vizitë informuese z. Micah Savidge, Shef i Sektorit për Ekonomi, dhe zonjën Atdhetare Kelmendi, Këshilltare e Ekonomisë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë.
 
Zyrtarët e Ambasadës së SHBA, nga Kryeshefja Hana dhe zyrtarët e tjerë të lartë financiarë, teknikë dhe ligjorë të Telekomit të Kosovës u njoftuan për zhvillimet në Telekomin e Kosovës.
 
Në një diskutim të hapur gjatë këtij takimi, zyrtarët e Ambasadës së SHBA u njoftuan në detaje për të arriturat e deritanishme si dhe sfidat aktuale me të cilat po ballafaqohet Telekomi, me theks të veçantë në ato të aspekteve teknologjike, financiare si dhe proceseve ligjore që janë duke u zhvilluar në gjykata.
Telekomi i Kosovës mbrëmë ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njejtën kohë implementimin e kodit shtetëror mobil.

TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.
Prishtinë, 09.05.2024

Telekomi i Kosovës mbrëmë ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njejtën kohë implementimin e kodit shtetëror mobil.

Është përfunduar migrimi i Databazës së Konsumatorëve mobil. Ditëve në vijim, do të vazhdohet me platformat e tjera të teknologjisë së fundit.

Si rezultat i këtij migrimi dhe ndryshimit të kodit të Monakos me atë të Kosovës, nevojitet rikyçja e telefonave në rrjet. Fluksi tepër i madh i rikyçjeve me kodin e ri ka shkaktuar ngarkesë në rrjet, dhe me këtë rast disa konsumatorë kanë mbetur të palokalizuar.

Lusim konsumatorët për pak durim dhe mirëkuptim, pasi për shkak të ngarkesës momentale, operatorët tanë në Qendrën e Thirrjeve dhe rrjetet sociale ndoshta nuk do të mund t’u përgjigjen menjëherë, siç ndodh zakonisht!

NJOFTIM

TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.
Prishtinë, 30.04.2024

Klientë të nderuar,

Ju kemi njoftuar se ky vit është viti i modernizimit të rrjetit VALA, me qëllim të ofrimit të shërbimeve 4G+ dhe 5G në çdo cep të vendit.

Gjatë kësaj jave, nëse eventualisht keni ndonjë problem me thirrjet apo internetin, ju lutemi të kontaktoni qendrën tonë të thirrjeve në numrin 080010000, apo na shkruani në uebfaqen www.kosovotelecom.com, si dhe në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!

Deputetja Bajrami të kërkojë falje për deklarata të pasakta, të pavërteta dhe interpretime ofenduese për Telekomin e Kosovës

TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.
Prishtinë, 20.03.2024

Komunikatë për Media

Deputetja Bajrami të kërkojë falje për deklarata të pasakta, të pavërteta dhe interpretime ofenduese për Telekomin e Kosovës

Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, zonja Burbuqe Hana, gjatë ditës së djeshme u është drejtuar me një letër kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe deputetes Hykmete Bajrami, lidhur me deklaratat e pasakta dhe të pavërteta të deputetes Bajrami, të cilat nga menaxhmenti i TK konsiderohen ofenduese dhe qëllimkëqija!
Zonja Hana, ka kërkuar që letra të lexohet në Kuvend, deputetja të tërheqë deklaratat e pasakta, interpretimet dashakeqe dhe të kërkoj falje!


I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca,
E nderuar Deputete znj. Hykmete Bajrami,

Me datën 14 mars 2024, në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetja Hykmete Bajrami në fjalimin e saj në këtë seancë ndër të tjera ka deklaruar se: Telekomi i Kosovës gjatë vitit 2023 ka lidhur 28 kontrata në vlerë 21 milionë €, përmes procedurës së negocimit pa publikim ose siç i quan ajo kontrata njëburimore të negociuara direkt me një operator ekonomik. Ndër të tjera, deputetja gjatë fjalimit të saj këto kontrata i quan si burim i korrupsionit.

Kjo deklaratë e deputetes Bajrami është tërësisht e pavërtetë dhe nuk ka asnjë mbështetje në gjendjen faktike. Duke qenë se Telekomi i Kosovës është ndërmarrje publike që operon në kushte të konkurrencës, çdo deklarim i pavërtetë e dëmton rëndë reputacionin dhe aktivitetin biznesor të Telekomit të Kosovës.

Çdo deklarim i pavërtetë dhe pa fakte, duke aluduar në shkelje të ligjeve dhe duke ngritur dyshime për korrupsion, cenon rëndë profesionalizmin, dinjitetin dhe integritetin e menaxhmentit të kompanisë sonë.

Menaxhmenti dhe zyrtarët përgjegjës të Telekomit të Kosovës, si ndërmarrje publike, kujdesen maksimalisht që gjatë operimit dhe lidhjes së kontratave të zbatojnë me përpikëri ligjet dhe procedurat e parapara ligjore.

Për hir të transparencës së publikut por edhe të deputetëve, ju njoftojmë se gjatë viteve 2022 dhe 2023 e deri me datën 15.03.2024, Telekomi i Kosovës, përmes procedurës së negocimit pa publikim apo negocimit direkt me një operator ekonomik, ka lidhur 17 kontrata me operatorë të ndryshëm, në vlerë 1,703,512.07 €, e jo 28 kontrata në vlerë 21 milionë € siç ka deklaruar deputetja znj. Bajrami.

Viti 2022
Numri i kontratave: 6
Vlera e kontratave: 293,906.00

Viti 2023
Numri i kontratave: 11
Vlera e kontratave: 1,409,606.07

Total
Numri i kontratave: 17
Vlera e kontratave: 1,703,512.07

Këto kontrata janë lidhur në përputhje të plotë me ligjin e prokurimit publik, dhe ndjekja e procedurës së negocimit pa publikim ka qenë thelbësisht e arsyetuar te Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe nuk ka pasur kundërshtim nga KRPP si organ që është i thirrur të lejojë këtë procedurë.

Telekomi i Kosovës si ndërmarrje publike i nënshtrohet kontrollit nga mekanizmat përkatës dhe auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Po ashtu ne jemi të gatshëm t’i nënshtrohemi çdo lloj mekanizmi të kontrollit nga cilido deputet ose komision parlamentar.

Po ashtu jemi të gatshëm që secilit deputet të interesuar t’i ofrojmë qasje në dokumente dhe t’i japim çdo sqarim që kërkohet, para se të bëjnë deklarime rreth Telekomit të Kosovës.

Parlamenti i Republikës së Kosovës është institucion i nderuar, i zgjedhur nga qytetarët e Kosovës. Ne e kuptojmë garën politike që zhvillojnë deputetët në Parlament, por deklarimet për aludim në shkelje të ligjeve dhe korrupsion pa asnjë fakt dhe dëshmi përbëjnë cenim të reputacionit të institucioneve dhe integritetit personal të njerëzve të angazhuar në kompani, dhe një gjë e tillë është e ndaluar me Ligjin Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes Nr. 02/L -65.

Meqenëse deklaratat e deputetes znj. Bajrami janë bërë në seancë parlamentare që ka shikueshmëri dhe interesim të lartë nga publiku, e po ashtu këto deklarime janë shpërndarë nga mediat, me mirësjellje kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit dhe deputetja znj. Bajrami që në seancën e radhës ta lexojnë publikisht këtë reagim të Telekomit të Kosovës, të tërhiqet deklarimi i deputetes znj. Bajrami sa i përket Telekomit të Kosovës lidhur me këtë çështje dhe t’i kërkojë falje publike Telekomit të Kosovës dhe menaxhmentit të Telekomit.

Në të kundërtën, me keqardhje dhe me gjithë respekt për institucionin e Kuvendit të Republikës jemi të detyruar që, bazuar në Ligjin Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes Nr. 02/L -65, të ushtrojmë padi ndaj institucionit të Parlamentit dhe deputetes znj. Hykmete Bajrami.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, ju urojmë një ditë të mbarë pune, njëkohësisht urojmë që Kuvendi të jetë vendi ku përfaqësuesit e popullit të jenë skajshëm të përgjegjshëm për fjalën publike, në veçanti për saktësinë dhe qasjen konstruktive.

Me respekt,
Burbuqe Hana – Kryeshefe Ekzekutive e Telekomit të Kosovës

Përmbaruesi Irfan Kërçagu vazhdon veprën e filluar nga përmbaruesi i shkarkuar Ilir Mulhaxha, Telekomi kërkon edhe shkarkimin e Irfan Kërçagut.

TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.
Prishtinë, 01.03.2024

Komunikatë për Media

Përmbaruesi Irfan Kërçagu vazhdon veprën e filluar nga përmbaruesi i shkarkuar Ilir Mulhaxha, Telekomi kërkon edhe shkarkimin e Irfan Kërçagut.

Dje, me datë 29.02.2024, ndodhi ajo që Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës sh.a. e kishte paralajmëruar dhjetë ditë më parë në konferencën për media dhe në njoftimin me titull, “Thirrje për veprime urgjente për parandalim të krimit financiar!”. Telekomi i Kosovës u njoftua nga Banka për bllokim të llogarive nga Përmbaruesi Privat Irfan KERÇAGU për subjektin TELEKOMI I KOSOVËS SH.A. Nrb 70280741, lënda P.nr 977/23, për shumën 5,814,196.29 €.

Kështu, përkundër argumenteve të fuqishme të Telekomit të Kosovës sh.a, të njohura tashmë për publikun, ende po vazhdon drama me shumë akte, e përvetësimit të jashtëligjshëm të parasë publike, e cila përpos grykësisë dhe papërgjegjësisë, shpërfaqë edhe fuqinë e akterëve të përfshirë në këtë veprimtari, për të sfiduar tashmë krejtësisht hapur sistemin e drejtësisë dhe ligjin.

Edhe pse Dhoma e Shkallës së Dytë pranë Gjykatës Komerciale, tri herë i ka kthyer në rigjykim vendimet e Dhomës së Shkallës së Parë për të njëjtin rast, si pasojë e shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore dhe asaj përmbarimore, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

Edhe pse, Vendimi KPPP.nr.2074/23, i datës 30.11.2023, në paragrafin e parafundit në faqen 5, kërkon shprehimisht nga Dhoma e Shkallës së Parë që në rigjykim të angazhojë një institucion ose kompani të licencuar të auditimit për të hartuar ekspertizën financiare që do të definojë obligimet e sakta të palëve.

Edhe pse Dhoma e Shkallës së Dytë e Gjykatës Komerciale e kishte obliguar Dhomën e Shkallës së Parë të kësaj Gjykate që në rishqyrtim/rigjykim, të mbajë seancë dëgjimore, të caktojë ekspertizë financiare dhe në rigjykim të eliminojë shkeljet procedurale të konsumuara;

Megjithatë, Vendimi shokues dhe sipas bindjes tonë krejtësisht arbitrar i Gjykatës Komerciale i Dhomës së Shkallës së Parë, KPPP.nr 2074/23, i dt. 16.02.2024, ka lënë në fuqi Urdhrin përmbarimor duke hapur rrugë që një përmbarues tjetër të vazhdojë zinxhirin e veprimeve të jashtëligjshme për përvetësimin e parasë publike.

Kjo, për bindjen tonë bëhet me qëllim që pronarëve të Dardafon net L.L.C. përmes bizneseve të tjera tu mundësojë që në bashkëpunim me partnerë nga vendet jo mike që nuk e njohin Republikën e Kosovës, të sfidojnë konkurrencën në treg. Marrëveshjet e fundit mes këtyre bizneseve tregojnë qartë përpjekjen për të monopolizuar tregun e telefonisë fikse, internetit dhe përmbajtjes televizive në Kosovë. Kjo për bindjen tonë rrezikon jo vetëm të drejtat e qytetarëve , por edhe sigurinë e vendit.

Telekomi i Kosovës sh.a, ka bërë menjëherë kërkesë për përjashtimin edhe të përmbaruesit Irfan Kërçagu nga ky proces, ka alarmuar prokurorinë e shtetit për shkeljen e gjykatësit që lejoi të vazhdoj krimi financiar, që injoroi vendimet e Dhomës së Shkallëve më të larta dhe vendosi kundërligjshëm të i japë të drejtë një procesi tashmë të kompromituar, duke i hapur rrugë përmbarimit të një borxhi tani më të mbipaguar (mbi 13 Milion Euro), të kontestuara me argumente të shumta, të sakta dhe të qarta nga Telekomi i Kosovës sh.a.

Telekomi i Kosovës sh.a, ka kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të llogarive dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet juridike, të cilat njihen me legjislacionin e vendit për të ndalur në kohë këtë përpjekje të jashtëligjshme për grabitjen e parasë publike, që rrezikon të rrënojë rezultatet e arritura këto tri vite, si investimet në modernizimin e rrjetit mobil dhe rrjetit fiks, marrëveshjet e sukseshme biznesore, të cilat po rrënojnë monopolin në tregun e telekomunikacionit, i cili në pjesën më të madhe kontrollohej nga bizneset e dyshimta dhe me paratë e interesave nga vende që rrezikojnë sigurinë e vendit tonë.

Në fund, duke ftuar të gjithë faktorët që janë përgjegjës që të ndalin këto veprime të jashtëligjshme dhe të dëmshme, shprehim bindjen tonë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin, pavarësisht fuqisë financiare apo të imponimit politik, dhe se askush nuk mund të rrënojë atë që është arritur në rimëkëmbjen e kompanisë publike të vetme të telekomunikacionit në vend, sepse Telekomi është i Kosovës e jo i oligarkëve. Sepse Gjykatat janë të Kosovës e jo të gjyqtarëve dhe përmbaruesve me mungesë etike profesionale. Sepse vjedhja sado e mbuluar me letra: kurrë nuk bëhet legjitime!

TELEKOMI I KOSOVËS PO E KALON TRAFIKUN NË PAJISJET E REJA TË TELEFONISË MOBILE

TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.
Prishtinë, më 29.02.2024

Njoftim

TELEKOMI I KOSOVËS PO E KALON TRAFIKUN NË PAJISJET E REJA TË TELEFONISË MOBILE

Të nderuar konsumatorë,

Tashmë kemi hyrë në fazën e rëndësishme të kalimit të trafikut në sistemet e reja të telefonisë mobile, që nënkupton centralet, antenat dhe pajisjet e reja të transmetimit. Në parim, nuk presim pengesa, probleme të mëdha apo ndërprerje të gjata të trafikut gjatë këtij procesi.

Gjithsesi, nuk mund të përjashtohen ndërprerjet e herëpashershme, të pjesshme ose të shkurtra të trafikut, por ekipet tona dhe ato të partnerëve tanë, me të cilët po e implementojmë këtë projekt, janë në punë të pandërprerë derisa sistemet e reja të funksionalizohen plotësisht.

Ju njoftojmë se gjatë natës së kaluar kemi kryer punime të planifikuara më herët dhe kjo, për një kohë relativisht të shkurtër, ka afektuar shërbimet te një numër i konsumatorëve tanë në regjionin e Ferizajit, Gjilanit dhe një pjese të Mitrovicës, ku tashmë është instaluar teknologjia e re. Problemi u tejkalua për një kohë të shkurtër, falë njoftimit nga konsumatorët dhe ndërhyrjes së shpejtë e profesionale të stafit teknik.

Deri në përfundim të procesit, ju lutemi që çfarëdo problemi eventual në komunikimin e juaj, me zë apo data, ta paraqisni menjëherë në:

–      Qendrën e Thirrjeve, në numrin pa pagesë: 080010000;

–      Në komunikim të drejtpërdrejtë me zyrtarët tanë në Mediat Sociale dhe uebfaqen tonë: www.kosovotelecom.com.

Kështu mundësoni një reagim sa më të shpejtë dhe një shërbim sa më të sigurt në të ardhmen e afërt, duke u bërë edhe ju pjesë e ndryshimit.

Vala është e Kosovës!

Thirrje për veprime urgjente për parandalim të krimit financiar!

Telekomi i Kosovës SH.A.
Prishtinë, më 19.02.2024

Njoftim:

Thirrje për veprime urgjente për parandalim të krimit financiar!

Me datë 16.02.2024, Telekomi i Kosovës e ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Parë, që lidhet me kontestin e dalë nga Vendimi i Arbitrazhit i vitit 2016 i zhvilluar në mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Dardafon/Zmobile (me pronar Blerim Devolli).

Ky aktvendim, i marrë nga gjykatësi Hasan Kryeziu, është tërësisht antiligjor, i padrejtë, në kundërshtim të plotë me gjendjen faktike, në kundërshtim të plotë me provat e pakontestueshme, dhe më keq, në kundërshtim të plotë me vendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë pranë të njëjtës Gjykatë, i marrë me 30.11.2023, dhe një mos respektim i plotë i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Dhoma e Shkallës së Dytë pranë Gjykatës Komerciale, i ka kthyer tri herë në rigjykim vendimet e Dhomës së Shkallës së Parë për të njëjtin rast, si pasojë e shkeljes së dispozitave ligjore dhe shkeljes së të drejtave materiale të palës debitor (Telekomit të Kosovës).

Vendimi i 30.11.2023, në paragrafin e parafundit të faqes së 5-të, kërkon nga Dhoma e Shkallës së Parë që për rigjykim të angazhojë ndonjë institucion ose kompani të licencuar të auditimit, me qëllim që ta hartojë ekspertizën financiare e cila do t’i definojë obligimet e sakta të palëve.

Po ashtu, në paragrafin e parafundit të faqes së 6-të të vendimit të Shkallës së Dytë, nga Shkalla e Parë kërkohet të veprojë në përputhje me Nenin 199 të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore.

Citim, Neni 199: Gjykata e çështjes e ka për detyrë që, pasi t’i arrijë aktvendimi i gjykatës së shkallës së dytë, menjëherë ta caktojë seancën përgatitore apo seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes, e cila duhet të mbahet më së voni tridhjetë (30) ditë pas arritjes së aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë, dhe t’i kryejë të gjitha veprimet procedurale dhe t’i shqyrtojë të gjitha çështjet kontestuese që i ka ofruar gjykata e shkallës së dytë në aktvendimin e saj.

Gjatë kohë që Telekomi i Kosovës po e priste ftesën për mbajtjen e seancës përgatitore dhe për zgjedhjen e institucionit që do ta bënte ekspertizën financiare, sipas direktivave të Dhomave të Shkallës së Dytë, siç kërkohet nga neni 199 i LPK-së, me datën 16.02.2024, e pranuam Aktvendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, i marrë në të njëjtën ditë dhe në mënyrë tërësisht abuzive nga gjyqtari i çështjes, pa u mbajtur asnjë seancë ku palët do të mund t’i paraqitnin pretendimet dhe provat e tyre dhe pa e caktuar fare ekspertizën financiare siç kërkohet në Vendimin e Shkallës së Dytë.

Nëpërmjet këtij aktvendimi, lihet në fuqi urdhri përmbarimor, i lëshuar në vitin 2019, i cili e hap rrugën për bllokimin e llogarive bankare të Telekomit dhe grabitjen e shumës prej mbi 5.7 milionë € të tjera.

Në ndërkohë, me të gjitha provat dhe faktet e paraqitura në Gjykatë, është vërtetuar se Telekomi i Kosovës e ka paguar shumën prej mbi 40 milionë € në emër të vendimit të Arbitrazhit, ndonëse obligimi nga Vendimi i Arbitrazhit ishte për rreth 27 milionë €. Kështu, deri tani Telekomi i Kosovës, në mënyrë të dhunshme, është detyruar të paguajë mbi 13 milionë € më tepër. Sipas aktvendimit në fjalë, plaçkitja e shumës prej 5.7 milionë € rezulton të jetë një pagesë e tepërt, mbi 19 milionë € më e lartë se shuma e obliguar sipas Vendimit të Arbitrazhit.

Të gjitha këto pagesa të tepërta janë bërë si pasojë e vendimeve të gabuara të Gjykatave si dhe kthimeve të njëpasnjëshme në rigjykim të kësaj çështje; deri dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Ne jemi të bindur se ky Aktvendim, përveç që është i jashtëligjshëm, ka dhe elemente të qarta kriminale, nëpërmjet të cilave synohet t’i bëhet një dëm i pariparueshëm Telekomit të Kosovës. Arsyet po i paraqesim në vijim:

  • Ndonëse ndaj këtij aktvendimi mund të bëhet ankesë në Shkallën e Dytë të Gjykatës, kjo nuk mund ta ndalë ekzekutimin e tij. Kësisoj shkaktohet një dëm i pariparueshëm.
  • Ekzekutimi i këtij aktvendimi nënkupton që paratë nga llogaritë bankare të Telekomit të kalojnë në llogaritë bankare të Dardafon.
  • Dihet publikisht fakti se kompania Dardafon është e regjistruar si biznes SHPK dhe nuk operon që nga viti 2019. Kjo kompani nuk ka asnjë pronë të luajtshme e as të paluajtshme, gjë që mund të vërtetohet lehtë nëpërmjet verifikimit të llogarive të saj bankare, deklarimeve të saj në ATK dhe në regjistrin e pronave (kadastër). Prandaj dhe dëmi është i pariparueshëm.
  • Paratë e Telekomit, që do të derdhen në llogaritë bankare të Dardafon, mund të transferohen menjëherë jashtë vendit.
  • Pas rigjykimit të çështjes në Shkallën e Dytë, pas ankesës, nuk kemi asnjë dyshim që vendimi do të jetë në favor të Telekomit, sepse nuk ka si të jetë ndryshe, pasi që ne kemi një vendim të Shkallës së Dytë, që urdhëron për ekspertizë financiare. Pikërisht mohimi i ekspertizës financiare nga gjyqtari i rastit është çështja kyçe e kësaj konference te jashtëzakonshme.
  • Gjyqtari i rastit në vendimin e tij përpiqet të manipulojë me qëndrimin e Telekomit të Kosovës se kinse Telekomi po e mohon lartësinë e detyrimit të vendimit të arbitrazhit. Kjo s’është aspak e vërtetë dhe mund të vërtetohet në të gjitha shkresat e lëndës. E vërteta është se Telekomi jo vetëm që e ka njohur lartësinë e obligimit të dalë nga aribtrazhi, por edhe ka paguar mbi 13 milionë € më tepër. Për këtë mbipagesë Shkalla e Dytë me të drejtë ka kërkuar që të bëhet ekspertizë financiare nga ndonjë kompani e licencuar e auditimit. Prandaj themi se vetëm ekspertiza financiare e vendos drejtësinë në këtë çështje.
  • Ne besojmë fuqishëm që në rigjykimin e Shkallës së Dytë Dardafon do të detyrohet t’ia kthejë Telekomit paratë e tepërta të marra padrejtësisht.
  • Por atëherë do te jetë tepër vonë, sepse llogaritë e Dardafonit mund të jenë të zbrazura.
  • Pra, Telekomi do ta ketë në dorë vendimin e gjykatës, që i jep të drejtën e kthimit të parave, por paratë mund të jenë në posedim të fshehtë të pronarëve të Dardafon.

Nga kjo duket sikur bëhet fjalë për një skemë të organizuar, ku do të duket sikur askush nuk mund të jetë fajtor ligjërisht, por realisht do të këtë vetëm një palë të dëmtuar – Telekomi i Kosovës ose paraja publike.

Për ta parandaluar këtë skemë, Telekomi menjëherë ka marrë veprime në kuadër të mundësive që ka në dispozicion:

– Kemi njoftuar menjëherë organet më të larta të drejtësisë dhe kemi kërkuar që të ndërmerren veprime që kjo skemë të parandalohet.

