Telekomi mbështet Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit me aktivitete që filluan në sheshin “Zahir Pajaziti.”

4 Tetor 2024

Tetori Rozë – Prishtinë
Telekomi mbështet Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit me aktivitete që filluan në sheshin “Zahir Pajaziti.”
Po angazhohemi për ta shtuar vetëdijen për zbulimin e hershëm, parandalimin dhe mbështetjen morale për ata që janë të prekur nga kanceri i gjirit. Në shenjë mirënjohjeje për interesimin, qytetarëve u ndajmë dhurata simbolike.
Ky është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë me aktivitetin e ndërgjegjësimit në të gjitha qytetet e Kosovës. Së bashku, mund të rrisim ndërgjegjësimin, të promovojmë kontrollin e hershëm dhe të tregojmë solidaritet me të gjithë ata që po e bëjnë këtë betejë.
Vala feston me fëmijët në Prishtina Mall

2 Qershor 2024

Fëmijët na kujtojnë formën më të pastër të lumturisë. E për t’ua shtuar atyre gëzimin dhe lumturinë në këtë ditë të veçantë, Telekomi i Kosovës ishte në mesin e kompanive pjesëmarrëse në aktivitetet për fëmijë, të organizuara në Prishtina Mall me rastin e 1 Qershorit, “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”. Gëzuar 🩷💙

Fëmijët festojnë me Vala

1 Qershor 2024

Me rastin e 1 Qershorit, “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve,” Telekomi i Kosovës, në bashkëpunim me Asociacionin Nacional të Autizmit të Kosovës, organizoi një aktivitet argëtues në parkun e qytetit në Prishtinë. Me këtë ngjarje plot ngjyra dhe pozitivitet, synuam të ofrojmë çaste të këndshme për fëmijët dhe familjet e tyre duke ua bërë më të veçantë këtë ditë. Fëmijët u kënaqën me maskotat atraktive të personazheve të dashura për fëmijët, me tullumbace shumëngjyrëshe dhe dhurata të ndryshme, duke sjellë kështu buzëqeshje dhe gëzim për të gjithë pjesëmarrësit.

Përhapim shpresë dhe mbështetje!

8 Maj 2024

Përhapim shpresë dhe mbështetje!
Duam t’ju njoftojmë që Telekomi Kosovës ua ka zgjatur dorën e ndihmës grave të guximshme dhe fëmijëve që kanë kërkuar strehë pranë strehimores lokale për shkak të dhunës në familje.
Nëpërmjet një donacioni, ne i ndihmuam të dëmtuarit nga kjo dukuri trishtueshme në komunitetin tonë. Kësaj strehe i dhuruam pakon TV Vala Premium për një vit dhe dhurata të tjera simbolike. Në Telekomin e Kosovës besojmë në shfrytëzimin e platformës sonë për të bërë një ndikim pozitiv dhe kjo iniciativë e thekson përkushtimin tonë ndaj atyre që kanë nevojë.
Banorëve të strehimores u themi: Forca juaj na frymëzon! Ne jemi të nderuar që po ju ndihmojmë gjatë këtyre kohëve sfiduese për ju!
Ta vazhdojmë së bashku vetëdijesimin për këtë problem. Ta ndërpresim së bashku ciklin e dhunës dhe të krijojmë një të ardhme ku çdokush ndihet i sigurt dhe me vlerë. Ju falënderojmë që na latë të bëhemi pjesë e rrugëtimit tuaj drejt shërimit dhe shpresës!
Telekomi ndan dhurata për fëmijët e hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

13 dhjetor 2023

Në shenjë mbështetje për fëmijët e hospitalizuar, me datën 13.12.2023, një grup prej shtatë grash nga personeli i Telekomit të Kosovës e vizituan Repartin e Hematologjisë të Klinikës së Pediatrisë në QKUK.

S’do mend që hospitalizimi shkakton tension emocional dhe psikologjik të pacientët e vegjël dhe familjet e tyre. Me qëllim që t’u sillnim një ndjenjë lehtësimi dhe kënaqësie këtyre fëmijëve gjatë qëndrimit të tyre në spital, ne vendosëm t’u dhuronim Arusha-kukulla dhe t’i argëtonim me maskotat e Tom & Jerry. Efekti i menjëhershëm i dhuratës ishte i dukshëm në gëzimin e fëmijëve.

Stafi i Repartit të Hematologjisë dhe pacientët u befasuan nga kjo vizitë dhe shprehën mirënjohje për këtë gjest.

Telekomi i Kosovës solidarizohet me pacientet e prekura nga kanceri në gji

27 tetor 2023

Në kuadër të përgjegjësisë sociale Telekomi i Kosovës vazhdimisht solidarizohet me ata që kanë nevojë më së shumti.

Në një akt simbolik të vetëdijesimit, me rastin e muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, një pjesë e personelit nga gratë e Telekomit e vizituan Klinikën Onkologjike dhe pacienteve iu shpërndanë dhurata.

Shpresojmë që ky gjest dashamirës t’ua ngrohë zemrat atyre që po bëjnë beteja që ne s’mundim as t’i imagjinojmë. Ta mirëpresim këtë kontribut në jetën e këtyre individëve të jashtëzakonshëm.

Thirrjes “Dhuro gjak, shpëto jetë” iu përgjigjën 101 punëtorë të Telekomit të Kosovës

23 tetor 2023

101 punëtorë të Telekomit të Kosovës iu përgjigjën thirrjes së institucioneve mjekësore për sigurimin e sasive të nevojshme të gjakut, duke prirë kështu me shembull në realizimin e përgjegjësisë që ka karshi shoqërisë.

Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut i organizuar në shtatë qendrat më të mëdha të vendit nga FSP-PTK dhe Zyra e Kryeshefes Ekzekutive të Telekomit të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

Aksionet e tilla për dhurimin e gjakut në Telekomin e Kosovës organizohen dy herë në vit.

Dhuro gjak, shpëto jetë!