– Kemi ngritur kallëzim penal ndaj gjykatësit të çështjes në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

– Kemi kërkuar nga Gjykata përjashtimin e Përmbaruesit të çështjes, për shkak të shkeljeve të evidentuara.

– Brenda afatit, do të dorëzohet kërkesa për pezullimin e përmbarimit, deri në sqarimin e rrethanave të marrjes së aktvendimit të jashtëligjshëm të Shkallës së Parë dhe deri në vendimin e Shkallës së Dytë.

– Brenda afatit ligjor, do të bëhet ankesë ndaj aktvendimit të Shkallës së Parë në Shkallën e Dytë të Gjykatës Komerciale.

Telekomi i Kosovës kërkon nga të gjitha institucionet relevante që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për ta parandaluar këtë skemë kriminale që për qëllim ka grabitjen e mbi 5.7 milionë € nga paratë publike që u takojnë qytetarëve dhe shtetit të Kosovës e jo grupeve kriminale.

Me këto veprime, përveç që pamundësohet plaçkitja e parasë publike, rritet besimi te institucionet e drejtësisë.

Telekomi i Kosovës e vë në dijeni opinionin dhe po ashtu palën kundërshtare të përfshirë në këtë proces se do të vazhdojë t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore për ta vazhduar këtë betejë të gjatë dhe të vështirë ligjore. Ne nuk do të lodhemi dhe nuk do të dorëzohemi asnjëherë, derisa e drejta të fitojë. Nëse është e nevojshme, këtë do ta bëjmë edhe në gjykatat relevante ndërkombëtare.

Telekomi i Kosovës është dëmtuar qindra miliona euro nga kontrata me këtë kompani, por nuk do të lejojmë me asnjë kusht që ky dëmtim të vazhdojë përmes proceseve gjyqësore nga gjykatës te caktuar brenda sistemit te drejtësisë.

DEMANT

TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.
Prishtinë, më 08.02.2024

DEMANT

Të nderuar drejtues dhe gazetarë të mediumit “Indeksonline”, “Paparaci” dhe mediave të tjera të cilat e kanë përcjellë të njëjtin artikull, me interpretime dhe pohime të pavërteta dhe qëllimkeqe ndaj Telekomit të Kosovës

Duke u nisur nga interpretimi i gabuar dhe të pavërtetat e shfaqura në tekstin e juaj “Vjedh filma dhe dokumentarë, “DigitAlb” humb nëntë kanale të cilat i bleu edhe Telekomi“, të ditës së djeshme, 07.02.2024, kërkojmë nga ju që demantin tonë, konform obligimit ligjor, ta publikoni në tërësi dhe në një hapësirë të barasvlefshme, të ndërlidhur me artikullin në fjalë, ashtu që publiku i juaj të ketë mundësinë të dëgjojë edhe të vërtetën faktike, rreth Telekomit të Kosovës, të cilën ju as që jeni munduar ta dëgjoni, edhe pse keni qenë të obliguar me ligj dhe me etikën e profesionit.

Gjithashtu, kërkojmë nga ju që, për të na bindur ne dhe publikun se bëhet fjalë për lëshime të paqëllimshme ose së paku pa qëllim të keq, t’i kërkoni falje publike Telekomit të Kosovës dhe publikut për keqinterpretimin dhe mosverifikimin e pohimeve të një mediumi tjetër e që ka të bëjë edhe me Telekomin e Kosovës.

Fillimisht, na lejoni të ju njoftojmë se asnjë nga kanalet e listuara si “të blera” nga Telekomi i Kosovës në kuadër të marrëveshjes me DigitAlb, nuk ndodhet në listën e kanaleve të kontraktuara, prandaj, Telekomi i Kosovës, në kuadër të ofertës së vet shumë atraktive, askund nuk i ka paralajmëruar, apo nuk ka premtuar se do të transmetojë këto kanale. Rrjedhimisht, pohimi i juaj qysh në titull merr formën e dezinformatës, e cila shpresojmë të ketë qenë e paqëllimshme dhe për të njëjtën do t’i kërkoni falje publike Telekomit të Kosovës dhe publikut tuaj.

Poashtu, në kuadër të kësaj, mediumi juaj përcjell edhe interpretimin e gabuar se Telekomi i Kosovës gjoja paska paguar tashmë 1.3 milionë për kanalet e DigitAlb, ndërkohë që e vërteta është se kjo është vetëm një vlerë e pritur e kontratës, sipas procedurës përkatëse të Prokurimit Publik në Kosovë. Në fakt, Telekomi i Kosovës do të paguajë në baza mujore faturën që gjenerohet, të bazuar në numrin e konsumatorëve.

Gjithashtu, më poshtë në tekst, sërish të nisur nga premisa të pavërteta, ju nxirrni përfundime të gabuara, fajësoni Telekomin e Kosovës për mostransmetim të këtyre kanaleve, edhe pse si e sqaruam më lart, Telekomi i Kosovës as nuk e ka paralajmëruar, as nuk e ka premtuar, as nuk ka marrëveshje me DigitAlb, për kanalet që ju i listoni.

Prandaj, kërkojmë nga ju që të botoni në tërësi këtë sqarim/demant, duke ju lutur që kurdo që shkruani për Telekomin e Kosovës, të verifikoni çështjet për të cilat shkruani për të mos e vënë në pyetje seriozitetin dhe profesionalizmin e juaj si medium, dhe për të mos shkelur etikën e profesionit dhe ligjet e vendit.

Kur neglizhoni me këto vlera, ju e dëmtoni me ose pa qëllim imazhin e kompanisë tonë dhe nëse ju nuk bëni përpjekje të na bindni ne dhe publikun se publikimi i këtyre të pavërtetave ishte i paqëllimshëm dhe nëse nuk kërkohet falje publike, atëherë do të na detyroni të reagojmë në institucionet përkatëse për të mbrojtur reputacionin dhe biznesin e kompanisë sonë, e cila zhvillon një biznes të ligjshëm, duke mbrojtur interesat e publikut dhe aksionarit.

Platforma e “DigitAlb” përfshihet në ofertën e Telekomit të Kosovës

TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.

Prishtinë, më 23 janar 2024

 

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Nga sot, platforma e “DigitAlb” përfshihet në ofertën e Telekomit të Kosovës

 

Telekomi i Kosovës starton me ofertën më atraktive në treg 

Telekomi i Kosovës Sh.A. dhe DigitAlb Sh.A. finalizuan sot negociatat për bashkëpunim duke e nënshkruar kontratën, sipas të cilës Telekomi i Kosovës e merr të drejtën e transmetimit të kanaleve të DigitAlb në Kosovë për dy vitet e ardhshme.

Kësisoj, abonuesve të Telekomit të Kosovës do t’u ofrohen kanalet dhe përmbajtja më e kërkuar televizive në hapësirat shqipfolëse. Këtu përfshihen: Top Channel, Klan Shqipëria, Klan Maqedonia, ligat më të njohura të futbollit evropian, filma të zhanreve më të shikuara, seriale me karaktere mbresëlënëse, programe edukative, dokumentarë magjepsës, BBVA3 që vjen në ekranet kosovare ekskluzivisht nëpërmjet TV Vala dhe shumë e shumë kanale të tjera të platformës DigitAlb, krahas atyre të Tring.

Nga kanalet sportive, pakot e reja të Telekomit të Kosovës përfshijnë edhe kanale sportive me lojërat e ligave më të njohura botërore, që ju mbajnë në teh të kolltukut, si: Liga Angleze “Premier League”, Liga Gjermane “Bundesliga”, Liga Italiane “Serie A”, Liga Holandeze “Eredivisie”, përfaqësuesja e Kosovës, FA Cup, kupat e Spanjës, FFF Coupe de France, kupa e Holandës, si dhe shumë evente të tjera sportive.

Përmbajtja televizive do t’u ofrohet përmes platformës dhe pajisjeve OTT (TV Vala box), që janë pajisje të teknologjisë së fundit, të cilat e avancojnë përjetimin e konsumatorëve nëpërmjet mundësisë së shikimit të 25 kanaleve më të shikuara deri në 7 ditë mbrapa (Catch-up TV) dhe qasjes në katalogun e filmave në formë të një videoteke (VOD) e cila përmban filma të ndarë sipas zhanreve, që mund të shikohen ndaras nga kanalet televizive dhe në çdo kohë.

TV Vala do të mundësojë fleksibilitet në përdorim, duke mundësuar funksionim të aplikacionit në disa pajisje dhe përcjelljen e përmbajtjes (kanaleve) në disa pajisje në të njëjtën kohë.

Një mundësi e re në përdorim që e ofron Telekomi i Kosovës është qasja në përmbajtjen e TV Vala pa pajisje fizike (Box), por vetëm nëpërmjet instalimit nga interneti të aplikacionit TV Vala në televizor, tablet, ose smartphone, pas nënshkrimit të kontratës nga konsumatori në pikat tona të shitjes ku ai merr edhe të dhënat për hapjen e aplikacionit (Userin dhe fjalëkalimin).

Krejt kjo me një çmim shumë konkurrues u ofrohet konsumatorëve tanë, ndërkaq shitjet dhe instalimet e reja, përmes platformës me përmbajtje të re, do të fillojnë qysh nga pasnesër (ditë e enjte, datë 25.01.2024).

Për çfarëdo informate shtesë, konsumatorët mund të drejtohen në Qendrën e Thirrjeve (në numrin pa pagesë 080010000) që është në shërbim 24/7, në faqen tonë zyrtare www.kosovotelecom.com dhe në profilet e TK/ Valës në rrjetet sociale, ku mund të bisedojnë drejtpërdrejt me ndonjë nga zyrtarët tanë.

Nënshkruhet kontrata me Ericsson Nikola Tesla, për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës

Komunikatë për media

Nënshkruhet kontrata me Ericsson Nikola Tesla, për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës

Pas një procesi të hapur dhe të suksesshëm të tenderimit, Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, nënshkroi sot kontratën kornizë, në vlerë prej 15 milionë eurove, në mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Ericsson Nikola Tesla nga Zagrebi, me të cilën vazhdon bashkëpunimi në mes të dy kompanive për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës Sh.A.

Në fund të këtij procesi, Telekomi i Kosovës do të jetë i pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit dhe shtrirjen/mbulueshmërinë më të madhe në territorin e Kosovës me teknologjinë 4G+ dhe 5G. Ndërsa qytetarët e Kosovës, përkatësisht konsumatorët e Telekomit të Kosovës do të kenë shërbimet më të avancuara dhe produktet më atraktive në treg.

Siç është njoftuar edhe më herët publiku, Kontrata përfshin instalimin e pajisjeve moderne Ericsson 4G+ dhe 5G në pjesën radio të rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës dhe mirëmbajtjen e rrjetit!

Lidhur me këtë ngjarje të rëndësisë së veçantë, Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, zonja Burbuqe Hana, shprehet e lumtur që pas një procesi të hapur dhe të suksesshëm tenderues, nënshkroi kontratën për modernizimin e plotë të rrjetit mobil Vala (400 Stacione Bazë) me kompaninë prestigjioze ndërkombëtare Ericsson Nikola Tesla.

“Me këtë, po i kurorëzojmë përpjekjet tona për modernizimin e plotë të telefonisë mobile Vala, përfshirë këtu edhe teknologjinë e avancuar 5G”, tha ajo, duke shtuar se “me këtë do të ju ofrojmë konsumatorëve të Telekomit të Kosovës, fjalën e fundit të teknologjisë, duke u ofruar kështu qytetarëve të Kosovës shërbime të avancuara, kurse bizneseve mundësi më të mëdha për zhvillimin e aktivitetit të tyre”.

Zonja Hana gjithashtu njofton se projekti i modernizimit të përgjithshëm të rrjetit, në tërësi do të implementohet deri në fund të vitit 2024, ndërsa regjioni i Prishtinës do të modernizohet tërësisht dhe do të ketë mbulueshmëri të plotë qysh gjatë verës së këtij viti.

Ndërkaq, Gordana Kovačević, presidente e Ericsson Nikola Tesla, lidhur me nënshkrimin e kësaj kontrate ka thënë: “Më vjen mirë që po vazhdojmë bashkëpunimin tonë me Telekomin e Kosovës për modernizimin dhe zgjerimin e rrjetit të tyre mobil. Platforma e fuqishme 5G e Ericsson, e kombinuar me zgjidhje inovative të TIK-ut nga ekspertët tanë, është baza për shërbime të avancuara të komunikimit dhe një sërë mundësish të reja që do të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë. Vazhdimi i partneritetit tonë do të kontribuojë në forcimin e pozitës sonë në tregun e Kosovës, ku kemi qenë prezent për shumë vite. Ne kemi punësuar një numër ekspertësh të rinj në zyrën tonë në Prishtinë vitin e kaluar, të cilët së bashku me kolegët nga i gjithë Grupi Ericsson Nikola Tesla, marrin pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve më të fundit teknologjike për operatorët kryesorë në botë.”

Qytetarët e Kosovës dhe konsumatorët e Telekomit të Kosovës, me këtë projekt do të kenë teknologjinë e fjalës së fundit të rrjetit mobil, rrjetin funksional të standardeve më të larta dhe mirëmbajtjen më efektive, si dhe shërbimet dhe produktet më atraktive në fushën e telekomunikacionit, në tregun e Kosovës!

Me këtë rast, duhet falënderuar posaçërisht aksionarin, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Kosovës të cilët edhe përkundër gjendjes së mjerueshme në të cilën e gjetëm Telekomin e Kosovës në vitin 2020, besuan dhe mbështetën projektin e rimëkëmbjes dhe fuqizimit të operatorit të vetëm publik të telekomunikacionit në vend. 

Prishtinë, më 19 janar 2024

Arbitrazhi vendos në favor të Telekomit të Kosovës në rastin “Paykos”

NJOFTIM PUBLIK

Telekomi i Kosovës Sh.A, në cilësinë e ndërmarrjes publike, njofton aksionarin dhe publikun se me datë 27 dhjetor 2023 është lëshuar vendimi përfundimtar i arbitrazhit me nr. 300595-2022 pranë Qendrës Zvicerane të Arbitrazhit (“Vendimi i Arbitrazhit”). Vendimi i Arbitrazhit përfshin Paykos LLC në cilësinë e Paditësit dhe Telekomin e Kosovës Sh. A. në cilësinë e palës së paditur dhe lidhet me Marrëveshjen e Partneritetit të nënshkruar më 2015.

Vendimi i Arbitrazhit paraqet një konfirmim të ligjshmërisë së qëndrimeve parimore të Telekomit të Kosovës në raport me Paykos dhe kërkesën për zbatimin e duhur të marrëveshjeve kontraktuale në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës. Vendimi i Arbitrazhit gjithashtu paraqet një sukses me rëndësi të Telekomit të Kosovës në drejtim të zbatimit të ligjshëm dhe të drejtë të të gjitha raporteve kontraktuale, në përputhje me ligjet e aplikueshme, praktikat normale të industrisë dhe të biznesit. Po të pranonte Telekomi imponimet e palës tjetër për të shmangur procedurën e Arbitrazhit, atëherë deri në fund të kontratës do të detyrohej të paguante rreth 4 milionë € më tepër!

Si përfundim, Vendimi i Arbitrazhit e detyron Paykos t’i paguajë Telekomit të Kosovës shumën prej 1,400,000 euro, derisa Telekomi i Kosovës detyrohet t’i paguajë Paykos rreth 850,000 euro. Megjithatë, janë dy aspekte me rëndësi në lidhje me këtë proces.

E para, inicimi dhe zhvillimi i procedurës së arbitrazhit nuk ka qenë dëshirë dhe as vullnet i Telekomit të Kosovës. Përkundrazi, Telekomi i Kosovës e ka trajtuar me mirëbesim Paykos LLC dhe në të gjitha fazat ka kërkuar që mospajtimet të zgjidhen në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standardet normale të biznesit. Përkundër kësaj, ka qenë Paykos pala e cila ka insistuar në zhvillimin e arbitrazhit dhe ka inicuar një proces të dytë.

Së dyti, përkundër suksesit në procedurë të arbitrazhit, Telekomi i Kosovës njofton të gjithë publikun, kontraktorët dhe palët e ndryshme të interesit që nuk ka e as nuk do të ketë asnjë tendencë dëmtimi të asnjë pale, por jemi të interesuar që të zhvillojmë marrëdhënie biznesi të drejta dhe korrekte me të gjithë kontraktorët dhe partnerët pa dallim.

Telekomi i Kosovës është kompani publike pronë e Republikës së Kosovës dhe ne jemi të lumtur që edhe biznese ose qytetarë të ndryshëm gjenerojnë të hyra në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë përmes biznesit me Telekomin e Kosovës, ashtu siç Telekomi i Kosovës gjeneron të hyra nga bizneset dhe qytetarët e Republikës. Mirëpo, jemi të vendosur që askënd të mos e lejojmë që të dëmtojë Telekomin e Kosovës, përmes kontratave të dëmshme, interpretimeve të njëanshme në dëm të Telekomit ose formave tjera jo të ligjshme dhe jashtë normave standarde të të bërit biznes. Këtë e sigurojmë duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore në mënyrë strikte, të drejtë dhe profesionale pa dallim, ndaj kujtdo qoftë që ka synime që të dëmtojë pronën publike.

Prishtinë, më 04.01.2024

Vala po rikthehet fuqishëm me investime në teknologjinë më moderne.

Vala po rikthehet fuqishëm me investime në teknologjinë më moderne.
Për pak muaj, në tërë Kosovën do të bëhet modernizimi i plotë i rrjetit me 4G+.
Së shpejti, 5G në zonat më të banuara.

Telekomi i Kosovës/Vala ka ulur tarifat e roamingut për shërbimet e internetit me vendet e BE, në kuadër të marrëveshjes BE-Ballkani Perëndimor

Telekomi i Kosovës/Vala ka ulur tarifat e roamingut për shërbimet e internetit me vendet e BE, në kuadër të marrëveshjes BE-Ballkani Perëndimor

Telekomi i Kosovës/Vala njofton të gjithë konsumatorët që udhëtojnë në Evropë, se nga data 1 tetor 2023, do të kenë ofertë shumë më të favorshme për përdorimin e internetit në roaming, përmes pakove të modifikuara, ku kemi ulur ndjeshëm tarifat për roamingun e të dhënave ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me ofertë më të përballueshme për qytetarët dhe bizneset e të dy rajoneve.

Me këtë hap, Telekomi i Kosovës/Vala përpos përmbushjes së obligimeve të marra ndaj partnerëve, përmbush edhe kërkesat e konsumatorëve tanë për shërbime të lira (të arritshme) roaming, duke qenë shumë konkurrues edhe me shërbimet e të dhënave (data) që ofrohen në BE, përmes aplikacioneve të ndryshme (e-SIM) online.

Siç jeni të njoftuar, këto lehtësime po bëhen në përkrahje të iniciativës për uljen e tarifave të roamingut ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, përmes nënshkrimit të Deklaratës së përbashkët me më shumë se 38 operatorë nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor. Me marrëveshjen e tyre vullnetare, operatorët u angazhuan për krijimin e kushteve me qëllim të uljes graduale të çmimeve të roamingut të të dhënave për përdoruesit fundorë që udhëtojnë ndërmjet shumicës së vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Reagim/letër e hapur e KE të TK Burbuqe Hana drejtuar Indeksonline

Reagim/Letër e hapur,

Të nderuar drejtues dhe gazetarë të Indeksonline,

Kam mirëkuptim për faktin se ju para se të jeni një medium i lirë që informon publikun jeni një biznes që synon të jetë profitabil dhe kërkon me çdo kusht vëmendjen e publikut, pra klikimet dhe pëlqimet e tij. Duke qenë se emri im po lakohet qe disa herë në median e juaj, duke përfolur pa të drejtë edhe familjarë e kolegë të mi, e shoh të nevojshme të ju drejtohem dhe të ju lutem që këtë reagim ta merrni si qëllimmirë, pasi unë sinqerisht e shoh median profesionale si aleat strategjik në procesin e rimëkëmbjes së kompanisë dhe si mundësi që lexuesit tuaj të njihen me punën e madhe që po e bëjmë në shërbim të publikut dhe duke mbrojtur pronën dhe paranë publike.

Në TK jam qe 23 vite, ku jam punësuar si inxhiniere e re dhe gjatë kësaj kohe bashkë me kontributin e dhënë për kompaninë kam përfituar edhe një përvojë të madhe profesionale e jetësore dhe shpresoj se me angazhimin tim në krye të Telekomit të Kosovës jam duke dhënë më të mirën e mundshme që kjo kompani të rikthehet si lidere e shërbimeve të telekomunikimit në vend.

Kur, me konkurs publik, jam punësuar në PTK (viti 2000), kishte edhe mjaft të rinj e të reja të arsimuar jashtë dhe brenda vendit që po punonin me përkushtim për ta shndërruar PTK-në e atëhershme në një nga shtyllat e ekonomisë së vendit, gjithsesi duke përfituar edhe një përvojë të madhe profesionale dhe drejtuese.

Rreth dy vite pas meje në PTK, është punësuar edhe Burim Hana, vëllai im, i cili erdhi aty nga një nga shkollat më prestigjioze të inxhinierisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërkohë që unë vazhdoja të punoja si inxhiniere, ai shumë herët kishte marrë përgjegjësi të larta menaxheriale. Me zgjedhjen time në krye të Telekomit të Kosovës, detyrimisht, pra me fuqinë e ligjit i është mohuar e drejta të konkurrojë për pozitat më të larta në menaxhment dhe duke e kuptuar këtë gjë ai nuk ka konkurruar në asnjë pozitë që bie ndesh me ligjin. Duke pasur parasysh përvojën dhe aftësimin e tij profesional dhe duke konsideruar që askush nuk ka të drejtë të ja mohojë një të drejtë që ja lejon ligji, unë me asgjë nuk jam përzier në garën e mëtejme dhe konsideroj se nuk është favorizuar në konkurrim, përkundrazi mendoj se fakti që unë ndodhem në krye të kompanisë, atë personalisht e ka dëmtuar në karrierë.

Kam frikë se fushata e juaj nuk ka të bëjë vetëm me vëllain apo kolegët e mi, por me qëllimin që të komprometohet një proces i ristrukturimit të kompanisë, i cili në mënyrë të rregullt dhe konkurruese po e ndërron strukturën, e cila ka qenë e emëruar nga politika dhe e cila e ka rrënuar Telekomin e Kosovës. Krejt këtë po e bëjmë pa punësuar asnjë punëtor të ri nga jashtë, vetëm duke zvogëluar numrin e pozitave të larta dhe duke ngjallur një konkurrencë të shëndoshë brenda kompanisë.

Se komprometimi i procesit të ristrukturimit është qëllimi juaj primar, e dëshmon edhe shkrimi i fundit, i Indeksonline, ku ju interpretoni arbitrarisht faktet dhe akuzoni Telekomin se  kriteret e konkursit të brendshëm janë ulur për të favorizuar në mes të tjerëve edhe vëllain e Kryeshefes Ekzekutive. Ulja e kritereve është bërë më vonë dhe pa kurrfarë ndikimi në proceset dhe për zyrtarët të cilët ju i përflisni.

Si shembull të arbitraritetit dhe kontradiktave tuaja logjike po e përmendi paragrafin ku ju thoni “se përmes zbutjes se kritereve u është mohuar konkurrimi për vende të ndryshme 1000 punëtorëve?!” Kjo tregon se ju, fatkeqësisht nuk e keni kuptuar sa duhet  temën për të cilën shkruani. Ngritja e kritereve do e rriste numrin e atyre që s’mund të konkurrojnë, e jo ulja  e tyre. Pra, ulja e kritereve vetëm sa ju jep mundësi më shumë punëtorëve që të konkurrojnë dhe nuk ka asgjë të bëjë me spekulimet e juaja. Pa dashur ta bëj avokatin e askujt, ju mund ta vërtetoni me një kërkesë për qasje në dokumente publike se kandidati/ët ka/në qenë plotësisht i/të kualifikuar për pozitën ku ka/në konkurruar.

Duke ju bërë të ditura këto fakte, çfarëdo spekulimi të mëtejmë rreth kësaj teme ju këshilloj të mos e ndërlidhni me emrin tim pasi edhe të drejtat e gazetarëve nuk janë të palimituara, sidomos kur ka të bëjë me përpjekjen e vazhdueshme dhe të dukshme të medias për të dëmtuar reputacionin e dikujt në mënyrën si po e bëni ju, pa fakte e argumente. E kuptoj se ju ndiqni interesat e pronarëve të mediumit tuaj, por duhet të kuptoni se keni edhe obligime ligjore për informim të drejtë të publikut të cilit i shërbeni ju dhe ne.

Gjithsesi, duke e parë të nevojshme të sqarohem më tej me publikun e juaj, më lejoni të ju njoftoj se gjatë kësaj kohe, sa jam në Telekomin e Kosovës, për 23 vite kam bashkëpunuar me shumë kolege dhe kolegë dhe kam zënë edhe miqësi të cilat i kam vazhduar edhe në jetën time private dhe me kënaqësi mund të them se shumica prej tyre janë ekspertë/e të zotë/nja në fushat e tyre, apo punëtorë të devotshëm të kompanisë. Ju siguroj se deri më sot, asnjëherë nuk kam përfituar nga miqësia apo lidhjet familjare dhe as nuk do të lejoj që nën udhëheqjen time të kësaj kompanie dikush të përfitojë, por as të dëmtohet për faktin se më ka familjare apo mike.

Duke ju siguruar se nuk kam kompetenca që të ju ftoj të monitoroni procesin e konkurrimit të brendshëm në Telekomin e Kosovës, derisa të mos jetë kryer,  ju lutem që të shfrytëzoni të drejtën e qasjes në dokumentet zyrtare ose t’i drejtoheni Departamentit për Relacione me Publikun, i cili në çdo kohë është në shërbimin e juaj lidhur me çdo temë që ju intereson dhe për çdo dyshim që keni.

Në fund, me sinqeritet, ju lutem të vazhdoni të interesoheni për zhvillimet pozitive në Telekomin e Kosovës, për investimet tona në infrastrukturë dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve, të jeni kritik ndaj punës dhe performancës sonë, duke ju kërkuar që gjithnjë të kujdeseni që të bazoheni në fakte dhe të merrni opinionin e palëve përpara se të formuloni apo paragjykoni një ide apo version përfundimtar, çka besoj se është edhe misioni i një mediumi. Natyrisht se nuk pres nga ju të bëni zëdhënësin e Telekomit të Kosovës, por as atë të interesave të ndryshme që kanë dashur dhe duan të përfitojnë nga kompanitë publike. Shpresoj të raportoni për proceset, sukseset apo gabimet, duke pasur hapësirë të shprehjes dhe argumentimit për të gjitha palët në proces. Vetëm kështu i mundësoni publikut të formojë një opinion të bazuar në fakte dhe duke i dëgjuar të gjitha palët, mundësisht të identifikueshme, pasi anonimiteti në të shumtën e rasteve vë në dyshim qëllimet e mira të raportimit.

Me konsideratë të lartë për misionin e mediave të pavarura e profesionale,

E juaja Burbuqe Hana

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Telekomi i Kosovës sh.a. është duke u përballur me dështimin e përsëritur të sistemit gjyqësor që të adresojë në mënyrë të drejtë dhe ligjore kontestin e saj me Dardafon.net

Telekomi i Kosovës ka pranuar Aktvendimin KPPP nr. 365/23 nga Gjykata Komerciale, Dhoma e Shkallës së Parë (Aktvendimi i Gjykatës Komerciale), me të cilin gjykatësi individual A.T. ka detyruar Telekomin e Kosovës që të paguajë edhe një shumë shtesë prej afërsisht 5.7 milionë euro për Dardafon.net.

Telekomi i Kosovës ndodhet në një situatë ku veçse ka paguar shumën prej më shumë se 40 milionë euro përkundër detyrimit të obliguar në vlerë prej 27.6 milionë sikurse ishte përcaktuar në Vendimin e Arbitrazhit (afërsisht 13 milionë mbipagesa që duhet të kthehen nga Dardafon). Kështu, në një proces gjyqësor në shkelje flagrante të parimeve themelore procedurale, të dokumentuar si të ndikuar nga Dardafon.net, Telekomi detyrohet të paguajë më shumë se dyfishin e detyrimit nga një gjykatë shtetërore.

Përderisa Telekomi i Kosovës, brenda afatit ligjor, ka ushtruar të drejtën e tij për ankesë dhe lënda është në vendosje pranë Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Dytë, mënyra e trajtimit të kontestit të Telekomit të Kosovës me Dardafon është tejet shqetësuese, dhe është në shkelje të parimeve themelore të administrimit të drejtësisë. Ky reagim publik vjen për shkak të përsëritjes dhe dështimit të adresimit të këtyre shkeljeve brenda sistemit të drejtësisë dhe përsëritjes së shkeljeve të njëjta në dëm të Telekomit të Kosovës.

Është hera e tretë (3) që gjykata e shkallës së parë është duke vendosur të njëjtin rast, kjo pasi dy vendimet paraprake i janë anuluar për shkak të shkeljeve themelore të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të Telekomit të Kosovës për një proces të drejtë ligjor.

Pamundësia për të pasur një proces të drejtë ligjor ka ndikuar që Telekomi të mos ketë mundësi të rikuperojë më shumë se 13 milionë euro mbipagesa ndaj Dardafon.net. Këto mjete paraqesin detyrim ligjor të Dardafon.net që t’i kthehen prapa Telekomit të Kosovës dhe duhet konstatuar nga Gjykata.

Fillimisht, për rigjykimin e parë, është dashur ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që të anulohen vendimet e tërë gjykatave të rregullta (duke përfshirë Gjykatën Themelore, të Apelit dhe Supreme) që kishin favorizuar Dardafon.net dhe kishin shkelur në mënyrë brutale të drejtat e Telekomit të Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës në Aktgjykimin KI84/21 (“Aktgjykimi Kushtetueses”), në procedurën e trajtimit të prapësimit të Telekomit të Kosovës dhe të trajtimit të kërkesës së Kreditorit, ka konstatuar se kemi të bëjmë me shkelje serioze dhe të rënda kushtetuese në dëm të Telekomit të Kosovës Sh.A, për të cilat arsye dhe ka anuluar të gjitha vendimet e gjykatave të instancave më të ulëta. Aktgjykimi Kushtetues ka vendosur TË KONSTATOJË se ka pasur shkelje në dëm të Telekomit të Kosovës të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Edhe pas Gjykimit të Gjykatës Kushtetuese, procesi u kthye edhe dy herë pranë gjykatës së shkallës së parë, ndërsa shkeljet vazhduan të njëjta. Kjo pasi Gjykatat e ulëta refuzuan të zbatojnë këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.

Tutje, në rigjykimin e dytë, ishte Gjykata e Apelit e cila prapë anuloi Aktvendimin e shkallës së parë, e cila prapë favorizoi Dardafon.net në shkelje të rënda ligjore.

Tashmë, edhe në procesin e rigjykimit të tretë, i njëjti Gjykatës (A.T.) dhe e njëjta Gjykatë vazhdojnë me shkelje të qëllimshme dhe brutale të parimeve themelore të një procesi ligjor. Mënyra dhe shkeljet që kanë lejuar të arrihet te ky rezultat i kundërligjshëm dhe absurd në formë të përmbledhur përfshijnë shkeljet si në vijim:

a. Telekomit të Kosovës i mohohet e drejta themelore procedurale në një ekspertizë të pavarur financiare për kalkulimin e pagesave në mes të palëve, bazuar në dokumentet që nuk kontestohet dhe detyrimin e Dardafon të kthejë prapa 13 milionë euro. Përkundër faktit se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Apelit e kanë detyruar gjykatën e shkallës së parë të caktojë ekspertizë të pavarur, e njëjta vazhdon të refuzohet pa asnjë arsye nga Gjykata Komerciale. Qëllimi i vetëm i refuzimit të tillë është të favorizohet Dardafon.net të përmbarojë shuma sipas dëshirës së tij. Kështu i pamundësohet Telekomit të Kosovës të llogaritë pagesat të cilat bazohen në dokumente që nuk janë fare kontestuese.

b. Dardafon.net kontrollon ekspertizat e tij dhe Gjykata i pranon të njëjtat pa i dhënë asnjë mundësi kundërshtimi Telekomit të Kosovës: Gjykata (A.T.) bazon vendimin e saj nga eksperti i kontrolluar nga Dardafon.net (R.S.) dhe i caktuar nga përmbaruesi privat (I.M.), sipas kërkesës së Dardafon.net. Pra, bazohet në një dokument që nuk është autorizuar dhe lejuar fare nga Gjykata. Kështu, ky pseudo ekspert, i cili në dokumentin e paraqitur thekson qartë se ka përgatitur ekspertizë vetëm nga dokumentet e ofruara nga Dardafon, pranohet si dokument i besueshëm i detyrimeve të Telekomit.

c. Gjykatësi njeh vetëm pjesërisht dhe refuzon të njohë efektet e pagesave të bëra nga Telekomi i Kosovës në kuadër të “Marrëveshjes për ekzekutimin e vendimit përfundimtar të Arbitrazhit 20990/MHM” të nënshkruar mes Kreditorit dhe Debitorit me datën 24.05.2017. Kjo Marrëveshje paraqet Akt Noterial (“Act en minute”) Nr. i LRP: 6316/2017 dhe Nr.i REF: 1202/2017 të përpiluar nga Noteri S. B. dhe në bazë të së njëjtës, Dardafon ka pranuar minuta/numra dhe shërbime tjera të cilat kanë vlerë financiare të matur dhe duhet thyer në kalkulimin e borxhit.

Përfundimisht, caktimi i masës së sigurimit (poashtu i refuzuar nga gjykatësi A.T.) është kërkuar dhe kërkohet për arsye se, ekziston rreziku se kreditori si biznes që është me përgjegjësi të kufizuar, nuk do të përgjigjej në kthim të mjeteve që nuk i takojnë, ashtu që kërkohet që mjetet e përmbaruara nga Urdhri Përmbarimor P.nr.491/19, të mbahen nga Debitori apo një palë e tretë (administrator i besuar) sipas vlerësimit të Gjykatës. Kjo ngase Debitori (Telekomi i Kosovës Sh.A) duhet të sigurohet nga Gjykata se vlerat materiale të cilat i janë marrë peng pa të drejtë dhe në mënyrë të jashtëligjshme duhet të sigurohen se do t’i kthehen nga një burim i sigurtë që do t’i administronte paratë deri në vendimin përfundimtar të të gjitha instancave gjyqësore. Ose Gjykata dhe gjykatësit e lëndës duhet të garantojnë personalisht se paratë e taksapaguesve do të kthehen në çdo mënyrë, në qoftë se biznesi i kreditorit që është me përgjegjësi të kufizuar nuk do të përgjigjej në kthim të mjeteve që nuk i takojnë.

Për të evituar një skenar të tillë, ftojmë të gjitha instancat vendimmarrëse të drejtësisë që kanë kompetencë të ndërhyjnë dhe të ndërprejnë këtë proces të jashtëligjshëm që po zhvillohet para syve tanë dhe me lejen e gjyqësorit. Nëse nuk ndërhyhet menjëherë dhe me vendosmëri, dëmi do të jetë i pariparueshëm dhe besimi në sistemin e drejtësisë dhe ligjin do të rrënohet dhe do të japë mesazhin e gabuar se te ne nuk ka kush ta mbrojë pronën publike, të drejtat dhe interesat e qytetarëve.

Telekomi i Kosovës Sh.A ka përdorë dhe do të përdorë edhe më tutje të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për të kërkuar që të rikthehen të gjitha mjetet tashmë të përmbaruara pa bazë ligjore dhe me detyrim në xhirollogarinë e Telekomit të Kosovës.

Telekomi i Kosovës ka pritje që sistemi gjyqësor dhe prokurorial do të ushtrojnë kompetencat e tyre dhe do të ndërmarrin hapat e nevojshëm në vendosjen e drejtësisë dhe sqarimin e plotë të dëmeve dhe zhvatjeve të cilat i janë shkaktuar pasurisë publike të Telekomit në kuadër të rasteve që veçse janë iniciuar tek organet përkatëse.

Duhet mos harruar faktin se Telekomit të Kosovës i është bërë dëmtim serioz nga Përmbaruesi privat dhe nga vendimet e pabazuara dhe të kundërligjshme të gjyqtarit. Telekomit të Kosovës i është bërë dëm kolateral në grumbullim të kamatave dhe pamundësisë së pagesave të obligimeve të tjera operative. Telekomi i Kosovës ka pritje legjitime që këtë radhë sistemi gjyqësor i Kosovës do të ushtrojë rolin e tij kushtetues dhe ligjor në eliminimin e shkeljeve në dëm të Telekomit të Kosovës. Telekomi i Kosovës nuk do të ndalet kurrë deri në vendosjen e drejtësisë për pronën dhe paranë publike.

TELEKOMI I KOSOVËS  SH.A.
Prishtinë, 11.08.2023

Reagim lidhur me artikullin: Menaxhmenti i Telekomit, vazhdon të shpërblejë kompani të huaja me tenderë me negocim

KEQINTERPRETIM ARBITRAR I FAKTEVE DHE TENDENCË PËR TË ZHVLERËSUAR PUNËN E NDERSHME DHE REZULTATET E MIRA TË TELEKOMIT TË KOSOVËS

Siç është bërë zakon i mediumit tuaj, përmes çfarëdo raportimi nga Telekomi i Kosovës po e përcillni një energji të keqe te lexuesi, sidomos përmes paragjykimeve dhe interpretimeve arbitrare të fakteve /përgjigjeve që po ua kthejmë.

Është jokorrekte të paragjykoni motivet dhe t’i interpretoni veprimet e ligjshme dhe të kushtëzuara nga ligji si “avaz i vjetër” kur të gjithë e dimë se si korrupsioni dhe arbitrariteti ishin karakteristikat kryesore të këtij “avazi”, vetëm disa vite më parë dhe të cilat e kanë dëmtuar shumë kompaninë dhe buxhetin e shtetit. Ky menaxhment, me kontributin e veçantë të KE Burbuqe Hana, ka kontribuar që avazi i vjetër të mos vazhdohet dhe të ndërtohet një qasje e re, profesionale dhe e ligjshme ndaj të gjitha sfidave me të cilat po ndeshemi në rimëkëmbjen e kompanisë.

Kjo kompani, pra “IntegraTouch”, është përzgjedhur për të vazhduar me mirëmbajtjen e një platforme e cila është blerë vite më parë ( qysh më 2012 ) nga kompania “XELEX”,  e cila kishte  të drejtën ekskluzive të mirëmbajtjes dhe pronësinë intelektuale mbi këtë platformë. Pasi “IntegraTouch” më vonë e kishte blerë kompaninë “XELEX”, ajo kishte marrë edhe të gjitha të drejtat e saj. Për informimin e juaj, në vitin 2012 “XELEX” ka pasur si nënkontraktuese një kompani vendore, e cila ka ofruar harduerin dhe mirëmbajtjen për të njëjtin. Gjithashtu, “XELEX”  që nga viti 2014 ka pasur edhe degën e vet në Kosovë.

Edhe shpenzimet/çmimet e mirëmbajtjes kanë rënë me kalimin e viteve. Kështu është e domosdoshme të vazhdohet (d.m.th. me mirëmbajtje të platformave ekzistuese) derisa TK të blejë platforma të tjera, e që dihet se janë të kushtueshme. Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje krahasuese lidhur me çmimet/koston e mirëmbajtjes së platformës që nga viti 2017:

 

2017 = 200,000.00 euro

2019 = 160,000.00 euro

2020 = 160,000.00 euro

2022 = 100,000.00 euro

2023 = 100,000.00 euro

 

Telekomi i Kosovës, pikërisht për ta ndërprerë “Avazin e vjetër të shpërblimit të kompanive që asnjëherë nuk i kanë kryer punët “ po përballet me procese në gjykata dhe arbitrazhe për kontratat e dëmshme, dhe vazhdimisht do të ngrejë padi ndaj kompanive që kanë marrë paratë dhe nuk kanë kryer obligimet, pavarësisht nëse janë vendore apo të huaja, nëse janë kompani të mëdha apo të vogla.

Edhe pse do të donim që shërbime të tilla të ofrojnë kompani vendore, megjithatë nuk kemi paragjykime, por bazohemi vetëm në nevojat e procesit, profesionalizmin, kualitetin,  obligimet dhe të drejtat tona ligjore.

E kuptojmë që mund të keni interesa apo motive të tjera për të qenë tendencioz apo dashakeq, por ju lutemi që për çfarëdo pohimi nga ana e juaj të mbështeteni në dokumente dhe fakte relevante e jo të nxirrni përfundime subjektive  apo paragjykime.

Si gjithnjë, pavarësisht raportimit tendencioz dhe interpretimeve subjektive, jeni të mirëpritur që të kërkoni gjithë informacionin e nevojshëm përpara se të ngrini interpretime dhe akuza publike të paqëndrueshme, të cilat e dëmtojnë jo vetëm reputacionin e kompanisë sonë, por edhe besueshmërinë tuaj në sytë e publikut.

Telekomi i Kosovës i përgjigjet Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Të nderuar zyrtarë dhe anëtarë të AGK

Qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm ata, kanë të drejtë të dinë se si po menaxhohet prona dhe paraja publike. Telekomi i Kosovës Sh.A, përkatësisht njësia e cila e ka përgjegjësi komunikimin me media, është dhe do të jetë bashkëpunuese me media dhe në shërbim të tyre në këtë drejtim. Aq më tepër, në punën tonë, median e konsiderojmë partner strategjik, duke u nisur nga interesi i përbashkët që publikun ta informojmë sa më mirë për:

·         ndryshimet rrënjësore që po bëhen në kompaninë tonë dhe tuajën, lidhur me menaxhimin me kujdes maksimal me pronën dhe paratë publike (kursimet/uljen e shpenzimeve dhe shlyerjen me rregull të borxheve enorme të grumbulluara),

·         mbrojtjen në institucionet e drejtësisë dhe ato të arbitrazhit, lidhur me  kontratat e dëmshme që janë lidhur më herët nën ndikimin e politikës dhe preferencave nga ekzekutivi i asaj kohe dhe të cilat e dëmtuan rëndë jo vetëm kompaninë tonë por edhe arkën e shtetit,     

·         ristrukturimin e kompanisë,

·         investimet që po bëhen pas më se 7 vitesh, përmes të cilave do të modernizohet rrjeti përmes teknologjive më të avancuara dhe do të rritet mbulimi shumë më i mirë me shërbime mobile e fikse. Me një fjalë, shumë shpejt do të kemi teknikisht nivelin edhe më të mirë të shërbimeve. Kurse, ofertat edhe ashtu i kemi pasur gjithnjë jo vetëm konkurrente por edhe të dizajnuara në harmoni me mundësitë e qytetarëve.

Ju sigurojmë se ka se çfarë të shkruhet lidhur me Telekomin e Kosovës, madje ju sigurojmë se nuk e shkelni etikën e gazetarisë edhe nëse shkruani në mënyrë afirmative për zhvillimet e ndryshme në dhe rreth kompanisë sonë. Për më tepër, ju bëjmë thirrje që si asociacion i gazetarëve të kujdeseni për përhapje të informimit të drejtë të publikut të gjerë, duke i inkurajuar gazetarët të bëjnë punë strikte profesionale, hulumtuese dhe duke shfrytëzuar citime të burimeve të vërtetuara. Përdorimi i hapësirës mediale, duke kaluar vijat e raportimit profesional e etik, nuk e favorizon median dhe besojmë se nuk është misioni i një mediumi profesional dhe për këtë ju duhet të jeni gardiani.

 

 Jemi të vetëdijshëm se ky menaxhment, për shkak të borxheve enorme të trashëguara, ka bërë shkurtimin e buxhetit për marketing në media. Poashtu kemi denoncuar dhënien e shumave enorme për marketing, me kritere krejtësisht arbitrare dhe subjektive. Ju sigurojmë se asnjëherë nga menaxhmenti aktual nuk do të jepen para për të mos na kritikuar, përkundrazi ju ftojmë për një qasje kritike e cila shpresojmë të jetë konstruktive dhe e bazuar në etikën e profesionit dhe ligjet në fuqi.

Përpos komunikimit me një gjuhë vlerësuese dhe miqësore, gjatë gjithë kohës jemi kujdesur që në kohë sa më të shpejtë që e kemi pasur të mundur të japim përgjigje apo të ofrojmë qasje për të gjitha mediat, edhe pse në disa raste anshmëria e tyre ka qenë e dukshme, sikurse edhe pronësia mbi to i ka bërë ato natyrshëm të dyshuara për konflikt interesi. Ne nuk kemi bërë kurrfarë selektimi as diskriminimi të medias, pavarësisht orientimit apo pronësisë së tyre. Na vjen mirë që mediat, por edhe AGK nuk ka vërejtje në komunikimin tonë zyrtar me mediat.

Thirrja e AGK drejtuar Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshefes Ekzekutive, që të distancohen nga gjuha e zyrtarit të lartë të kompanisë, është e panevojshme dhe në adresë të gabuar, pasi me përgjigjen dhe bashkëpunimin tonë zyrtar me media, ne kemi treguar se gjuha e kompanisë sonë është gjuha e respektimit të medias, edhe atëherë kur nuk pajtohemi apo kemi vërejtje në raportimet e tyre.

Lidhur me raportimin e Frontonline, ne e kemi dërguar një reagim zyrtar të cilin kjo media e ka publikuar, edhe pse kemi konsideruar se reagimi jonë duhet të jetë i shkëputur nga komentet e këtij mediumi, i cili në formën se si e raporton rastin, qysh në titull lë shijen e hidhur të një spekulimi për të rritur lexueshmërinë e medias, për të cilën shpresojmë se ju si asociacion i gazetarëve do t’i reagoni.

Nuk e konsiderojmë parimore kërkesën që ne si kompani të kontrollojmë apo të bëjmë presion mbi zyrtarët lidhur me profilet personale të tyre në Median Sociale, sepse ato nuk janë mediume zyrtare të kompanisë dhe nuk paraqesin opinionin e saj. Niveli i shkrimeve në profilet personale, konsiderojmë se duhet të mbetet çështje e etikës personale dhe vlerësimit të publikut.

Në fund, të nderuar kolegë, ju ftojmë për bashkëpunim të plotë dhe pa kushte nga ana e jonë, gjithnjë në interes të informimit transparent dhe duke respektuar vetëm kufizimet e parapara me ligj.

NJOFTIM PËR MEDIA

Të nderuar pronarë dhe gazetarë të mediumit Frontonline,

Duke mos paragjykuar arsyet dhe personat e përfshirë në përgatitjen dhe publikimin e këtij artikulli tendencioz dhe qëllimkeq, qysh në titull: https://frontonline.net/telekomi-i-kosoves-merr-me-qira-vjetore-rreth-190-mije-e-zyrat-nga-dosti-i-zv-ministrit-durmishi/ ,  ju lutemi që bazuar në të drejtën tonë ligjore, të publikoni reagimin/demantin tonë në një hapësirë të njëjtë dhe në kohë sa më të shpejtë, me qëllim që lexuesit tuaj të kenë mundësinë të dëgjojnë faktet dhe argumentet tona. Ju lutemi që reagimin ta publikoni të plotë dhe pa ndërhyrje!

KEQINTERPRETIM I FAKTEVE DHE INSINUATA TË ULTA TË FRONTONLINE NDAJ TELEKOMIT TË KOSOVËS

Reagim i Telekomit të Kosovës lidhur me artikullin: Telekomi i Kosovës merr me qira vjetore rreth 190 mijë € zyrat nga dosti i zv/ ministrit Durmishi

https://frontonline.net/telekomi-i-kosoves-merr-me-qira-vjetore-rreth-190-mije-e-zyrat-nga-dosti-i-zv-ministrit-durmishi/   

Ndjehemi të zhgënjyer me faktin se ju, nuk e keni shfrytëzuar rastin të bëni një gazetari të mirëfilltë hulumtuese,  sepse në bazë të rezultateve, me siguri do të lavdëronit Telekomin e Kosovës Sh.A për kursimin e parasë publike, për kalimin në kushte më të mira pune, dhe në ambiente më të përshtatshme për ofrimin e shërbimeve, por ju nuk e keni bërë këtë.

Shkrimin e juaj tendencioz dhe të paargumentuar, edhe ne do të mund ta shpallnim si të porositur nga dosta të dikujt dhe në shërbim të interesave të bizneseve konkurrente apo politikës, por ne nuk e bëjmë sepse jemi profesionistë, të përgjegjshëm dhe mbi të gjitha kemi qëllim të mirë të bashkëpunimit me media, sepse vetëm kështu mundemi që bashkërisht të informojmë qytetarët se si menaxhohet paraja publike.

Duke mos dashur të ulim nivelin e komunikimit dhe të merremi me spekulimet e juaja, ju sigurojmë se me këtë çështje të objekteve, është marrë një komision i yni i cili pasi i ka shqyrtuar të gjitha ofertat, ka marrë vendimin, i pandikuar nga jashtë, vetëm bazuar në interesat e kompanisë dhe bazuar në ligjet në fuqi.

Për fillim, ju lutem merreni në konsideratë se Telekomi i Kosovës nuk posedon asnjë objekt në pronësi të vet dhe krejt aktivitetin e tij e zhvillon në objekte me qira. Lidhur me këto objekte për të cilat jeni interesuar ju, duhet thënë se ishin ndër objektet për të cilat paguanim qiratë më të larta dhe se zhvendosja në objekte të tjera ka qenë shumë e leverdishme për Telekomin e Kosovës.

Paraprakisht ju sigurojmë se janë shteruar të gjitha mundësitë e negocimit me pronarët e objekteve të cilat i kishim në përdorim një kohë të gjatë, me kontrata këto edhe më herët të përfolura si korruptive dhe të pafavorshme dhe me faktin e hidhur se punëtorët e TK punonin në kushte shumë të pafavorshme. Megjithatë, të njëjtit pronarë jo vetëm që nuk donin të diskutonin për të ulur çmimet, përkundrazi ofertat e tyre ishin dukshëm më të larta.

Kështu, para se të shqyrtojë ofertat e reja, komisioni ka realizuar negocimin dhe vlerësimin e përfundimit apo vazhdimit të kontratave për qiranë e objekteve që janë shfrytëzuar nga Telekomi i Kosovës Sh.A, objektet në lokacionet te “Qafa” dhe në “Shesh”, me të dy pronarët e këtyre objekteve. Lidhur me këtë, shihni të dhënat më poshtë:

Objekti te Qafa – Kontrata Komerciale e Qirasë, Nr. 01-556/03, e datës 21.02.2003, e cila ka përfunduar me datën 31.05.2023

Pas negociatave me pronarin e objektit te Qafa, komisioni i Telekomit rekomandoi që Kontrata e Qirasë për Objektin ku ishim të vendosur te Qafa të mos vazhdohet. Arsyet e rekomandimit me të cilat janë pajtuar të gjithë anëtarët e komisionit ishin:

  • Pronari i lokalit nuk e kishte sjellur dokumentacionin pronësor të objektit te Qafa sipas afateve të përcaktuara (dokumentacioni pronësor pronarit i është kërkuar në takimin në negociatat që janë realizuar për qira).
  • Oferta të  cilën e ka ofertuar nuk ishte financiarisht e favorshme për Telekomin (Oferta e pranuar nga Qiradhënësi 8.95€/m2 + tvsh, në total për muaj 2948m x 8.95€ = 26,384.60€ + tvsh)
  • Objekti te Qafa nuk i plotësonte kriteret e duhura për ambientin e punës, për të cilat kemi pasur edhe vërejtje nga Inspektorati i Punës, për mungesën e ajrosjes edhe ndriçimit natyror.

Objekti te Sheshi – Kontrata Komerciale e Qirasë Nr. 01-2650/15, e datës 22.05.2015, e cila ka përfunduar me datën 03.05.2023

 Pas negociatave me pronarin e objektit te Sheshi, komisioni rekomandoi që Kontrata e Qirasë për Objektin ku ishim të vendosur të Sheshi të mos vazhdohet. Arsye e këtij rekomandimi me të cilin janë pajtuar të gjithë anëtarët e komisionit ishte:

  • Ofertën të cilën e kemi pranuar nuk ishte financiarisht e favorshme për Telekomin (50€/m2 Bruto, në total për muaj 962m2 x 50€ = 48,100 €uro).

 Pas përfundimit të negociatave me qiradhënësit e objekteve te Qafa dhe te Sheshi, komisioni ka vazhduar punën në hulumtimin e pikave strategjike për hapjen e pikës së shitjes në afërsi të objekteve ekzistuese te Qafa në rrugën e UÇK-së dhe në Sheshin Nëna Terezë (të përshtatshme për t’iu shërbyer konsumatorëve tanë, pozicionimin e brendit tonë si dhe mundësinë që ofron për promovim të produkteve dhe shërbimeve tona) dhe ka rekomanduar opsionet më me interes, mire të analizuara dhe të argumentuara për biznes.

 Kështu lidhur me objektin te Sheshi:

 Ø  Nëse i krahasojmë të dhënat në kontratat përkatëse për shpenzimet e realizuara deri më 17.03.2023, në emër të qirasë për objektin te Sheshi “Nëna Terezë” për “Grupin Savinja” dhe shpenzimet që pritet të rrjedhin nga kontrata e re për qira me N.P.SH. “Bageri” në Sheshin “Zahir Pajaziti” shihet se Telekomi i Kosovës do të ketë kursime për 17,712.16 euro në baza mujore ose reduktime të shpenzimeve për 53%. Ndërsa, nëse bëjmë një krahasim për periudhën 5 vjeçare sa pritet të zgjasë kontrata e re, kursimi (ose ulja e shpenzimeve) për Telekomin e Kosovës do të jetë hiq më pak se 1,062,729.72 euro.

 Ndërkaq lidhur me objektin në Bregun e Diellit, krahasuar me objektin paraprak te Qafa:

 Ø  Shpenzimet e qirasë janë më të ulta për rreth 81% ose për 18,284.00 euro në muaj. Kursimi në baza vjetore është në vlerë prej 219,408.00 euro kurse për 5 vite hiq më pak se 1,097,040.00 euro.

 Në fund të kësaj përmbledhjeje, për të pasur një pasqyrë sa më të qartë, ju përcjellim edhe një tabelë të përgjithshme të shpenzimeve në të kaluarën dhe tash, dmth që pasqyrojnë kursimet që janë arritur me këtë zhvendosje në objekte të reja:

  

Paraprakisht (euro/për muaj)

Aktualisht (euro/për muaj)

 Diferenca (euro/për muaj)

Objekti i vjetër te Qafa

         22,679.6

 

 

Objekti i vjetër

te Sheshi

         33,272.0

 

 

Objeti i ri te Qafa

 

       1,978.0

 

Objekti në sheshin

”Zahir Pajaziti”

 

     15,560.0

 

Objekti i ri në

“Breg të Diellit”

 

       4,395.6

 

 TOTAL

         55,951.6

     21,933.6

     34,018.0

 

Të nderuar pronarë dhe gazetarë në FrontOnline (dhe mediat e tjera që e kanë marrë këtë shkrim nga FrontOnline)

Duke e konsideruar se përmes jush ne komunikojmë në fakt me lexuesit e juaj të nderuar, ne ju ftojmë që të zhvilloni një gazetari hulumtuese të mirëfilltë, të shteroni mundësitë e verifikimit të fakteve dhe të mos spekuloni me informata jo të plota. Besojmë se nuk do të bënit gabim nëse me këtë rast e shkruani të vërtetën edhe nëse ajo nuk përshtatet me paragjykimet apo interesat e juaja.

Përderisa si qytetarë keni të drejtë të denonconi në polici dhe prokurori çdo shkelje të dyshuar të ligjit, ju nuk keni të drejtë që për hir të lexueshmërisë apo për interesa të juaja (apo dikujt tjetër) të përhapni ide që nuk kanë të bëjnë me punën tonë dhe kompaninë tonë. Mos harroni se fajësinë e konstaton vetëm gjykata ndërkohë që duke përhapur insinuata apo duke rrënuar pa të drejtë reputacionin apo imazhin e një kompanie (për interesa tuaja apo të dikujt tjetër) ju rrezikoni të kryeni krim, dhe të paditeni për këtë.

Përkundër kësaj, ju ftojmë që në të ardhmen, për këtë apo çfarëdo teme tjetër të na drejtoheni pa hezitim me pyetje dhe kërkesa shteruese derisa të keni informacionin e plotë dhe faktet, për të ngritur argumentime duke u mbështetur në të dhëna të besueshme. Ne jemi në dispozicionin tuaj dhe të lexuesve tuaj 24/7, për të sqaruar çdo paqartësi apo për informacion shtesë, duke përfshirë edhe qasjen në të gjithë dokumentacionin publik.

Njoftim për publikim të aktivitetit “Request for Proposals to provide a Number Portability Administration Service for Kosovo”

Njoftim për shtyrjen e afatit për pranimin e ofertave

Në vijim të Njoftimit për publikim të aktivitetit “Request for Proposals to provide a Number Portability Administration Service for Kosovo”, të publikuar në uebfaqen e ARKEP me dt. 05.06.2023 dhe pas kërkesës së palëve të interesuara, ju njoftojmë se është shtyrë afati për pranimim të ofertave dhe atë deri me 19 Korrik 2023, 14:00 PM.

Poashtu ju njoftojmë se edhe kërkesat për informacion dhe sqarime do të pranohen deri me dt. 25 Qershor 2023.


Njoftim për publikim të aktivitetit “Request for Proposals to provide a Number Portability Administration Service for Kosovo”

Bazuar në Rregulloren për Bartshmërinë e Numrave nr. 58, neni 14.2, ky aktivitet publikohet nga ARKEP në emër të Operatorëve.

Personat e interesuar për të paraqitur propozimet këshillohen të dërgojnë një email në npc@arkep-rks.org, për të shprehur interesimin e tyre, sa më shpejt të jetë e mundur, para datës 20 Qershor 2023.

Kërkesat për informacione ose sqarime të mëtejshme nuk do të pranohen pas datës 20 Qershor 2023.

PROPOZIMET E KOMPLETUARA DO TË PRANOHEN JO MË VONË SE ME DT. 05 Korrik 2023, ORA 16:00.

Request for Proposals to provide a Number Portability Administration Service for Kosovo 05 June 2023


ARKEP:
https://arkep-rks.org/NewsDetails/7/1079

 

NJOFTIM PËR MEDIA

TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.

Prishtinë, 22.05.2023

TELEKOMI ZGJERON PLATFORMËN PËR 4G, AFEKTOHEN PËRKOHËSISHT PLATFORMAT 2G dhe 3G

Nevojat e konsumatorëve tanë për shërbime të internetit janë në rritje të vazhdueshme. Për t’i përballuar këto kërkesa dhe të gjitha kërkesat tjera, aktualisht Telekomi ka hyrë në fazën e ndërrimit të platformave ekzistuese, të cilat si pasojë e mungesës së investimeve teknologjike prej mbi 8 vite, nuk kanë më kapacitet të mjaftueshëm për ta përballuar rritjen e kërkesave për shërbime të avancuara të internetit.

Falë investimeve shumëmilionëshe për modernizim të rrjetit dhe platformave tona teknologjike, në këtë fazë po bëhen përpjekje që të rriten kapacitetet, ashtu që konsumatorët tanë të mund të shfrytëzojnë sa më mirë shërbimet tona përmes ofertave shumë të favorshme.

Të premten, në kuadër të aktiviteteve për zgjerimin e kapaciteteve për rrjetin 4G, të cilat veçse janë rritur për rreth 25%, pati një afektim të pjesshëm në platformat e tjera të shërbimeve të internetit 2G dhe 3G. Sigurisht, kjo krijoi shqetësime të arsyeshme te konsumatorët tanë, shqetësime të cilat janë adresuar dhe është punuar e po punohet pa u ndalur për tejkalimin e plotë të tyre.

Ne jemi kompani e telekomunikacionit, pasuri e publikut dhe në shërbim të publikut. Edhe njëherë, jemi në fazë intensive të ndërrimit të platformave ekzistuese me ato të fjalës së fundit në teknologjinë telekomunikuese. Si edhe deri më tani edhe në këtë periudhë po i trajtojmë me kujdesin më të madh të gjitha ankesat e qytetarëve dhe shpresojmë në mirëkuptimin e tyre dhe adresimin e menjëhershëm te ne të çdo shqetësimi që ata e kanë lidhur me shërbimet tona.

Njëkohësisht, është e qartë se fushatat joparimore dhe të porositura për interesa të caktuara, çfarëdo qofshin ato, nuk do të arrijnë të zhvendosin fokusin tonë nga rimëkëmbja e Telekomit të Kosovës, përmes një projekti gjithëpërfshirës  të ristrukturimit dhe investimeve i cili tashmë është në fazën e implementimit. Efektet e këtij procesi do të vërehen qysh në muajt e ardhshëm.

Për me tepër, me qytetarët/konsumatorët tanë, në shërbim të të cilëve jemi 24/7, edhe përkundër këtyre fushatave dramatike të cilat sheshit e favorizojnë konkurrencën, do të ruajmë marrëdhënien e besimit të ndërsjellë të cilën e krijuam përgjatë vështirësive të cilat i kaluam bashkë, e që erdhën si pasojë e një menaxhimi të keq, mos investimi të gjatë në teknologji dhe mirëmbajtje të platformave si dhe abuzimit me pronën publike në të kaluarën e afërt.

Duke i falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, ne shprehim bindjen se vetëm falë tyre, besnikërisë dhe mirëkuptimit të tyre, Telekomi i Kosovës do të mund të rimëkëmbet dhe do t’u kthehet atyre përmes shërbimeve që ata i kërkojnë dhe meritojnë.

NJOFTIM PËR MEDIA

TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.

Prishtinë, 04.05.2023

Njoftim për Media

Dje në orët e mbrëmjes dhe sot në orët e hershme të mëngjesit, në njërin nga serverët tanë janë shfaqur disa probleme teknike, të cilat konsumatorëve tanë me parapagim (prepaid), u kanë krijuar vështirësi ose u kanë pamundësuar realizimin e thirrjeve dhe përdorimin e internetit.

Ekipi ynë teknik, gjatë natës së mbrëmshme dhe në orët e hershme të mëngjesit ka punuar vazhdimisht për tejkalimin e këtyre problemeve dhe të njëjtat janë tejkaluar rreth orës gjashtë të mëngjesit. Aktualisht janë kthyer të gjitha shërbimet.

Ekipet tona janë duke vazhduar punën për të evituar edhe problemet e mbetura, përcjellëse, të cilat nuk afektojnë drejtpërdrejt shërbimet. Duke i falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, ju informojmë dhe sigurojmë se për t’i avancuar shërbimet tona, këtë vit po bëjmë investime serioze, rezultatet e të cilave priten të jenë më se të dukshme qysh gjatë pjesës së dytë të këtij viti.

Telekomi i Kosovës nënshkruan projekt të rëndësishëm për modernizim të rrjetit mobil

Telekomi i Kosovës Sh.A. Prishtinë, 19 dhjetor 2022

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, zonja Burbuqe Hana, në ceremoni të ndara ka nënshkruar sot në Prishtinë, kontratat për projektin “Migrimi në Kodin Telefonik të RKS dhe Modernizimi i rrjetit mobil”, me zonjën Gordana Kovacevic – Presidente e Ericsson Nikola Tesla nga Zagrebi, dhe z. Efthymios Partsalis – Drejtor Gjeneral i Intracom LTD Shkup. Ky është projekti më i madh i nënshkruar nga Telekomi i Kosovës pas një kohe të gjatë të mungesës së investimeve. Ky projekt hap rrugë për modernizimin e rrjetit dhe ngritjen në një nivel dukshëm më të lartë të shërbimeve të telekomunikimit për konsumatorët e Telekomit të Kosovës.

Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe zonja Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës me ekipin e saj dhe menaxhmenti i lartë i të dy kompanive. Nënshkrimit të këtyre kontratave i ka paraprirë një procedurë e prokurimit – “Procedura Konkurruese me Negociata” e cila ka mundësuar negocimin me operatorët e parakualifikuar që nga muaji mars i këtij viti. Telekomi i Kosovës, gjatë kësaj periudhe ka pasur fatin që, në fazën e tenderimit, pjesë të këtij projekti të kishte kompanitë më të mëdha botërore të teknologjisë së telekomunikacionit, siç janë: Nokia, Ericsson Nikola Tesla, Intracom LTD në partneritet me Botek shpk, dhe Altima. Me këtë rast, duke qenë të bindur se ky është vetëm fillimi i investimeve të mëdha në teknologji të reja, i falënderojmë të njëjtat për pjesëmarrjen në këtë projekt të rëndësishëm për ne dhe i ftojmë që të jenë pjesë e projekteve tona në të ardhmen.

Kjo kontratë, që ka për qëllim modernizimin e rrjetit mobil dhe kalimin në kodin 383, sjell përfitime të rëndësishme për konsumatorët, përmirëson shërbimet telekomunikuese mobile, përmes instalimit të teknologjisë së fundit në industrinë e telekomunikimeve.

Përmes kësaj kontrate, Telekomi i Kosovës jo vetëm që e zgjeron mbulueshmërinë me teknologjinë brezgjerë 4G në tërë territorin e banueshëm, por edhe futet në epokën e teknologjisë brezgjerë 5G.

Teknologjia 5G ofron edhe shpejtësi dhe siguri shumë më të madhe, por edhe komunikim në kohë reale (pa vonesë). Teknologjia 5G krijon mundësi për zhvillimin e rrjeteve telekomunikuese që mundësojnë komunikim në kohë reale, siç janë rrjetet e njohura si “Internet of Things”. Në teknologjinë 5G fillimisht do të instalohen 10 stacione, sa për t’u mundësuar klientëve t’i shijojnë përparësitë e kësaj teknologjie, e pastaj do të fillohet të zgjerohet komplet rrjeti, përmes projekteve të radhës. Telekomi i Kosovës kalon në kodin e vet ndërkombëtar 383 dhe me këtë përfiton duke i mënjanuar kostot e përdorimit të kodit ndërkombëtar të Monakos. Njëkohësisht, Telekomi i Kosovës, në rrjetin ndërkombëtar të telekomunikimeve, nga aspekti teknik do të figurojë si kompani e Republikës së Kosovës. Po ashtu, ky projekt sjell përmirësimin e shërbimeve dhe shumëllojshmërinë e produkteve të Telekomit të Kosovës. Kjo parashihet të sjellë rritjen e të hyrave dhe stabilitetin financiar të kompanisë. Stabiliteti financiar është parakusht i zhvillimit të mëtutjeshëm të kompanisë dhe i rikthimit të saj në kompani moderne dhe lidere në Republikën e Kosovës e jo vetëm, që është edhe synim i shpallur nga menaxhmenti i TK dhe i mbështetur fuqishëm nga aksionari.

Reagim i TK

Telekomi i Kosovës Sh.A

Prishtinë, 13.12.2022

REAGIM

U inkasuan me detyrim 14 milionë € më tepër se borxhi real nga Vendimi i Arbitrazhit!

Reagimi i avokatit të përmbaruesit privat Fisnik Sogojeva dhe “avokatit” tjetër Arben Gashi (Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat), ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për pezullimin e përkohshëm të licencës së përmbaruesit privat z. Ilir Mulhaxha, duhet të shqetësojë çdo qytetar të këtij vendi.

Telekomi i Kosovës e sheh të nevojshme të shprehë keqardhje që Kryesuesi i Odës së Përmbaruesve Privat, z. Arben Gashi, jo vetëm që luan rolin e avokatit të z. Mulhaxha, por qëllimisht as nuk e dallon rolin e një përmbaruesi privat prej rolit të një inkasuesi të thjeshtë të borxhit. Për më keq, z. Gashit dhe z. Sogojeva as qe u intereson hulumtimi i se vërtetës rreth dëmit të shkaktuar ndaj Telekomit. Përkundrazi, të njëjtit përpiqen që çështjen kyçe, pra dëmin ndaj Telekomit, ta mënjanojnë nga diskutimi dhe ta reduktojnë ne çështje vetëm procedurale, marrëdhëniesh ndërpersonale dhe animesh politike.

Publiku tashmë është informuar se z. Mulhaxha është sjellë si inkasues me çdo kusht i “borxhit” dhe këtë vetëm sipas kërkesave të pronarëve të kompanisë Dardafon. Pra, z. Mulhaxha nuk është sjellë si një përmbarues i vërtetë, i cili duhej të merrte parasysh të gjitha faktet dhe dëshmitë që kanë të bëjnë me pagesat përmes llogarisë bankare dhe të gjitha kompensimet që janë bere sipas marrëveshjeve mes palëve në emër të dokumentit përmbarimor (Vendimit të Arbitrazhit).

Kujtojmë opinionin publik se në vitin 2017, Telekomi dhe Dardafon (Zmobile) kanë nënshkruar marrëveshje për kompensim të borxhit qe ka rrjedh nga vendimi i Arbitrazhit. Sipas kësaj marrëveshjeje, Telekomi i ka dhënë Dardafonit shërbime në emër të kompensimit të borxhit, që ka rrjedh nga vendimi i Arbitrazhit. Vlera mujore e këtyre shërbimeve sipas marrëveshjes është vlerësuar rreth 380,000.00€.

Dardafoni këto shërbime i ka shfrytëzuar për 30 muaj rresht, pra në total vlera e kompensuar arrin shumën rreth 10.5 milionë €. Edhe pse Dardafon ka shfrytëzuar shërbimet e marra në emër të kompensimit dhe të njëjtat i ka shitur te klientët e tij, duke gjeneruar rreth 15 milionë € të hyra, përmbaruesi nuk ka pranuar që vlerën e shërbimeve prej 10,5 milionë € ta përfshijë në kompensim të obligimit të Telekomit ndaj Dardafonit, ashtu sic parashihte marrëveshja.

Vlera reale e shërbimeve të dhëna në kompensim ka qenë së paku dyfish më e lartë sesa vlera e llogaritur sipas marrëveshjes së vitit 2017, por që Telekomi e ka përllogaritur vetëm vlerën në baze të marrëveshjes për kompensim të vitit 2017.

Për më tepër, Gjykata Komerciale në vendimin e datës 27/10/2022, këtë shumë të kompensimit e ka vlerësuar si pagesë vullnetare jashtë procedurave përmbarimore dhe e ka lënë në kompetencë të përmbaruesit privat, që përmes ekspertizës financiare ta përfshijë në definimin e obligimeve reciproke të palëve. Përmbaruesi Ilir Mulhaxha ka tentuar që përmes një ekspertize të ngutshme, të njëanshme dhe jo të plotë, të injorojë tërësisht shumën e kompensimit, sipas marrëveshjes së vitit 2017, duke mos e përfshirë fare në kalkulim.

Përveç kësaj, përmbaruesi, në urdhrin përmbarimor ka përfshirë shuma përtej Vendimit të Arbitrazhit si dhe ka përllogaritur kamata në emër të kësaj shume (fakt ky i konfirmuar me Aktvendimin e Gjykatës Komerciale të datës 27/10/2022).

Po ashtu, si pasojë e zvarritjes së procedurave të përmbarimit, që janë zhvilluar si pasojë e gabimeve të përmbaruesit dhe Dardafonit, ka ngarkuar padrejtësisht dhe jashtëligjshëm Telekomin me kamata në vlerë rreth 3 milionë €.

Përmes të gjitha këtyre shkeljeve, përmbaruesi ka inkasuar jashtëligjshëm nga Telekomi i Kosovës shumën prej rreth 14 milionë € më tepër sesa që ishte paraparë me vendimin e Arbitrazhit ndërkombëtar.

Në anën tjetër, avokati i z. Mulhaxha, Fisnik Sogojeva, në vend se të merret me ankesat konkrete të Telekomit, të gjithë këtë dem material ndaj Telekomit, qëllimshëm, e redukton kinse në një mosmarrëveshje ndërpesonale dhe goditje ndaj personit.

Telekomi i Kosovës udhëhiqet nga interesi i publikut dhe ka obligim ligjor të mbrojë pronën dhe paranë publike. Prandaj, është e papranueshme që angazhimet e zyrtarëve të TK në këtë drejtim të cilësohen si personale apo private.

Telekomi i Kosovës nuk do të ndalet asnjëherë që të shfrytëzojë të gjitha rrugët dhe mjetet ligjore deri në kthimin e mjeteve të inkasuara jashtëligjshëm dhe sikurse edhe deri më tani do të ndjekë çdo rrugë ligjore që të vihen para drejtësisë përgjegjësit që po e pamundësojnë, zvarrisin apo devijojnë këtë proces të vënies në vend të drejtësisë.

Ja kujtojmë publikut që mënyra e tillë e manipulimit të procedurave, keqpërdorimit të kompetencave, keqinterpretimeve të ligjit dhe vendimeve arbitrare është rrëzuar njëherë nga Gjykata Kushtetuese dhe përsëritja e gabimeve të njëjta e bënë krimin të kryer me vetëdije dhe ata që nuk e pengojnë krimin i bënë pjesëmarrës në krim.

Komunikatë për Media

Deklaratë për media lidhur me inicimin e procedurës disiplinore dhe për suspendimin e përmbaruesit privat Ilir Mullhaxha

Telekomi i Kosovës Sh.A. është njoftuar me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë Nr. 336/2022 të datës 06.12.2022, për inicimin e procedurës disiplinore dhe për suspendimin e përmbaruesit privat Ilir Mullhaxha nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat, deri në një vendim të Komisionit Disiplinor.

Telekomi i Kosovës, si propozues i kësaj procedure, e përshëndet këtë vendim të Ministrisë së Drejtësisë, dhe njëherazi me të drejtë pret që ky përmbarues të shkarkohet nga detyra për shkeljet e bëra në çështjen përmbarimore P.nr.491/19,  në të cilën procedurë palë debitore është Telekomi i Kosovës Sh.A.

Telekomi i Kosovës edhe një herë e informon publikun se tashmë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me aktgjykimin KI84/21, ka konstatuar shkeljet serioze në dëm të debitorit Telekomi, duke përfshirë procedurën përmbarimore dhe gjyqësore, e të cilat kanë rezultuar në dëme milionëshe kundër pasurisë publike të Telekomit të Kosovës si ndërmarrje publike.

Pas kthimit të rastit në rigjykim nga Gjykata Kushtetuese, në aktvendimin e Gjykatës Komerciale është vërtetuar fakti që përmbaruesi ka përfshirë në urdhër përmbarimor shuma që tejkalojnë vlerën e paraparë në Vendimin e Arbitrazhit.

Pra, është i pakontestueshëm fakti që përmbaruesi në urdhrin përmbarimor ka përfshirë shuma prej miliona euro përtej dokumentit përmbarimor (Vendimi i Arbitrazhit).

Andaj ky vendim i Ministrisë, edhe pse i përkohshëm, është një hap pozitiv në drejtim të vënies së ligjshmërisë në kuadër të institucioneve të cilat kanë autorizime publike. Telekomi i Kosovës ka pritje që sistemi gjyqësor dhe prokurorial do të ushtrojnë kompetencat e tyre dhe ndërmarrin hapat e nevojshëm të vendosjes së drejtësisë dhe sqarimit të plotë të dëmeve dhe zhvatjeve, të cilat i janë shkaktuar pasurisë publike të Telekomit, në kuadër të rasteve që veçse janë iniciuar.

Telekomi i Kosovës Sh.A.
Prishtinë, 08.12.2022

Komunikatë për Media

Zonja Burbuqe Hana përzgjidhet në pozitën e Kryeshefit të Telekomit të Kosovës

Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A. me datë 07.12.2022, me vendim unanim, përzgjodhi zonjën Burbuqe Hana në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, me mandat trevjeçar! Vendimi hyn në fuqi menjëherë!

Me datën 23 dhe 24 nëntor 2022, Komisioni Vlerësues në bashkëpunim me Partnerin zbatues për monitorim, për pozitën Kryeshef Ekzekutiv, në mesin e 18 aplikacioneve të pranuara, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve/aplikacioneve ka përzgjedhur në listën e ngushtë për intervistim pesë (5) kandidatë.

Me datën 05 dhe 06 dhjetor 2022, Komisioni Vlerësues në bashkëpunim me Partnerin zbatues për monitorim të procesit të përzgjedhjes ka intervistuar kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të TK Sh.A.

Komisioni në bazë të metodologjisë për vlerësimin e Zyrtarëve të Lartë, të përcaktuar nga Partneri zbatues për monitorim (BDO), ka bërë poentimin e të gjithë kandidatëve të intervistuar, ku znj. Burbuqe Hana është vlerësuar nga Komisioni Vlerësues me më së shumti pikë.

Bordi i Drejtorëve i TK Sh.A. konstaton që i gjithë procesi i rekrutimit për pozitën e punës Kryeshef Ekzekutiv ka qenë transparent, i rregullt dhe në bazë të Ligjit, Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporative.


Komisioni Vlerësues rekomandon të rishpallet konkursi për ZKFTH

Ndërsa për pozitën Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit, kanë aplikuar gjashtë (6) kandidatë. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve/aplikacioneve, Komisioni Vlerësues ka konstatuar që nuk ka numër të mjaftueshëm të kandidatëve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs për ZKFTH, konform legjislacionit në fuqi.

Duke u bazuar në këtë vlerësim, Komisioni Vlerësues rekomandon që të rishpallet konkursi për ZKFTH.

Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A
Prishtinë, 07.12.2022

NJOFTIM PËR VAZHDIM TË AFATIT TË KONKURSIT

Telekomi i Kosovës Sh.A. më datë 08.11.2022 deri më datë 22.11.2022 ka shpallur Konkurs Publik për Punë dhe Detyra Specifike për pozitën: Ekspert Ligjor për përkrahje në arbitrazhe vendore dhe në arbitrazhin e ICC – pjesa e Ligjit nacional (1 ekzekutues).

Për shkak të natyrës specifike të kësaj pozite, Telekomi i Kosovës Sh.A. vazhdon afatin e Konkursit Publik deri më datë 30.11.2022, me kritere dhe kushte të njëjta.

Këtë konkurs mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

www.kosovotelecom.com/mundesi-punesimi

 

Komunikatë për Media

Fitore e plotë në Arbitrazh:

TRIBUNALI I ARBITRAZHIT RRËZON PRETENDIMET MILIONËSHE NDAJ TELEKOMIT TË KOSOVËS

Telekomi i Kosovës shpreson se po zhveshet modeli i projektuar për zhvatjen qindra milionëshe ndaj tij.

Pas një beteje të gjatë ligjore katërvjeçare, sot Telekomi i Kosovës Sh.A. ka pranuar Vendimin përfundimtar nga Tribunali i Arbitrazhit, përmes të cilit ka shënuar një fitore të plotë, duke refuzuar në tërësi kërkesat e palës paditëse. Me Vendimin e Arbitrazhit është refuzuar në tërësi padia e Paditësit – një kompanie nga fusha e IPTV, në vlerën prej mbi 10 Milionë EUR (dhjetë milionë Euro), derisa janë konfirmuar në tërësi veprimet e ligjshme të Telekomit të Kosovës. Në një situatë të tillë, Telekomi i Kosovës tashmë është në pritje edhe të rikuperimit për shpenzimet financiare, përkatësisht kompensimit të shpenzimeve të përfaqësimit.

Ky rast i arbitrazhit ka filluar më 19 shtator 2018, kur Paditësi ka ngritur padi ndaj Telekomit në Tribunalin e Përhershëm të Arbitrazhit të Odës Ekonomike të Kosovës. Tribunali i Arbitrazhit, duke i vërtetuar faktet dhe argumentimin ligjor, me të drejtë ka ardhur deri te përfundimi se Telekomi ka vepruar në tërësi në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë. Kështu, Tribunali ka vendosur për refuzimin e kësaj padie kundër Telekomit.

Telekomi i Kosovës, në cilësi të ndërmarrjes publike, siguron aksionarin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës se do të vazhdojë të kërkojë fuqishëm vendosjen e drejtësisë në raport me të gjitha kontratat e dëmshme. Telekomi i Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë dhe është në pritje edhe të institucioneve të drejtësisë për adresimin me kohë dhe në mënyrë meritore të denoncimeve për kontratat e dëmshme. 

Fatkeqësisht, kjo kontratë nuk ishte e vetmja. Përkundrazi, Telekomi i Kosovës, në përpjekje për të  kthyer ligjshmërinë në kompani, ka rishikuar të gjitha kontratat e mëdha. Gjate këtij rishikimi, ka hasur në shumë parregullsi. Demet ndaj Telekomit nga modele të ngjashme kontraktuale kapin vlera mbi 150 milionë euro.

Me këto kompani, Telekomi i Kosovës  ende është duke u përballur nëpër gjykata dhe arbitrazhe, në përpjekje për të mbrojtur pronën publike nga zhvatja përmes kontratave të ngjashme. “Fitimi i humbur” dhe “Arbitrazhi ndërkombëtar” janë emërues i përbashkët i këtyre kontratave korruptive. “Fitimi i humbur” dhe “Arbitrazhi ndërkombëtar” ishin projektuar nga politika dhe biznese të caktuara, si mënyrë e sigurtë e kalimit të pasurisë publike në xhirollogari private dhe personale. Sistemi i drejtësisë, deri tani nuk ishte treguar i suksesshëm në parandalimin apo penalizimin e tyre.

Siç e kemi informuar publikun edhe më herët, Telekomi i Kosovës ka bërë padi në institucionet përkatëse për nënshkruesit dhe zbatuesit e këtyre kontratave, të cilat e sollën kompaninë dikur më të fuqishme publike buzë falimentimit. Telekomi i Kosovës nuk do të ndalojë të luftojë për ligjshmëri dhe mbrojtje të pronës se tij, pronë e cila është e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ftesë për oferta për marrje me qira të Objektit të Depos për nevoja të TK Sh.A.
Specifikat orientuese për qira të Depos janë:
1.     Objekti për Depo duhet të jetë njëkatësh (Etazhitet P+0), me lartësi së paku 3.5m, sipërfaqe të brendshme rreth 700mdhe sipërfaqe të jashtme (oborr) rreth 4000 m2.
2.    Objekti duhet të ketë infrastrukturë të instalimeve elektrike, ujit, ngrohjes, kanalizimit, internetit, i mbikëqyrur me kamera sigurie dhe sistem alarmi, ndriçim rrugor.
3.    Dyshemeja duhet të jetë nga betoni ose nga materiale tjera (Linoleum) me rezistencë ndaj lagështirës, ndaj goditjeve të forta, kundër rrëshqitjes, kundër zjarrit dhe sa më e niveluar, që siguron stabilitet për raftet, paletat, dhe materialet tjera.
4.    Depoja duhet të ketë dyer me madhësi të përshtatshme për të lëvizur me pirungritës, mund të jenë të tipit “Porta” me dimensione minimum 1.8m x 2.2m.
5.    Objekti të ketë edhe hapësirë ose aneks të përshtatshëm për gjenerator, dhe të përmbajë kapacitetin e kabllove të rrymës që mundësojnë lidhjen e gjeneratorit.
6.    Hapësira e jashtme duhet të jetë e rrethuar me mure ose rrethojë metalike në lartësi prej së paku 2.5m. Për sigurim të hapësirave, pjesa e sipërme e rrethojës preferohet të jetë me tela gjemborë të përforcuar në shtylla metalike të thyera në këndin 45 ⷪ.
7.    Objekti duhet të ketë lidhje të mirë me rrugën kryesore, për qasje të lehtë e të lirë të kamionëve me dy rimorkio ose 20 t.
8.    Sigurimi fizik i Objektit nga pronari (opsion).
9.    Kabinë dhe tualet të veçantë për roje (opsion).
10.  Objekti nuk duhet të jetë më larg se 15 km distancë rrugore nga ndërtesa kryesore e TK Sh.A. në Dardani p.n. Prishtinë.
11.   Qiradhënësi duhet të ketë dokumente të vlefshme pronësore dhe lejet përkatëse.
 
Pranimi i ofertave nëpërmjet internetit (online) vlen deri të dielen me datë 16.10.2022, 15:00h
Ofertat dërgohen në: info@kosovotelecom.com
Komunikatë për Media
TELEKOMI I KOSOVËS KËRKON NGRIRJEN E MJETEVE NË LLOGARITË E DARDAFON NET LLC DHE KTHIMIN E PARAVE

Sot, Telekomi i Kosovës sh.a. ka parashtruar kërkesë te Prokurori i Shtetit për marrjen e masave urgjente për pezullimin/ngrirjen e mjeteve në llogaritë e Dardafon LLC në lartësi prej mbi 30 milionë euro dhe kthimin e këtyre mjeteve në xhirollogarinë e Telekomit deri në vendosje përfundimtare të drejtë dhe të ligjshme nga Gjykatat e Kosovës. Po ashtu, Telekomi i Kosovës sh.a. ka kërkuar që nëse shuma e cekur nuk figuron në xhirollogarinë e Dardafon LLC, Prokurori i Shtetit të përdorë mekanizmat për të përcjellur lëvizjen e parasë nga xhirollogaria e Dardafon LLC dhe t’i gjurmojë dhe ngrijë llogaritë, kudo që kjo shumë është transferuar.

Siç është njoftuar opinioni, tashmë, Gjykata e Apelit, bazuar në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e ka konfirmuar se Telekomi i Kosovës sh.a. ka qenë subjekt i një procedure gjyqësore të kundërligjshme dhe me shkelje serioze procedurale dhe materiale, e cila e ka favorizuar Dardafon LLC në dëm të Telekomit të Kosovës sh.a. Përmes kësaj procedure, Telekomi i Kosovës sh.a. është dëmtuar shumë rëndë financiarisht, gjë që ka ndikuar edhe në operimet ditore të kompanisë. Gjithashtu ka ndikuar negativisht në vazhdimin e projekteve vitale, për arsye se i janë tërhequr/debituar mjetet financiare përmes veprimeve të parregullta dhe kundërligjore të përmbaruesit privat dhe gjykatave të të tri niveleve.

Në bazë të kalkulimeve të deritashme, Telekomi i Kosovës sh.a. ka paguar miliona euro më shumë se sa shuma maksimale që Telekomi i detyrohet Dardafon-it, në bazë të vendimit të Arbitrazhit No.20990/MHM. E shohim të rëndësishme të sqarojmë opinionin se pikërisht për shkak të kësaj përllogaritjeje arbitrare dhe të pasaktë të borxhit, nga ana e gjykatës, është kthyer në rigjykim e tërë kjo çështje.

Duke qenë se ekziston rreziku real që Dardafon LLC mund t’i tjetërsojë të gjitha këto mjete jashtë Republikës së Kosovës e që do të vështirësonte gjurmimin dhe kthimin e tyre në rast të një vendimi të drejtë të gjykatës, Telekomi i Kosovës sh.a. ka kërkuar asistencën e Prokurorit të Shtetit në ndërmarrjen e veprimeve urgjente, që mundësojnë sigurimin e mjeteve financiare deri në vendosjen përfundimtare të drejtë dhe të ligjshme nga gjykatat e Kosovës.
 
Kjo kërkesë është vetëm njëra nga masat që Telekomi i Kosovës sh.a. i ka ndërmarrë, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe më tutje, në mbrojtjen e biznesit të kompanisë dhe në rikthimin e ligjshmërisë. Telekomi i Kosovës sh.a., synon të rikthehet fuqishëm në shërbim të konsumatorëve të vet dhe të qytetarëve të Kosovës, me një kulturë të re dhe me një përkushtim të lartë ndaj punës. Një sistem i drejtësisë efektiv, dinamik dhe i paanshëm është i domosdoshëm për të mbrojtur bizneset dhe qytetarët nga veprimet e paligjshme, ndërkaq Telekomi i Kosovës sh.a. do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të rikthyer mjetet që i janë marrë jashtëligjshëm nga arka e shtetit apo nga fondet e dedikuara për investime strategjike, duke i kthyer ato në infrastrukturë dhe shërbime më të mira për konsumatorët dhe qytetarët.
Komunikatë për Media

 TELEKOMI I KOSOVËS SH.A. PARAQET KËRKESË PËR FILLIM TË HETIMEVE PËR DYSHIM TË KRYERJES SË VEPRAVE TË RËNDA PENALE NË RASTIN Z-MOBILE

 “Në bazë të detyrës zyrtare, jemi të obliguar të ju informojmë se, mbi bazën e fakteve dhe provave të reja, dokumentacionit dhe provave të bashkangjitura, ka dyshim të kryerjes së veprave penale” – thuhet në kërkesën për fillimin e hetimeve penale të Telekomit të Kosovës. Kjo kërkesë është iniciuar ndaj personave, zyrtarë të lartë të kompanisë dhe personave privat, të cilët duke: lidhur kontratë të dëmshme, fshehur dhe manipuluar të dhëna dhe prova, paraqitur deklarata të rrejshme, me veprimet dhe mosveprimet e tyre e kanë dëmtuar Telekomin e Kosovës në periudha të ndryshme kohore dhe kësisoj kanë kryer vepra penale të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të njëjtit kanë iniciuar, hartuar, nënshkruar dhe gjatë kohës së zbatimit të kontratës nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar ose edhe e kanë fshehur dëmin që ishte duke shkaktuar kontrata, duke mundësuar kështu dëme të pariparueshme qindra milionëshe ndaj Telekomit si dhe dëmtim të buxhetit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, nga sa u tha më lartë, nuk përjashtohet mundësia që zyrtarët e Telekomit të Kosovës, në forma të ndryshme mund të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme nga kontrata e dëmshme për Telekomin e Kosovës, nga e cila u shkaktua dëmi në total prej mbi 100 milionë euro.

 Kërkesa për fillim të hetimeve ndaj tyre është paraqitur sepse kishte dyshime të kryerjes së veprave penale, të cilat sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës ndiqen sipas detyrës zyrtare. Bëhet fjalë për veprat penale nga:

·         kreu i XXV “Veprat penale kundër Ekonomisë”,

·         kreu XXVI ”Veprat penale kundër pasurisë”, 

·         kreu XXXI “Veprat penale kundër Administrimit të Drejtësisë dhe Administratës Publike”, 

·         kreu XXXIII” Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare “.

Si pasojë , të njëjtit i kanë shkaktuar humbje Telekomit të Kosovës dhe buxhetit të Republikës së Kosovës si më poshtë:

1.     Humbjet komerciale nga zbatimi i kontratës, që llogariten në vlerë rreth 102 milionë €

2.     Humbjet direkte si pasojë e pamundësisë së zbatimit të kontratës në vlerë rreth 51.4 milionë € (Vendimet e arbitrazheve)

3.     Humbjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së vitit 2017

4.     Humbjet e buxhetit të shtetit të Republikës së Kosovës, në vlerë rreth 16.2 milionë €, si pasojë e shmangies së tatimit nga Dardafon.net LLC

Telekomi bën thirrje dhe beson fuqishëm që kjo kërkesë të jetë arsye e mjaftueshme për të lëvizur organin e akuzës dhe policinë për të hetuar një (dhe jo vetëm një) kontratë të padrejtë dhe të dëmshme, e cila përpos që i shkaktoi dëme shumë të mëdha kompanisë dhe buxhetit të shtetit, u bë model i keq edhe për kompani të tjera dhe për kontrata të tjera të nënshkruara më pastaj nga zyrtarë të lartë në Telekomin e Kosovës, duke e sjellë kompaninë dikur më fitimprurëse në vend, në një gjendje mbijetese dhe në një barrë për buxhetin.

Telekomi i Kosovës është i vendosur të denoncojë krimin, të reformojë kompaninë dhe ta rikthejë atë në vendin që e kishte dikur në ekonominë dhe shoqërinë tonë, duke u bërë një shërbyese e devotshme e konsumatorëve të vet dhe plotësisht e përgjegjshme dhe transparente para qytetarëve të Kosovës.

Komunikatë për Media
Telekomi i Kosovës do të kërkojë t’i rikthehen të gjitha mjetet e përmbaruara pa bazë ligjore dhe me detyrim
 
Telekomi i Kosovës Sh.A. sot me datë 18 mars 2022 ka pranuar Aktvendimin e Gjykatës së Apelit me numër Ac.nr. 265/22 (“Vendimi i Apelit”), me të cilin kjo Gjykatë e ka aprovuar si të themeltë ankesën e debitorit Telekomi i Kosovës Sh.A. dhe çështjen e ka kthyer në procedim të sërishëm në Gjykatën Themelore.
 
Sipas këtij vendimi, Gjykata e Apelit, bazuar në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e ka konfirmuar se ankesa e Telekomit të Kosovës Sh.A. është e themeltë dhe se Telekomi i Kosovës ka qenë subjekt i një procedure gjyqësore të parregullt dhe me shkelje serioze procedurale dhe materiale, e cila e ka favorizuar Dardafon.net dhe Z-Mobile në dëm të Telekomit të Kosovës Sh.A. Duke marrë parasysh këto shkelje serioze, lënda është rikthyer sërish në gjykim pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.
 
Vendimin e Gjykatës së Apelit e shohim si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së ligjshmërisë në lidhje me kërkesat legjitime të Telekomit të Kosovës Sh.A.. Telekomi i Kosovës Sh.A. i siguron të gjithë se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike në dispozicion, me qëllim të sqarimit të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.
 
Vendimi i Apelit është në linjë me konstatimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës se kemi të bëjmë me shkelje serioze dhe të rënda kushtetuese në dëm të Telekomit të Kosovës Sh.A., në procesin e procedurës përmbarimore, të cilat shkelje përfshijnë Urdhrin Përmbarimor P.nr.491/19, të datës 15.07.2019 të lëshuar nga përmbaruesi privat Ilir Mulhaxha, Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PPP.nr.1486/19 të datës 06.07.2020, Aktvendimin e Gjykatës së Apelit AC.nr.3610/20, të datës 08.10.2020, dhe gjithashtu Aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës [CML.nr.12/20], të 20 janarit 2021.
 
Shkeljet kushtetuese dhe procedurale në dëm të Telekomit të Kosovës Sh.A., të konstatuara nga ana e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Kushtetuese, lidhen me përcaktimin e shumës për të cilën është lejuar përmbarimi dhe bazat meritore të kundërshtimeve dhe ankesës së Telekomit të Kosovës Sh.A., e të cilat janë thelbësore për të përcaktuar detyrimet e Telekomit të Kosovës Sh.A.
 
Anulimi i Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPP. nr. 1486/19 të datës 06.07.2020 nënkupton që pagesat e deritashme nga ana e Telekomit Sh.A. janë bërë pa bazë ligjore dhe këto pagesa do të ndërpriten deri në një vendim meritor të gjykatës, së bashku me përllogaritjen e saktë dhe korrekte të vlerës, e cila do të përcaktohet në vijim në Gjykatën Themelore. Kjo nënkupton se Telekomi i Kosovës Sh.A. nuk do të jetë i detyruar të bëjë pagesa deri në një vendim përfundimtar dhe të plotfuqishëm, që përcakton qartë detyrimet e palëve, shumën dhe afatet. Gjithashtu, Telekomi i Kosovës Sh.A. do të përdorë mjetet ligjore në dispozicion për të kërkuar që të rikthehen të gjitha mjetet tashmë të përmbaruara pa bazë ligjore dhe me detyrim, në xhirollogarinë e Telekomit të Kosovës Sh.A..
 
Në këtë fazë, duke mos harruar faktin se Telekomit të Kosovës Sh.A. i është bërë dëmtim serioz nga Përmbaruesi dhe instancat e Gjykatave, si dhe dëm kolateral në grumbullim të kamatave dhe pamundësisë së pagesave të obligimeve të tjera operative, Telekomi i Kosovës Sh.A. ka pritje legjitime që këtë radhë, sistemi gjyqësor i Kosovës do të ushtrojë rolin e tij kushtetues dhe ligjor në eliminimin e shkeljeve në dëm të Telekomit të Kosovës Sh.A.
Intervistë për Kallxo.com (#KallxoPernime ): UD e KE të TK, zonja Burbuqe Hana

Më shumë për një kontratë të padrejtë e cila gati e falimentoi Telekomin e Kosovës, për rimëkëmbjen e kompanisë dikur më të suksesshme në vend, për paralajmërimet e brendshme, për gjykatat që (nuk) e luftojnë korrupsionin… ju sjellim një pjesë nga intervista e zonjës Burbuqe Hana Ushtruese e Detyrës e Kryeshefes Ekzekutive të Telekomit të Kosovës, me gazetaren dhe drejtuesen e emisionit.

NJOFTIM PËR MEDIA NGA BORDI I DREJTORËVE DHE MENAXHMENTI I TELEKOMIT TË KOSOVËS

TELEKOMI I KOSOVËS PO PAGUAN FATURAT E POLITIKËS DHE GRUPEVE TË INTERESIT, NGA E KALUARA

23.02.2022

Telekomit të Kosovës Sh.A., të hënën pas orës 16, i erdhi edhe një “faturë” shumëmilionëshe (rreth 13 milionë euro), për të paguar, pas asaj të cilën e kishte pranuar në vitin 2016 për një shumë prej 39 milionë eurosh, e cila e pati tronditur nga themelet kompaninë dikur më të suksesshme në vend.

Në gjendjen e krijuar, do të vazhdojmë të angazhohemi që “faturat” e politikës dhe grupeve të interesit jashtë dhe brenda Telekomit të Kosovës Sh.A., të hetohen nga institucionet e rendit dhe ligjit, që nga zanafilla e tyre, duke përmbyllur kështu një epokë kur pjesë të krimit të organizuar dhe të politikës në bashkëveprim po e rrënonin pronën publike dhe në veçanti kompanitë publike, në një përpjekje të përvetësimit të saj/tyre.

Këto borxhe (dhe ato ndaj shtetit dhe institucioneve të tjera publike), pasojë e një politike dhe një menaxhimi të kaluar, për të cilat askush deri sot nuk dha përgjegjësi, rrezikojnë të përmbytin përpjekjet e jashtëzakonshme që po bëhen për të rimëkëmbur këtë kompani, e cila ka potencial të jashtëzakonshëm njerëzor. Rimëkëmbja dhe ruajtja e Telekomit të Kosovës me një qasje krejtësisht tjetër ndaj pronës publike, ndaj qytetarit dhe konsumatorit dhe vënia jonë në shërbim të publikut/ konsumatorëve 24/7, është në interesin më të mirë publik dhe njëkohësisht një obligim ligjor e moral, e profesional. Një strategji e grupeve të interesit, e formësuar në një kontratë publikisht të dyshuar dhe të denoncuar si korruptive, e kishte degraduar Telekomin e Kosovës Sh.A. nga një kompani që dha rreth 900 milionë tatime për buxhetin e shtetit, në një kompani e cila vitin e kaluar mezi shpëtoi nga kthetrat e përmbaruesve. Por, Telekomi aktualisht po ndërton një proces të baraspeshuar të pagesës së borxheve dhe një proces paralel të rimëkëmbjes së brendshme financiare, organizative, morale e operative si dhe kthimit të ligjshmërisë në kompani.

Vendimi i Arbitrazhit ICC No. 24841, përkundër faktit pozitiv se konstaton që kontrata me Z- mobile konsiderohet e përfunduar me 30 korrik 2019 dhe ka refuzuar shumicën e kërkesave të Z-Mobile, megjithatë nuk është në linjë me pritjet e Telekomit të Kosovës Sh.A. dhe sipas vlerësimeve paraprake nuk është as në përputhje me standardet ligjore të aplikueshme. Përpos që nuk sjell drejtësi për sa i përket raportit tashmë të përfunduar kontraktual me Z-Mobile, ku Telekomi ka arritur të dëshmojë humbje të akumuluara qindra milionëshe, i njëjti nuk është në përputhje me parimet kryesore të drejtësisë dhe përgjegjësisë kontraktore. Si i tillë, vendimi është në esencë i parregullte dhe Telekomi i Kosovës Sh.A. do të vazhdojë të ndjekë rrugët ligjore për të sfiduar vendimin.

Ekspertët tonë ligjor janë duke përgatitur argumentet përmes të cilave do të sfidojnë Vendimin e ICC no. 2481 në gjykatat kompetente.

Njoftim / kërkimfalje / ftesë

Të dashur qytetarë, konsumatorë, media,

Për shkak të reduktimeve të mëdha të energjisë elektrike në disa zona të vendit në këto dy tri javët e fundit, një numër i madh i stacioneve tona bazë kanë dalë përkohësisht jashtë funksionit dhe të njëjtat janë kthyer në funksion me një angazhim të jashtëzakonshëm të stafit. Nga kjo ndërprerje nuk pësuan vetëm ato zona me reduktime, sepse shkaktohej ngarkesë edhe në zonat e tjera ku kishte energji dhe për pasojë shërbimet në 3G dhe 4G ishin shpesh tejet të limituara. Pra, ngarkesa shkakton probleme jo vetëm në zonat me reduktime, por edhe në rrjetin qendror, e që si pasojë shkaktohen probleme (ngarkesa) edhe në zona ku mbulueshmëria në atë moment është e mirë.

Përkundër këtyre problemeve, Telekomi i Kosovës po bën maksimumin me të gjitha mjetet që ka për kthimin e shërbimeve aty ku është e mundur, duke reaguar sapo paraqitet problemi. Lidhur me këto probleme, në baza të rregullta 24/7 po punojmë që mungesa e energjisë elektrike të këtë pasoja sa me minimale për shërbimet tona. Këtë aktualisht po e bëjmë përmes gjeneratorëve qe i kemi aktiv në shumicën e BTS-ave (antenave) tona por edhe pajisjeve të tjera, numrin e të cilave po përpiqemi ta shtojmë ose të përdorim në mënyrë më efikase ato ekzistuese.

Gjithashtu, ju sigurojmë se kemi vendosur kontakte me faktorët institucional, të cilët kanë ndikim në menaxhimin e këtyre problemeve, të cilat nuk janë vetëm të Telekomit të Kosovës. Me stabilizim të furnizimit me energji elektrike, shërbimet do të kthehen në normalitet. Lajmërimi i fundit nga KEDS, se nuk do të ketë reduktime, masat që po i merr Qeveria e Kosovës dhe angazhimi i përgjithshëm institucional për normalizim dhe menaxhim të suksesshëm të sfidës energjetike, duket shpresëdhënës dhe ne na mbetet që të gjithë të jemi të përkushtuar e të vëmendshëm në kryerjen e obligimeve tona, të përballojmë bashkërisht këtë sfidë kontinentale e rajonale me pasoja të rënda.

Në ndërkohë, bashkë me lutjen për mirëkuptim dhe me bindjen se të gjithë po kalojmë nëpër të njëjtat vështirësi, për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike, ju ftojmë që bashkërisht të kontribuojmë për një shoqëri dhe ambient ku problemet janë vetëm sfidë për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme.

Komunikatë për media

TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.

Prishtinë, 17.12.2021

 

KOMUNIKATË PËR MEDIA

 

Telekomi i Kosovës sh.a. përshëndet Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KI84/21, edhe përkundër faktit se nuk janë plotësuar të gjitha pritshmëritë e tij.

Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh mendimin se shkeljet e konstatuara nga ana e Gjykatës Kushtetuese, zanafillën e kishin qysh në Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PPP.nr. 1486/19 të datës 06 korrik 2020,  të cilat pastaj, u legjitimuan së pari me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit Ac.nr. 3610/20 të datës 08 tetor 2020 dhe pastaj edhe me Aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës CML nr. 12/20 të datës 20 janar 2021.

Prandaj, pasi Gjykata Kushtetuese ka anuluar Aktvendimet e Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Supreme, të cilat i kanë legjitimuar shkeljet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh qëndrimin se edhe Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë PPP.nr. 1486/19 i datës 06 korrik 2020, do të duhej të anulohet.

Pavarësisht kësaj, Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh pritshmëritë që në procedurën e përsëritur, Gjykata e Apelit do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë me profesionalizëm dhe paanësi të gjitha pretendimet ankimore dhe do të marrë një Vendim në përputhje me konstatimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Telekomi i Kosovës sh.a. beson se ky është vetëm fillimi i vendosjes së drejtësisë lidhur me kontratën tashmë famëkeqe me Z-Mobile. Telekomi i Kosovës sh.a. beson fuqishëm dhe është i bindur se organet e drejtësisë do të fillojnë ta hulumtojnë prej fillimit këtë kontratë, e cila i ka shkaktuar dëme qindra milionëshe Telekomit. Gjithashtu, shpresojmë që vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese të jetë një moment i ri dhe një shtysë e re për institucionet tona të drejtësisë, që Telekomit të Kosovës sh.a. përmes një procesi të ardhshëm gjyqësor, t’i kompensohet dëmi i shkaktuar ndër vite nga kontrata me Z-Mobile.

Ftesë publike për partneritet në ofrimin e përmbajtjes

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve të avancuara për konsumatorët tanë, Telekomi i Kosovës fton kompanitë e interesuara që të bëhen pjesë e partneritetit për ofrimin e përmbajtjes (filma, seriale, programe dokumentare, programe sportive etj.) në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Telekomi i Kosovës synon që t’ju ofrojë kushte të barabarta të bashkëpunimit të gjithë operatorëve ekonomik serioz dhe të interesuar, me qëllim që t’ju ofrojmë konsumatorëve përvojën më të mirë nga ky bashkëpunim.

Në funksion të realizimit të këtij bashkëpunimi, Telekomi i Kosovës fton kompanitë e interesuara t’i ofrojnë produktet e tyre. Këto produkte do të precizohen pas propozimeve tuaja dhe pas takimeve të drejtpërdrejta me ju.  Ky është një proces i hapur dhe fillon një ditë pas publikimit të këtij njoftimi dhe vijon me lidhjen e marrëveshjeve të veçanta.

Për të qenë pjesë e këtij partneriteti, fillimisht operatorët ekonomik/palët duhet:

  • Të kenë përvojë në këtë fushë së paku tri vite. Si dëshmi mund të përdoret Certifikata e Regjistrimit te Biznesit dhe Informatat e Biznesit;
  • Të kenë qarkullim vjetor në dy vitet e fundit fiskale (total të deklaruara) afërsisht ose mbi 1,000,000 €. Kjo kërkesë mund të plotësohet nga Operatori Ekonomik vetëm apo në konzorcium. Si dëshmi mund të përdoret gjendja e tatimpaguesit e lëshuar nga autoriteti tatimor, ose Raporti i Auditimit të Pasqyrave Financiare;
  • Të dorëzojnë propozimet e veta, lidhur me idetë qe kanë për bashkëpunim.

Të gjitha kërkesat tuaja për të qenë pjesë e këtij partneriteti, së bashku me idetë dhe propozimet (modalitetet) e bashkëpunimit ju lutemi t’i dërgoni përmes postës elektronike në e-mail adresën content@kosovotelecom.com

Prishtinë, 01.10.2021

Anulim Konkursi

NJOFTIM

Telekomi i Kosovës Sh.A njofton të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për poziten Ekspert Ligjor (2 ekzekutues) për anulimin e konkursit të publikuar në shtypin ditor me datë.13.05.2021 i mbyllur me datë 27.05.2021, sepse së paku tre kandidatë nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara me konkurs.  

I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe ju njoftojmë se  konkursi publike do të përsëritet.

 

OBAVEŠTENJE

Telekom Kosova a.d. obaveštava sve kandidate koji su se prijavili na konkursu za položaj pravnog strućnjaka (2 izvršioca), da se konkurs, raspisan i objavljen na dnevnoj štampi od 13.05.2021. g. a zakjućen 27.05.2021. godine, poništava jer je bilo potrebno da najmanje tri prijavljenih kandidata ispune uslove predviđene ovim konkursem, što se u ovom slučaju nije desilo.  

Zahvaljujemo sve kandidate koji su se prijavili na konkursu za njihovo interesovanje da budu deo  TK a.d. uz obaveštenje da će se ovaj javni konkurs ponovno objaviti.

Shprehje Interesi

Me datë 10 shkurt 2021, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka shpallur dëgjimin publik https://kodeproject.org/wp-content/uploads/2021/02/Second-Public-Consultation-for-Unconnected-Towers_SQ.docx.pdf për lidhjen e Pirgjeve (BTS-ve) me fiber optik. Dëgjimi publik ka zgjatur deri me 18 shkurt 2021. Ky ka qenë edhe parakushti i fundit dhe më pas Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, procedon me hapjen “Thirrje për Aplikim sipas skemës së GRANTE-ve për Financimin e Infrastrukturës Dixhitale”.

Telekomi i Kosovës SH.A., shpreh interesin e tij për të aplikuar në “Thirrje për Aplikim sipas skemës së granteve për Financimin e Infrastrukturës Dixhitale”, e cila pritet të publikohet së shpejti nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, si njëra nga komponentët e Projektit të Ekonomisë Dixhitale të Kosovës (KODE). Për të aplikuar në skemën e granteve të lartcekura, Telekomi i Kosovës SH.A. ka nevojë për bashkëpunëtorë, të cilët do të ishin në gjendje të ofrojnë kryerjen e disa punimeve/furnizimeve/shërbimeve, që nuk mund të realizohen nga vet Telekomi.

Projekti KODE financohet nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), dhe informata më të detajuara për projektin mund të gjenden në  https://kodeproject.org

Telekomi i Kosovës SH.A. në cilësinë e Aplikuesit për GRANT, përmes këtij publikimi, fton të gjithë bashkëpunëtorët potencial për bashkëpunim të mundshëm, të cilët do të jenë në cilësinë e nënkontraktorit.

Për t`u bërë bashkëpunëtorë potencial te Telekomit, operatorët ekonomik fillimisht duhet të plotësojnë disa kushte, si në vijim:

  • Duhet të dorëzojnë Certifikatën e Regjistrimit te Biznesit (Kopje).
  • Të dorëzojnë listën e referencave për punët/furnizimet apo shërbimet e kryera në fushën e telekomunikacionit me theks në ndërtimin e rrjetave optike.
  • Listën e personelit në dispozicion për realizim të projektit.
  • Vërtetimin e Administratës Tatimore, që nuk është në vonese të pagesës së tatimeve
  • Certifikatën nga Gjykata Themelore, që nuk është në procedure të falimentimit dhe likuidimit.

Përzgjedhja e bashkëpunëtorëve potencial do të bëhet duke pasur parasysh plotësimin e kërkesave të mësipërme si dhe seriozitetin e kompanisë që aplikon, ku përparësi do të kenë kompanitë të cilat kanë punuar në fushën e Telekomunikacionit në të kaluarën.

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen përmes e-mail adresës: KODE@kosovotelecom.com, ndërsa për pyetje apo sqarime eventuale mund të drejtoheni gjithashtu në e-mail adresën KODE@kosovotelecom.com

Afati i fundit për dorëzim të aplikacioneve është data: 11 mars 2021, në ora 24:00.

Vetëm operatorët ekonomik që i plotësojnë kushtet dhe konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për të diskutuar lidhur me mundësitë e ftesës për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Telekomin e Kosovës në këtë projekt, respektivisht aplikimi në skemën e GRANTE-ve sipas thirrjes së lartcekur.

Shprehje Interesi

SHPREHJE INTERESI

Telekomi i Kosove Sh.a., shpreh interesin e saj për të marr pjese në “Thirrje për Aplikim sipas skemës së garantëve për Financimin e Infrastrukturës Dixhitale”, të publikuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit me datë 25 gusht 2020, si njëra nga komponentët e Projektit të Ekonomisë Dixhitale të Kosovës (KODE). Për të realizuar pjesëmarrjen në skemën e garantëve të lartcekur, TK SH.A ka nevoje për partner ose nënkontraktor, të cilët do ishin në gjendje të ofronin kryerjen e disa punimeve/furnizimeve/shërbimeve që nuk mund të realizoheshin nga TK Sh.A.

Projekti KODE financohet nga Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), dhe informata me të detajuara për projektin mund të gjenden në  https://kodeproject.org

Telekomi i Kosovës sh.a në cilësinë e operatorit ekonomik, përmes këtij publikimi fton të gjithë operatoret ekonomik potencial për bashkëpunim të mundshëm që do kenë cilësinë e nënkontraktonit.

Për tu bërë partner i Telekomit, operatoret ekonomik fillimisht duhet të plotësojnë disa kushte, si:

  • Duhet të dorëzojnë Certifikatën e Regjistrimit te Biznesit (Kopje)
  • Te dorëzojnë listën e referencave për punët/furnizimet apo shërbimet e kryera ne fushën e telekomunikacionit me theks në ndërtime e rrjetave optike.
  • Listën e personelit në dispozicion për realizim të projektit.
  • Vërtetimin e Administratës Tatimore, që nuk është në vonese të pagesës se tatimeve
  • Certifikatën nga Gjykata Themelore, që nuk është në procedure të falimentimit dhe likuidimit.

Përzgjedhja e nënkontraktorëve do të bëhet duke pas parasysh plotësimin e kërkesave të mësipërme, si dhe seriozitetin e kompanisë që aplikon, ku përparësi do kenë kompanitë të cilat kane punuar për Telekomin në të kaluarën.

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen përmes e-mail adresës në vijim: KODE@kosovotelecom.com, ndërsa për pyetje apo sqarime eventuale mundë të drejtoheni gjithashtu në KODE@kosovotelecom.com

Afati i fundit për dorëzim te aplikacioneve është data; 07.09.2020, në ora 24:00.

Vetëm aplikantët që i plotësojnë kushtet dhe konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për diskutuar lidhur me mundësitë e ftesës për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Telekomin e Kosovës në këtë projekt.

Telekomi i Kosovës SH.A.

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Zeqir Kiqina

Prishtinë 02 Shtator 2020


DOWNLOAD PDF

Anulim Konkursi

NJOFTIM

Telekomi i Kosovës Sh.A njofton se Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve në kuadër të kompetencave të veta, me datë 28.07.2020, ka marrë vendim për anulimin e konkursit për pozitat: Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit, i publikuar në shtypin ditor me datë: 15.07.2020.
Ky vendim është marrë pasi Bordi është njoftuar nga Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në kuadër të MEA së Qeveria e Republikës së Kosovës ka lidhur Memorandum Bashkëpunimi me Ambasadën Britanike për asistencë që nga fillimi i procesit, lidhur me përzgjedhjen e pozitave të larta.

I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe i lusim që të shohin web faqen e kompanisë për konkurset publike, në të ardhmen.

 

OBAVEŠTENJE

Telekom Kosova d.d. obaveštava da je Privremeni Bord Direktora, u okviru svojih ovlašćenja doneo odluku o poništenju konkursa za radna mjesta: Izvršni direktor i Glavni službenik za finansije i trezor, objavljen u dnevnoj štampi dana 15.07.2020.
Ova odluka je doneta posle informisanja Borda od strane jedinice za Nadzor Javnih Preduzeća, u okviru MEŽS o potpisivanju Memoranduma o Saradnji, sa ambasadom Ujedinjenog Kraljevstva, o njihovom ućestvovanju u proces regrutovanja viših rukovodećih pozicija .

Zahvaljujemo svim kandidatima na iskazanom interesovanju da budu deo TK d.d. i upućujemo ih da i ubuduće posjete web stranicu kompanije, da bi mogli da prate naše buduće javne konkurse.

Reagimi i TK, pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, lidhur me rastin përmbarimor me Dardafon.net L.L.C.

TELEKOMIN E KOSOVËS MUND TA SHPËTOJË VETËM PROKURORIA E SHTETIT DHE QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Me një vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës. 6.07.2020 u refuzua prapësimi i debitorit Telekomi i Kosovës dhe u kalua në fuqi te përmbaruesi privat urdhri përmbarimor për shumën e obligimit financiar prej rreth 24.6 Milionë Euro.

Me këtë vendim të procedurës së përshpejtuar përmbarimore, të pa peshuar dhe vlerësuar sa duhet, Telekomi i Kosovës po kërcënohet me falimentim. Edhe pse ekzistojnë mundësi ankimimi në Gjykatën e Apelit, e njëjta nuk e prolongon medoemos ekzekutimin e urdhrit përmbarimor.

Kompania Dardafon.net u themelua në Nëntor 2008 dhe vetëm dy muaj më pas, më 16 janar 2009, nënshkruan me Telekomin e Kosovës (atëherë PTK) marrëveshjen e mbështetjes së operatorit të rrjetit mobil virtual. Z-Mobile duke shfrytëzuar ndër vite rrjetin e PTK, duke marrë favore në ndarjen e të hyrave në raportin 73%:27%, duke shitur produktet e Telekomit të Kosovës nën çmim, ka konkurruar në mënyrë jo të rregullt jo vetëm PTK-në por edhe operatorët e tjerë. Qoftë për shkak të kushteve të pafavorshme në kontratë, qoftë për shkak të kamatave enorme, borxheve të fryra e të paqena, të krijuara përmes një procesi krejtësisht të dyshimtë e të mjegullt, të cilin duhet hetuar me kujdes, Telekomi i Kosovës u soll në një situatë kur një kompani virtuale e cila operoi me paratë e Telekomit të Kosovës tani po pretendon ta falimentojë atë. Nga raportet e hartuara të ekspertëve të brendshëm të kompanisë si dhe të atyre të jashtëm është bërë vlerësimi që humbjet reale të Telekomit të Kosovës, nga kjo kontratë dalin të jenë qindra milionëshe.

Pasojat e këtij përmbarimi të përshpejtuar, përveç se do të jenë të karakterit social dhe ekonomik, do të jenë edhe të karakterit politik, nacional dhe legal, pasi që e gjithë kjo rrezikon të shpërthejë si afera më e madhe korruptive në gjithë historinë e Republikës së Kosovës. Tashmë, pengimi i “gëlltitjes” së Telekomit të Kosovës, varet nga ndërhyrja e shtetit për të ndalur dhe anuluar përmbylljen e suksesshme të këtij procesi të dyshuar  publikisht si korruptiv. Ky proces kishte filluar dhe ishte realizuar me vullnetin e individëve influencues politik dhe të bordeve politike të PTK/Telekomit të Kosovës që synonin zhvlerësimin e Telekomit të Kosovës dhe shitjen e tij me çdo kusht, apo përfitimin nëpërmjet të aksioneve të korporatës.

E vetmja forcë e cila ende mundet dhe duhet të merret me ruajtjen e Telekomit të Kosovës si aset nacional ka mbetur Qeveria e vendit, e cila e ka për obligim ligjor e kushtetues që të kontestojë gjithë procesin e grabitjes së Telekomit të Kosovës dhe si përfundim të anuloj atë, duke ia kthyer publikut atë që i takon.

Rrjedhimisht fati i kompanisë dikur më të suksesshme në vend e në rajon, e cila aksionarit i dha dividendë qindra milionëshe, tani është në dorën e Prokurorisë së shtetit dhe të Qeverisë së Kosovës.

Prandaj, ftojmë Prokurorinë e Shtetit të ndërmarrë hapat dhe veprimet emergjente për të ndaluar procesin e shkatërrimit të qëllimshëm të këtij aseti nacional, që prek edhe në themelet e sigurisë së vendit. Vazhdimësia e ofrimit të shërbimeve për institucionet e shtetit dhe publikun, zinxhiri funksional ekonomik në relacion me bizneset kontraktuese dhe siguria e mirëqenies së punëtorëve është obligim kushtetues dhe duhet të mbrohet nga drejtësia e shtetit e jo të cenohet dhe lihet në mëshirën e oligarkëve.

Disa kallëzime penale të cilat Telekomi i Kosovës i ka iniciuar në prokurori, indikojnë prova të mjaftueshme se kontrata e vitit 2009 (dhe veprimet para nënshkrimit te saj) me Dardafon.net përmbajnë elemente të veprës penale, të cilat duhet të ndiqen sipas detyrës zyrtare. Ekzekutimi i këtij përmbarimi duhet të prolongohet derisa të përfundojnë të gjitha proceset legale të iniciuara nga Telekomi i Kosovës e që ndërlidhen me raportin komercial të TK me Dardafon.net. Korporata është duke e rishqyrtuar mundësinë e ligjshmërisë së vendimeve duke e ngritur ne vëmendje të prokurorit çështjen në fjalë.

Telekomi i Kosovës ka kapacitete njerëzore, profesionale dhe ka vullnet të fuqishëm për të shërbyer konsumatorët e vet dhe për të krijuar sërish dividendë të fuqishme për aksionarin. Edhe sot, përkundrejt të gjitha destruksioneve në drejtim të saj, mbetet ofruesi më i besueshëm dhe më i preferuar i qytetarëve të Republikës së Kosovës, prandaj meriton të mbrohet, të konsolidohet dhe të fuqizohet.

Drejtuesit dhe punonjësit e Telekomit të Kosovës, edhe më tutje mbesin në besim se Qeveria e Republikës së Kosovës, Prokuroria e Shtetit dhe institucionet e tjera shtetërore nuk do të lejojnë që të ndodhë falimentimi i kësaj kompanie. Bëjmë thirrje publike që në procesin e konsolidimit dhe ristrukturimit të kemi mbështetjen e plotë dhe ndihmën e pakursyer të aksionarit dhe institucioneve relevante të shtetit.

Anulim Konkursi

NJOFTIM

Telekomi i Kosovës Sh.A njofton të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitat: Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit, për anulimin e konkursit të publikuar në shtypin ditor me datë.15.05.2020 i mbyllur me datë 13.06.2020, sepse nuk ka numer te mjaftueshëm të kandidatëve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me Konkurs.

I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni web faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen.

OBAVEŠTENJE

Telekom Kosova d.d. obaveštava sve kandidte koji su se prijavili na položaje: Izvršni Direktor i Glavni Finansijski Direktor, da je konkurs objavljen u dnevnoj štampi dana 15.05.2020., poništen zbog nedovoljnog broja kandidata koji ispunjavaju uslove određene konkursom.

Zahvaljujuemo svim kandidatima koji su izrazili interesovanje da budu deo TK d.d., i upućujemo vas da pratite web stranicu kompanije za buduće javne konkurse.

SQARIM PËR MEDIA DHE KONSUMATORËT E TELEKOMIT TË KOSOVËS

I sigurojmë konsumatorët tanë se nuk ka përgjime nga ana e Telekomit të Kosovës dhe as qasje të paautorizuar në rrjetin tonë.

Pas deklaratave joprofesionale dhe të pambështetura në fakte të zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilat e dëmtojnë pa të drejtë reputacionin e Telekomit të Kosovës sh.a., e ndiejmë të nevojshme të sqarojmë opinionin me sa vijon:
– Telekomi i Kosovës sikurse edhe operatorët e tjerë të Telekomunikacionit në Kosovë nuk posedojnë “dhoma të përgjimeve” me të cilat po spekulohet në opinion.
– Objekti ku është e vendosur drejtoria dhe administrata jonë kryesore, aktualisht nuk është pronë e Telekomit të Kosovës sh.a. por e Postës së Kosovës.
– Në kuadër të kësaj ndërtese ekzistojnë hapësira të cilat nuk i menaxhon Telekomi i Kosovës sh.a. dhe një ndër to është edhe një hapësirë e cila menaxhohet nga Kryeprokurori i Shtetit.
– Kjo hapësirë apo “ dhoma e përgjimeve” si është e njohur nëpër media, funksionon në bazë të ligjit 05/L-030 dhe me një Vendim të Kryeprokurorit të Shtetit. Të gjitha këto janë të bazuara në Standardet Ndërkombëtare të sigurisë.
– Hapësira të tilla ekzistojnë tek të gjithë operatorët në Evropë, duke i përfshirë këtu edhe operatorët në Kosovë.
– Në këtë hapësirë, e cila menaxhohet nga Kryeprokurori i Shtetit, nuk ka pasur qasje asnjëherë dhe në asnjë rast nga ndonjë i punësuar i Telekomit të Kosovës sh.a. pa autorizim dhe pa praninë e përgjegjësve nga Prokuroria e Shtetit.
– Hapësira në fjalë është e monitoruar përmes kamerave të cilat menaxhohen nga Kryeprokurori i Shtetit.
– Pas verifikimit nga personat kompetent, përreth hapësirës në fjalë nuk është gjetur asnjë shenjë apo element i dyshimtë për qasje me forcë apo qasje të pa autorizuar.

Deklaratat e pa verifikuara, të pasakta, apo të papërgjegjshme mund të e dëmtojnë biznesin dhe imazhin e Telekomit të Kosovës sh.a. Kemi frikë se kjo mund të keqkuptohet si favorizim i konkurrencës apo dëmtim i qëllimshëm i reputacionit të Telekomit te Kosovës sh.a.

Komunikatë për media

Bordi i Drejtorëve,
Telekomi i Kosovës Sh.A.

Lënda: Komunikatë për Media, Padia e Arbitrazhit nga Dardafon.net (Z-Mobile) dhe Telekomi i Kosovës

Me datë 01 Nëntor 2019, Telekomi i Kosovës ka pranuar nga ana e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë – International Chamber of Commerce (ICC), Njoftimit se Dardafon.net (Z-Mobile) ka paraqitur Padi kundër Telekomit të Kosovës, kjo në lidhje me mos-vazhdimin e Marrëveshjes për Operatorin Mobil Virtual (MVNO) të vitit 2009 (Marrëveshja me MVNO).

Nga njoftimi i pranuar nga ICC sqarohet se Dardafon.net ka kërkuar që të lëshohet një Masë e Sigurisë në atë mënyrë që të vazhdohet marrëveshja me MVNO dhe të vazhdohet ofrimi i Shërbimeve për klientët e Z-Mobile, dhe që Telekomi i Kosovës të paguaj dëmshpërblim.

Bordi i Telekomit ka mbajtur një mbledhje urgjente sot me datë 02 Nëntor 2019, kjo së bashku me Menaxhmentin, ku janë adresuar hapat e ardhshëm të përgjigjes në Padi dhe procedurën.
Bordi i Drejtorëve siguron aksionarin, sindikatën, dhe publikun që të gjitha veprimet e ndërmarra në lidhje me mos-vazhdimin e afatit të validitetit të MSA-së me Z-Mobile janë marrë në tërësi: a) Në pajtim me ligjin e aplikueshëm, dhe b) në pajtim me të dhënat financiare dhe ekspertizat teknike nderkombetare qe kane sygjeruar te mos vazhdohet kjo kontrate.

Faktor kyq në Vendimin e Bordit të Drejtorëve për mos-vazhdimin Marrëveshjes së MSA-së me kushte të njejta ka qenë Raporti i Ekspertëve Financiar dhe Teknik ndërkombëtar, të cilët kanë kuantifikuar dëme dhjetëra milionëshe në baza vjetore nga Kontrata me Z-Mobile. Gjithashtu, Bordi i Drejtorëve është bazuar edhe në opinionin e ekspertëve ligjor për mundësinë e mos-vazhdimit të Kontratës.

Mbi këto rrethana, ka qenë e qartë se Vendimi për të mos-vazhduar Kontratën me Z Mobile është bërë në të mirën e Telekomit dhe të qytetarëve. Në këtë drejtim, Bordi i Drejtorëve do të angazhohet që edhe përfaqësimi në arbitrazh të jetë profesional dhe që të dëshmohen dëmet e shkaktuara nga Z – Mobile.

Reagim publik
Telekomi i Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë mbi gjendjen aktuale si dhe transparencën në raport me gjendjen ekonomike dhe shpenzimet, njofton opinionin publik se shkrimi në disa media eletronike, me titull “ Telekomi i Kosovës blen telefona të mencur-305 për menaxhment…”, është i pasaktë dhe i pavërtetë, për arsye se ka mbi 10 vite që Telekomi i Kosovës ka kontrata postpaid me institucione publike, komuna, universitete, kompani te ndryshme si dhe konsumatorë tjerë, dhe se këta telefona janë 100% të dedikuar vetëm për konsumatorë, të cilët kanë  shërbime Vala postpaid (me telefon) dhe si rrjedhojë keto janë obligime kontraktuale në mes të Telekomit dhe institucioneve të ndryshme dhe bizneseve, dhe për asnjë moment kjo blerje nuk ka destinim qe këta telefona t’i jepen në perdorim menaxhmentit.
 
Shkrimet e tilla, kanë për qëllim që të diskreditojne Telekomin, të humbin besimin e konsumatorëve dhe si të tilla, i konsiderojmë tendencioze dhe të porositura, që ndikojnë negativisht në imazhin e Telekomit.
Shprehje Interesi

SHPREHJE INTERESI PËR PARTNERITET

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për konsumatorët Telekomi i Kosovës Sh.A., ftojmë kompanitë e interesuara që të bëhen pjesë e partneritetit kryesisht në instalim dhe shpërndarjen shërbimeve broad band (Internet Fiks) në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Bazuar në gjendjen aktuale të Telekomit të Kosovës Sh.A, limitimet/kufizimet financiare, ne presim çdo ide, propozim nga kushdo, krejt kjo për të ndihmuar dhe ofruar zgjidhje për tejkalimin – zbutjen e gjendjes aktuale.

Telekomi i Kosovës Sh.A synon që t’ju ofrojë kushte të barabarta të bashkëpunimit të gjithë operatorëve ekonomik serioz dhe të interesuar që të ofrojnë konsumatorëve përvojën më të mirë nga ky bashkëpunim. Synimi i partneritetit është përfitimi i tri palësh të përfshira në process; Telekomi i Kosovës, Konsumatori dhe Partneri.

Në funksion të realizimit të këtij bashkëpunimi, Telekomi i Kosovës Sh.A tashmë ka përcaktuar si strategji partneritetin e mundshëm, por që këto ide, propozime do të duhet të precizohen pas propozimeve tuaja dhe pas takimeve të drejtpërdrejta. Ky është një proces i hapur dhe fillon një ditë pas publikimit të këtij njoftimi dhe vijon me lidhjen e marrëveshjeve të mes palëve.

Për të qenë pjesë e këtij partneriteti, fillimisht operatorët ekonomik/palët duhet:
⦁ Përshkrimi i fushëveprimtarisë së kompanisë, i cili duhet të jetë shitës i pajisjeve elektronike, telekomunikuese ose mediale, ISP në ndonjë lokacion, përvojë në fushën e instalimeve apo edhe KNOË HOË nga të tjerët, të ngjashme..
⦁ Certifikata e Regjistrimit të Biznesit (kopje) dhe Informatat e biznesit.
⦁ Të kenë qarkullim vjetor në dy vitet e fundit fiskale (total të deklaruara) afërsisht ose mbi 1,000,000 Euro. Kjo kërkesë mund të plotësohet nga Operatori Ekonomik vetëm apo në konzorcium. Si dëshmi mund të përdoren Gjendja e tatimpaguesit e lëshuar nga autoriteti tatimor, ose Raporti i Auditimit të Pasqyrave Financiare.
⦁ Të dorëzojnë propozimet e veta, lidhur me idetë qe kanë për bashkëpunim.

Të gjitha kërkesat tuaja për të qenë pjesë e këtij partneriteti, së bashku me idetë dhe propozimet (modalitetet) e bashkëpunimit ju lutemi t’i dërgoni përmes postës elektronike në email adresën broadband_b2b@kosovotelcom.com

Prishtinë, 07 Tetor 2019

Anulim Konkursi

Nr. 01-4001/19 i dt. 12.07.2019,
Njoftohen të gjithë kandidatet se anulohet konkursi për arsye objektive për pozitat: Zyrtar i Marketingut (15) ekzekutues, Teknik (15) ekzekutues, i shpallur me dt 13.07.2019 me nr. 01-4001/19.
I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni web faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen.
Prishtinë, 24 korrik 2019

Br. 01-4001/19 i dt. 12.07.2019,
Obaveštavaju se svi kandidati, da se konkurs poništava zbog objektivnih razloga, za položaje: službenik za marketing, (15) izvršilaca, tehničar, (15) izvršilaca, koji je raspisan 13.07.2019.g. br. 01-4001/19.
Zahvaljujemo sve kandidate koji su se prijavili na konkursu, za njihovo interesovanje da budu deo TK a.d. i ujedno ih molimo da i ubuduće, prate ueb stranicu Kompanije za javne konkurse.
Priština, 24. juli 2019.g.

Konkurset/Arkiva

Konkurs për vend pune

Afati per aplikim: 13.08.2020 ora 16:00

1. Kryeshef Ekzekutiv anuluar
2. Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit anuluar


Afati per aplikim: 25.01.2020 ora 16:00

1. Ekspert i Sigurisë së Rrjetit dhe Platformave të Telekomit të Kosovës (1 – ekzekutues)


Data e hapjes: 13.07.2019
Afati per aplikim: 27.07.2019 ora 16:00

1.Zyrtar i marketingut (15- ekzekutues) anuluar
2.Teknik (15-ekzekutues) anuluar


Data e hapjes: 10.07.2019
Afati per aplikim: 24.07.2019 ora 16:00

1. Zyrtar i Financave (3- ekzekutues)

Shprehje Interesi

THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT

Telekomi i Kosovës sh.a., lajmëron të gjithë të interesuarit se për nevoja të kompanisë është domosdoshëm angazhimi i punëtorëve për Punë dhe Detyra Specifike përkatësisht për pozitën teknik/e.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
– Duhet të kenë të kryer së paku nivelin e mesëm shkollor,
– Të kenë të paktën 1 vit pervojë pune për fushën përkatëse për të cilën aplikon.

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
– Një CV të përditësuar
– Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës
Aplikimin mund ta bëni duke dorëzuar një kopje fizike të dokumentacionit CV-të në zyrën nr. 603, ndërtesa e Telekomit te Kosovës sh,a. kati VI, Prishtinë.
Aplikimi bëhet jo më larg se 19.07.2019.
Të gjitha aplikacionet /CV- të e pranuara do të vlerësohen dhe kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara përmes kësaj thirrje publike do të ftohen për të qenë pjesë e Telekomit të Kosovës.

11.07.2019

Gratë në Telekom, besojnë në rikthimin e asetit nacional në vendin që i takon.

Sot, Drejtori ekzekutiv, Bedri Istrefi, ka filluar javën me gratë e punësuara në Telekom në sektorin e Mbështetjes Teknike, me ç’rast ka shkruar në rrjetin social se “gratë në TK prijnë me besim për rikthimin e Telekomit të Kosovës në asetin më të rëndësishëm nacional në gjenerimin e të hyrave”.

Z. Istrefi ka theksuar po ashtu se, Ne bashkë mundemi.

Ja postimi i plotë i Z. Istrefi në Facebook:

“Javën e punës e fillova me koleget e Sektorit të Mbështetjes Teknike.
Gratë në çdo sektor të TK, kanë dëshmuar reflektimin e parë ndaj përgjegjësisë së shtuar dhe angazhimit në kryerjen e përgjegjësive profesionale.
Gratë në TK prijnë me besim për rikthimin e Telekomit të Kosovës në asetin më të rëndësishëm nacional në gjenerimin e të hyrave. Ne së bashku mundemi!”

Telekomi i Kosovës me ueb faqe të re!

Telekomi i Kosovës sot ka lansuar ueb faqen e re, përmes së cilës, të gjithë konsumatorët dhe qytetarët e interesuar, do të kenë edhe një mundësi shtesë për t’u informuar rreth ofertave dhe produkteve tona, si dhe veprimtarisë biznesore të kompanisë sonë.

Telekomi i Kosovës tash e një kohë të gjatë ka pasur ueb faqe të disponueshme për konsumatorët e vet, porse, ueb faqja e re që është në adresën https://kosovotelecom.com/ është përgatitur dhe përshtatur në mënyrën më adekuate, që të jetë lehtësisht e qasshme për t’u përdorur nga konsumatorët dhe të gjithë qytetarët e interesuar.

Konsumatorët mund të gjejnë të gjitha informatat lidhur me shërbimet dhe produktet tona, që ofrohen në tri gjuhë: gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.

Ueb faqja e re e Telekomit të Kosovës do të pasurohet me njoftimet më të fundit dhe do të jetë e qasshme për të gjithë, kudo dhe në çdo kohë.

Shpallje publike/Shprehje Interesi

Me qëllim të organizimit të shpalljes publike për kompanitë e interesuara për bashkëpunim, si dhe përcaktimin e kritereve për këtë veprimtari të shitjes së borxheve të këqija, Telekomi i Kosovës, iu bën ftesë publikekompanive të interesuara që të shprehin interesin e tyre për blerjen e borxheve të këqija ndaj Telekomit të Kosovës Sh.A.

Telekomi i Kosovës synon që përmes një procesi transparent t’ju ofrojë kushte të barabarta të ofertimit kompanive të specializuara dhe të interesuara ndërlidhur me blerjen e borxheve ndaj TK-së.

Në funksion të realizimit të këtij bashkëpunimi, Telekomi i Kosovës fton kompanitë e specializuara,të ofrojnë dhe propozojnë modelet në blerjen e borxheve të këqija (me te vjetra se një vit) duke përfshirë procedurat, aktivitetet karakteristikat e bashkëpunimit deri në lidhjen e një marrëveshje të mundshme. Ky është një proces i hapur dhe fillon një ditë pas publikimit të këtij njoftimi dhe vijon me lidhjen e marrëveshjeve të veçanta.

Për të qenë pjesë e këtij partneriteti, fillimisht operatorët ekonomik/palët duhet:

Të jenë kompani të cilat ofrojnë veprimtari në fushën e shëbimeve financiare, përkatësisht në fushën e grumbullit të borxheve dhe blerjen e borxheve të këqija, apo të ngjajshme nga fusha e borxheve të këqija. Dëshmi mund te përdoret Certifikata e Regjistrimit te Biznesit dhe Informatat e biznesit. Kompanitë mund të jenë vendore dhe ndërkombëtare, kompanitë ndërkombëtare duhet të jenë të regjistruara në Republikën e Kosovës.
Të kenë qarkullim vjetor në 3 vitet e fundit fiskale (total të deklaruara) afërsisht ose mbi 5 milion Euro ose dhe të ketë së paku 5 marrëveshje të natyrës së ngjajshme të realizuara me kompani të ndryshme. Kjo kërkesë mund të plotësohet nga Operatori Ekonomik vetëm apo në konzorcium. Si dëshmi mund të përdoren Gjendja e tatimpaguesit e lëshuar nga autoriteti tatimor, ose Raporti i Pasqyrave Financiare të audituara.
Të dorëzojnë historikun e kompanisë, propozimet e veta, lidhur me idetë qe kanë për bashkëpunim në veprimtarinë e blerjes së borxheve të këqija.
Të gjitha kërkesat tuaja për të qenë pjesë e këtij partneriteti, së bashku me dëshmitë e kritereve për palët e interesuara, ju lutemi t’i dërgoni përmes postës elektronike në email adresën vijuese: bdebt@kosovotelecom.com

Afati i fundit për dorëzimin e shprehjes së interesit është deri me datën 04.04.2019

Njoftim per anulimin e konkursit

nr. 05-4877/18 i dt 13.11.2018

Njoftohen të gjithë kandidatët se anulohet konkursi për pozitën: Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës i shpallur me dt 13.11.2018 me nr 05-4877/18, i publikuar në shtypin ditor me dt. 14.11.2018, pasi që nuk kishte kandidatë të mjaftueshëm për mbajtje te intervistës.

Prishtinë, 31 dhjetor 2018

Njoftim per anulimin e konkursit

nr. 01-1515/18 të dt.23.04.2018

Njoftohen të gjithë kandidatet që kanë aplikuar për pozitën “Zyrtar i Auditimit te Brendshëm (1 ekzekutues)” të dt. 23.04.2018 se konkursi është anuluar.
Ju falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit.

Prishtinë, 27Korrik2018

Vala me produkt të jashtëzakonshëm, lanson bursë-platformë agroindustriale

Telekomi i Kosovës promovoi produktin e jashtëzakonshëm, modelin e një burse online apo platforme, e cila do t’i mbajë prodhuesit bujqësor, fermerët, grumbulluesit, ambalazhuesit përmes një aplikacioni, gjithnjë me informata më të fundit dhe të nevojshme për të gjitha katgoritë. Aplikacioni do të shtrihet në Shqipëri, Maqedoni, me synimin për të bërë konkret tregun real prej 7 milionë shqiptarëve.

Një fermer apo një prodhues bujqësor, nuk do të ketë nevojë më të bredhë apo të pres korridoreve të ministrive dhe organizatave të ndryshme, për të marrë informacione për grantet, donacionet dhe ndihmat tjera që jepen nga Qeveria e Kosovës apo Komisioni Europian dhe Banka Botërore.

Të gjitha këto informata, së bashku me të gjitha llojet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, të gjitha pikat grumbulluese, të gjitha llojet e ambalazheve dhe produkteve tjera në funksion të bujqësisë, do t’i ketë në telefonin e tij.

Mjafton një numër i Valës dhe shkarkimi i aplikacionit, i cili 6 muajt e parë do të jetë falas, ndërsa më vonë, do të jetë i disponueshëm kundrejt një shumë simbolike.

Aplikacioni i promovuar sot nga Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, me Shoqatën e Fermerëve të Kosovës, në ambientet e Fermës & Qumështores “Eurolona” në Miradi të Epërme, do të shtrihet edhe në Shqipëri dhe Maqedoni, për të bërë konkret tregun mbarëshqiptar dhe pse jo edhe më gjërë, pasi shitja e produkteve bujqësore nga fermerët e Kosovës dhe Shqipërisë është kthyer në një nevojë esenciale.

“Kemi ardhur sot ta promovojmë bursën apo platformnën agroindustriale, një lloj aplikacioni apo ta quajmë bursë elektronike, e cila paraqet revulucion për Telekomin e Kosovës. Paramedojeni prodhuesit bujqësor, qumështoret, fermerët, dhe prodhuesit tjerë në vend, do të kenë informacion në kohë reale për grantet, donacionet, projeket dhe lehtësirat tjera për informim në lidhje me këtë biznese. Gjitthashtu do kenë informacion për çdo produkt bujqësor, pemë, perime, vreshtari, pemëtari, bletari, ambalazhime, pika grumbulluese dhe sasinë e tyre. Padyshim se është një gjë që s’ka ekzistuar më parë dhe nuk gjendet ende në rajon”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Sipas tij, ky produkt paraqet revulucoion të njëjtë me atë që ndodhi me telekomunikimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, i cili nga 80 cent për minutë, ka rënë në 10 cent. Gjithashtu, një javë në Shqipëri mund të kalohet me më pak se 5 euro, duke përdorur internetin e shpejtë të pakos ALB 2, ndërkohë që numri nuk ka nevojë të ndërrohet.

“Kjo bursë online apo platformë do të sjellë një revulucion të tillë fillimisht në sektorin e bujqësisë në vendin tonë dhe brenda pak kohësh edhe në gjithë tregjet shqiptare”, deklaroi Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Milazim Berisha, pronar i Fermës & Qumështores “Eurolona”, bëri të ditur se aplikacioni që ka krijuar Vala është i jazhtëzakonshëm, sepse ndihmon jo vetëm qumështarët, por të gjithë fermerët e këtij sektori që të kenë infomata në kohë reale.

“Është një ndihmë e madhe për të gjithë bujqit dhe fermerët e Kosovës, për faktin se lehtëson shumë komunikimin tonë reciprok dhe marrjen e informacioneve të shpejta, të sakta dhe të nevojshme”, pohoi Berisha.

Kjo platformë e cila është një inovacion jo vetëm për tregun e Kosovos, por edhe të rajonit dhe më gjërë, do të jetë një kontribues i pamohueshëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të agrobiznesit, zhvillim ky që do të manifestohet me zhvillimin ekonomik të vendit.

Arritja me lehtësi dhe në kohë reale te qasja dhe shkëmbimi i informacioneve është njëra ndër sfidat më të mëdha të kohës, për të bërit biznes, ndërsa përmes platformës “BUJKU”, do të eleminohen të gjitha vështirësitë e qasjes në informacione dhe komunikim të shpejtë në gjithë sektorin bujqësor dhe jo vetëm.

Njoftim per anulimin e konkursit

nr. 01-1177/16 të dt. 25.03.2016

Njoftohen të gjithë kandidatet që kanë aplikuar në konkursin publik nr. 01-1177/16 të dt. 25.03.2016, se konkursi në fjalë për arsye objektive është anuluar. Ju falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK SH.A., dhe luteni që të shikoni web faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen. Në të njëjtën kohë ju kërkojmë falje për vendimin e marr që të anulojmë konkursin publik.

Prishtinë, 6 maj 2016

Nënshkruhet kontrata kolektive në Telekomin e Kosovës

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa dhe Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj sot e nënshkruan kontratën kolektive.

Kontrata kolektive ka rëndësi të veçantë për Telekomin e Kosovës, pasi që krijon përgjegjësi më të madhe në mesin e punonjësve, zhvillon ndjenjën e respektit dhe përgjegjësisë, nxitë ndjenjën e sigurisë, ngrit moralin dhe produktivitetin e tyre si dhe ndihmon në zgjidhjen e drejtë të mosmarrëveshjeve të mundshme.

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa theksoi se nënshkrimi i kësaj kontrate përmbyllë një proces të nisur që nga viti 2010.

“Kjo kontratë qartëson dhe plotëson marrëdhëniet korrekte mes menaxhmentit dhe punonjësve, duke dëshmuar se Telekomi i Kosovës, përveç të bërit biznes, gjithashtu kujdeset edhe për raportin me punonjësit e vet”, deklaroi Agron Mustafa, Drejtor Menaxhues i Telekomit të Kosovës.

Me nënshkrimin e kësaj kontrate, do të jetë më e lehtë edhe për menaxhmentin që të zgjidhë çështjet në nivelin e bisedimeve, pasi që hapet edhe një kanal shtesë komunikimi, duke ngritur pjesëmarrjen e punonjësve në vendimmarrje.

Kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës z. Lamih Balaj tha se Drejtori Menaxhues Agron Mustafa ka pasur qasje shumë pozitive dhe konstruktive në lidhje me këtë çështje që nga dita e parë e fillimi të punës së tij.

“Asnjëri nga ish-kryeshefat e kompanisë sonë nuk qenë i gatshëm ta nënshkruaj këtë kontratë, ndërkaq sot synimi ynë po realizohet falë gatishmërisë së kryeshefit aktual dhe për këtë i jam shumë mirënjohës në emër të të gjithë punëtorëve të Telekomit të Kosovë. Kjo kontratë kolektive është harmonizuar nga të dy palët e përfshira, në përputhje me kontratën nacionale dhe inkurajoj të gjithë punonjësit që të vazhdojnë me punën dhe përkushtimin e tyre drejt arritjeve të reja”, pohoi Lamih Balaj.

Përveç rëndësisë që kontrata kolektive ka për Telekomin e Kosovës dhe punonjësit e saj, ajo gjithashtu është e rëndësishme për shoqërinë në përgjithësi, pasi që krijon një klimë të favorshme, e cila ndihmon në përpjekjet e përgjithshme të vendit për zhvillim ekonomik e social.

Njoftim

“Shprehje interesi / Konkurs publik”, në linkun zyrtar të webfaqes interne të Telekomit të Kosovës e shpallur më heret, në linkun vijues
https://kosovotelecom.com/ptk/_shprehje-interesi-konkurs.php
se është anuluar për shkak të precizimit të mëtutjeshëm të nevojave të brendshme për rifreskim stafi në Telekomin e Kosovës.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë atyre që kanë shprehur interesin e tyre sipas shpalljes.

Njoftim për faljen e borxheve

Njoftim për faljen e borxheve
Telekomi i Kosovës sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e vet të telefonisë fikse dhe mobile, se duke filluar nga muaji nëntor 2015, do të fillojë me pranimin dhe menaxhimin e kërkesave te tyre per faljen e borxheve, duke zbatuar Ligjin për Faljen e Borxheve Publike

Telekomi i Kosovës sh.a., i ka identifikuar të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të pashlyera për shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile, të cilët mund të përfitojnë nga falja e borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008.

Nga falja e borxheve për shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, ashtu siç e përcakton Ligji, do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e Telekomit te Kosovës, te cilët kanë obligime të pashlyera ndaj kësaj kompanie, me kusht që:

– Të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, ose;

– Të lidhin marrëveshje me Institucionin Shtetëror apo Ndërmarrjen Publike për pagesën e borxheve me këste për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014. Në rastin kur arrihet marrëveshja sipas nën-paragrafit 1.2 të këtij neni, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe faljen e ndëshkimeve për periudhën 01 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014. Pagesa e borxhit sipas këtij paragrafi duhet te kryhet:

– Brenda afatit prej dy (2) vitesh, për personat juridikë, nga data e lidhjes së
marrëveshjes, dhe;

– Brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga personat fizikë, nga data e lidhjes së marrëveshjes.

Pagesat për shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014, mund të bëhen brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, deri më 2 shtator 2016.
Konsumatorë të nderuar,

Ju që do të përfitoni nga falja e borxheve të shërbimeve të telefonisë fikse dhe mobile për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, nëse lidhni marrëveshje me Telekomin e Kosovës sh.a. për ri-programimin e borxhit dhe nuk i përmbaheni në përpikëri kësaj marrëveshje, atëherë ne obligohemi që t’ju vendosim sërish në listën e borxheve, duke iu bërë obligues për të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008, çdoherë duke u bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.

Ligji për Faljen e Borxheve Publike, ka paraparë faljen e borxheve publike ndaj ndermarrjeve publike, pra edhe te Telekomit te Kosovës sh.a. bashkë me përcaktimin e kritereve dhe procedurave për faljen e këtyre borxheve, që ashtu sikur personat fizik poashtu edhe ata juridik kanë deri më 31 dhjetor 2008.

Telekomi i Kosovës sh.a. sot publikon në webfaqen e saj www.kosovotelecom.com, listat e të gjithë konsumatorëve që do të jenë përfitues të faljes së borxheve për shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile te Telekomit te Kosovës sh.a. deri më 31 dhjetor 2008, konform dispozites se nenit 4 te Ligjit per Faljen e Borxheve Publike, Nr.05/L-043.

Për shkak të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Konsumatorit, listat janë të përpiluara me numrin e konsumatorit/ame per secilin prej tyre veç e veç, duke përfshirë edhe shumen e borxhit deri me dt.31.12.2008, dhe, per periudhen nga 01.01.2009-31.12.2014.
Ftojmë të gjithë përfituesit nga falja e borxheve të shërbimeve të telefonisë fikse dhe mobile te Telekomit te Kosovës sh.a. qe duke filluar nga muaji nëntor 2015, të vijnë me kërkesat e tyre në Telekomin e Kosovës sh.a, ne këto pika shitëse:

QytetiAdresaNr. i kontaktit
PrishtinëPr Dardania, rr Dardania, p.n Ndërtesa kryesore038554488, 038544181, 038544021, 038543303
Pr Qafa, rr. UCK038555112
Qendra e Biznesit Bulevardi Nena Tereze038220012
Prizrenrr. Pushka Tares nr 357029225044, 029242151
GjakovëRruga e UÇK-së0390330105, 0390329979
PejëRruga Mbretresha Teutë039432090, 039432300
MitrovicëRruga Arta028538988, 028538100
Ferizajrr. Dëshmorët Kombit0290329666, 0290329100
Gjilanrr. Adem Jashari0280324858, 0280325200
Emri i dokumentitDownload
Borgjet e falura nga Telekomi i Kosoves Sh.A.PDF
LIGJI Nr- 05 L-043 PËR FALJEN E BORXHEVE PUBLIKE 002
Regjistri i parapaguesve te telefonisë mobile & fikse të cilët mund të përfitojnë nga falja e borxheve
Regjistri i parapaguesve të telefonisë mobile & fikse të cilët përfitojnë faljen e borxhit me automatizëm prej 0-100.00 €
Telefonia Mobile & Fikse Borxhi 2009-2014
Udhezim Administrativ QRK - Nr 042015 per procedurat e faljes se borxheve publike
Qendra e Thirrjeve me numër unik për trajtimin e thirrjeve

Konsumatorët e Vala-s dhe Telekomit të Kosovës duke filluar nga dita e sotme për t’u lidhur me ndonjërin nga operatorët e Qendrës së Thirrjeve, do të formojnë vetëm numrin 080010000.

Deri më tani ishin gjithsejt pesë numra, ndërsa tani e tutje do të jetë vetëm një numër unik, gjë që dëshmon se tashmë tërë sistemi operativ është më i avancuar për trajtimin e thirrjeve.

Të hënën me 29 dhjetor 2014, në orën 10.00, Qendra e Thirrjeve e Vala-s dhe Telekomit të Kosovës ka startuar me formën e re të komunikimit me konsumatorë. Fillimisht konsumatorët të cilët janë mësuar me numrat e vjetër, nuk do ta hetojnë fare ndryshimin, sepse linja mund të merret pa asnjë problem edhe duke i formuar numrat e mëparshëm.

Inagurimin e këtij projekti e bëri u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Mehdi Latifaj, ku njëkohësisht u njoh me mbarëvajtjen dhe procesin e punës në këtë qendër.

Përveç faktit se teknologjia e re e bën Qendrën e Thirrjeve me një numër unik, ajo mundëson që konsumatorit të cilit i rastis të pres për pak kohë, të njihet me pakot e shërbimeve dhe produkteve që i ofron Vala dhe Telekomi i Kosovës.

Përgjigjia automatike me zë (IVR) do të lajmërohet ekskluzivisht në rastet kur ka ngarkesë të madhe dhe asnjëri nga operatorët nuk ndodhet i lirë në atë moment. Kjo gjithsesi mund të ndodh në rastet e lansimit të produkteve dhe shërbimeve të reja atraktive, kur ka ndonjë pengesë teknike, apo problem përmasash më të gjëra.

Ky është edhe një hap i rëndësishëm i kompanisë për të ndjekur zhvillimet e reja teknologjike dhe për të lehtësuar dhe bërë sa më praktik dhe joshës komunikimin me konsumatorët.

Vala dhe Telekomi i Kosovës shpërndanë 2015 dhurata për fëmijë

U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Mehdi Latifaj ka ndarë të martën dhurata për fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë për nder të festës së Vitit të Ri.

Duke i gëzuar sadopak me dhurata modeste fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe duke u uruar shërim sa më të shpejtë atyre, u.d. i KE të PTK-së shprehu urimet e tij më të përzemërta për fëmijët e prindërit e tyre, por edhe edhe për stafin mjekësor të kësaj klinike.

“Të dhurosh dhurata duke përjetuar gëzimin e këtyre fëmijëve, është me të vërtetë dhurata më e mirë për mua personalisht dhe për VALA-n dhe Telekomin e Kosovës, në prag të festave të fundvitit, sepse është një ndjenjë e veçantë të jesh sot këtu pranë tyre”, u shpreh u.d. i KE të PTK-së, Mehdi Latifaj.

Ai rikujtoi me këtë rast se Vala dhe Telekomi i Kosovës ka shpërndarë dhurata fëmijëve të ndryshëm, përfshirë edhe fëmijëve bonjak të Reçakut, të Krushës, të Drenasit, Malishevës, Kaçanikut dhe në tërë Kosovën.

“Ne kemi ndarë dhurata të shumta këto ditë dhe do të arrijmë të shpërndajmë si numër simbolik me vitin që po vjen, gjithsejt 2015 dhurata. Gjatë këtij viti PTK ka ndihmuar në vazhdimësi fëmijë, familje, studentë, skamnorë, invalidë të luftës me të vetmin qëllim që kontributi ynë të jetë i pranishëm në shoqërinë kosovare”, ka bërë të ditur Mehdi Latifaj duke lënë të kuptohet se fytyrat e buzëqeshura dhe të lumtura të këtyre fëmijëve, janë një shtytje e madhe që të gjithë të angazhohen që fëmijët e Kosovës të kenë një fëmijëri pa brenga dhe të shëndetshme.

Nga ana e tij, drejtori i Klinikës së Pediatrisë falënderoi PTK-në që në këto ditë festash iu gjend pranë fëmijëve të hospitalizuar.
“Një dhuratë e juaja është një kurajo e madhe për këta fëmijë, prandaj i jemi mirënjohës çdo iniciative për të na përkrahur dhe ndihmuar në forma të ndryshme”, pohoi Muharrem Avdiu, drejtor i Klinikës së Pediatrisë.

Vala dhe Telekomi i Kosovës gjatë festave të fundvitit, gjithashtu do të shpërndajnë dhurata për fëmijë nëpër vendbanime dhe institucione të ndryshme në gjithë territorin e Kosovës.

Ftesë publike për partneritet

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për konsumatorët Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A. (PTK), respektivisht Vala dhe Telekomi i Kosovës, ftojnë kompanitë e interesuara që të bëhen pjesë e partneritetit për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve telekomunikuese.

PTK synon që t’ju ofrojë kushte të barabarta të bashkëpunimit të gjithë operatorëve ekonomik serioz dhe të interesuar që të ofrojnë konsumatorëve përvojën më të mirë nga ky bashkëpunim. Synimi i partneritetit është përfitimi i tri palëve të përfshira në proces.

Në funksion të realizimit të këtij bashkëpunimi, PTK tashmë ka zhvilluar disa ide, por që këto ide do të duhet të precizohen pas propozimeve tuaja dhe pas takimeve të drejtpërdrejta me ju. Ky është një proces i hapur dhe fillon një ditë pas publikimit të këtij njoftimi dhe vijon me lidhjen e marrëveshjeve të veçanta.

Për të qenë pjesë e këtij partneriteti, fillimisht operatorët ekonomik/palët duhet:

Të jenë shitës të pajisjeve elektronike, telekomunikuese ose mediale. Dëshmi mund te përdoret Certifikata e Regjistrimit te Biznesit dhe Informatat e biznesit.
Të kenë qarkullim vjetor në dy vitet e fundit fiskale (total të deklaruara) afërsisht ose mbi 1,000,000 Euro. Kjo kërkesë mund të plotësohet nga Operatori Ekonomik vetëm apo në konzorcium. Si dëshmi mund të përdoren Gjendja e tatimpaguesit e lëshuar nga autoriteti tatimor, ose Raporti i Auditimit të Pasqyrave Financiare.
Të dorëzojnë propozimet e veta, lidhur me idetë qe kanë për bashkëpunim.

Të gjitha kërkesat tuaja për të qenë pjesë e këtij partneriteti, së bashku me idetë dhe propozimet (modalitetet) e bashkëpunimit ju lutemi t’i dërgoni përmes postës elektronike në email adresën partneriteti_b2b@ptkonline.com

Njoftim për miratimin e kodeve të shkurta

Konsumatorë të nderuar, Telekomi i Kosovës në bazë të Ligjit për Komunikime Elektronike, ka zëvendësuar numrat e shërbimeve te Telekomit të Kosovës me numra të rinj (aktual).

Numrat që janë përdorur gjerë më tani janë:

9077 (pa pagesë) – Informatat për shërbimet dhe produktet e Telekomit
9099 (pa pagesë) – Informata për shërbime të internetit
977 (pa pagesë) – Informata për pengesa teknike
988 (0.12 cent) – Informata për numra telefoni
979 (pa pagesë) – informata rreth borxhit dhe rikyçjet pas pagesës se borxhit.
96 (pa pagesë) – Informata për shërbime Postare
Numrat që janë në dispozicion për përdorim tani e tutje janë:

1699 (pa pagesë) – Informatat për shërbimet dhe produktet e Telekomit
1699 (pa pagesë) – Informata për shërbime të internetit
1677 (pa pagesë) – Informata për pengesa teknike
1688 (0.12 cent) – Informata për numra telefoni
1679 (pa pagesë) – informata rreth borxhit dhe rikyçjet pas pagesës se borxhit.
1696 (pa pagesë) – Informata për shërbime Postare.

Telefoni fikse PTK dhe internet edhe për 17 lokacione të reja në Kosovë

Për herë të parë, Visar Bajraktari, banor i fshatit Isniq, do të mund të shfrytëzojë shërbimet e Telekomit të Kosovës, telefoninë fikse dhe internetin me gjithë kapacitetet e veta.

Thirrjen e parë që ai sot e pranoi, ishte pikërisht nga Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.a.-së, Prof. Dr. Shyqyri Haxha.

Janë gjithsej 1200 familje të këtij vendbanimi, që prej të enjtes, kanë privilegjin të komunikojnë me pjesën tjetër të Kosovës dhe botës.

Projekti i Telekomit të Kosovës për shtrirjen e rrjetit në 17 lokacione të Kosovës – vlera e përgjithshme e projektit, e cila kap shifrën mbi 10 milionë euro – është inauguruar të enjten, me lansimin e linjave të telefonisë fikse dhe internetit në fshatin Isniq, nga Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Haxha.

?Përurimi i projektit të sotëm është edhe një dëshmi se, PTK jo vetëm në telefoninë mobile por edhe atë fikse është duke përparuar. Vetë fakti që këtu kemi kapacitete të internetit brezgjërë, do të thotë se ne po i afrohemi telekomit me standarde shumë të larta dhe shumë moderne?, ka deklaruar Dr. Haxha me rastin e inaugurimit të projektit.

Fshati Isniqi, është vetëm njëri nga tri vendbanimet e Regjionit të Gjakovës, i cili përfitoi nga ky projekt shumë i rëndësishëm.

Centrali digjital i instaluar në fshat, mundëson krijimin e mbi 1200 linjave telefonike dhe mbi 600 të internetit.

Puna është duke u zhvilluar me një intensitet shumë të lartë, vetëm për dy ditë prej përfundimit të punëve, në Isniq janë instaluar 40 linja telefonike.

Adem Grabovci, zëvendësministër i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, ka uruar Kryshefin Ekzekutiv të PTK-së për punën e bërë.

?E uroj KE e PTK për sukseset e vrullshme në drejtim të zhvillimin PTK-së. Në emrin e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomunikacionit, i garantoj se gjithnjë do të jemi pranë tij, në mënyrë që të ecë me hapa edhemë të shpejt në zhvillimin e PTK-së dhe sukseseve të reja?, ka deklaruar zv. Ministri Grabovci.

Interesimi për këto shërbime të Telekomunikacionit të Kosovës, në këtë fshat është, por edhe në lokacionet tjera është shumë i madh.

Mbi 90 përqind e kërkesave bëhet për të dy shërbimet, telefonisë fikse dhe internetit dhe vetëm 10 përqind e tyre kërkojnë vetëm shërbimin me zë.

Rrjetat e sapo ndërtuara përkrahin shërbimin e zërit dhe internetit me çmim shumë të volitshëm. Shumë shpejt në këto rrjeta do të ofrojmë edhe produktin e Televizionit përmes teknologjisë IPTV.

Në ditët në vijim, PTK do të bëj inaugurimin e projektit në lokacionet tjera, të cilat janë të gatshme për punë.