Pakot e kombinuara Int100 + TV Vala janë të dizajnuara për konsumatorët që kanë lidhje të internetit me fibër optike.

Me këto pako ofrohet telefoni fiks falas i cili përmban Pa limit minuta në Fiks dhe 100 minuta në Vala.

Udhëzim për instalimin e aplikacionit TV Vala në televizorin tënd Android.

  1. Së pari, hap aplikacionin Play Store.
  2. Në hapësirën e kërkimit, shëno: tvala (ose) kosovo telecom
  3. Pasi të shfaqet aplikacioni Tvala, shtyp butonin ‘Install’.
  4. Pasi të kryhet instalimi, hap aplikacionin duke e shtypur butonin ‘Open’.
  5. Në hapësirën ‘Përdoruesi’ dhe ‘Fjalëkalimi’ shëno Useri-in tënd dhe fjalëkalimin që ke pranuar nga Telekomi.

Më poshtë keni udhëzimin me video animacion:

Pyetjet më të shpeshta për pakot e reja me përmbajtje televizive TV Vala

1. Çka ofrojnë pakot e reja?
  • Kanalet dhe kontentin më të kërkuara televize, duke përfshirë: Top Channel, Klan Shqipëria, Klan Maqedonia, BBV Shqipëria Live, filma dhe seriale, dokumentarë, programe edukative dhe shumë kanale tjera të platformave DigitAlb dhe Tring;
  • Kanalet sportive me ligat më të njohura botërore: English Premier League, Bundesliga, kombëtarja kuqezi, përfaqësuesja e Kosovës, eventet kryesore të sporteve luftarake, e shumë kanale të tjera sportive;
  • Pajisjet e OTT (TV Vala box) janë pajisje të teknologjisë së fundit, që ofrojnë mundësi të reja të cilat përmirësojnë përvojën e konsumatorëve siç janë Catch-up TV dhe VOD;
  • Fleksibilitet në shikim të kanaleve televizive në disa pajisje në të njëjtën kohë;
  • Mundësi të blerjes së pakove televizive edhe pa pajisje, pra vetëm përmes shkarkimit të aplikacionit TV Vala në pajisjet e klientëve (televizor, tablet, smartphone);
  • Çmim shumë konkurrues në treg.
2. Çfarë kapacitete të internetit ofroni në pako me TV për klientët e rinj?

Kapaciteti i internetit që do të ofrohet për të gjithë klientët është 20Mbps (për rrjetat e bakrit) dhe 100Mbps (për rrjetat me optikë).

3. Cili do të jetë kapaciteti më i ulët i internetit për klientët e ri?

Kapaciteti më i ulët i internetit për klientët e ri varet prej mediumit/rrjetës që është e shtrirë në lokacionin ku janë klientët. Për ata që shfrytëzojnë rrjetën e bakrit do të jetë 20 Mbps, ndërsa për klientët që shfrytëzojnë apo do të shfrytëzojnë rrjetin optik do të jetë 100Mbps.

4. Nëse kam pakon Internet 10 Mbps + Tel 500+TV A, çka do të ndryshojë te pakoja ime?

Pako Internet 10Mbps+ TV A + Tel 500 nuk do të jetë më aktive, por do të barteni në pakon Internet20MB+TV A + Tel NS, pra do ju dyfishohet kapaciteti i internetit dhe shtohet pako e telefonit në NonStop për një ndryshim në çmim prej 1.5€ më shumë (prej 11.99 në 13.50).

5. Nëse kam pakon pa telefon vetëm internet 10Mbps+TVA, çka do të ndryshojë?

Pako internet 10Mbps+TVA nuk do të jetë aktive, por edhe në këtë rast dyfishohet kapaciteti i internetit nga 10Mbps në 20 Mbps, rritet çmimi nga 10.99 në 12.99€.

6. Nëse kam pakon Internet 10 Mbps + Tel 500+TV B, çka do të ndryshojë?

Pako Internet 10Mbps+ TV B + Tel500 nuk do të jetë më aktive, por do të barteni në pakon Internet 20MB+TV B + Tel NS, pra do ju dyfishohet kapaciteti i internetit, do të shtohen kanalet e DigitAlb me të gjitha sportet dhe shtohet pako e telefonit në NonStop për një ndryshim në çmim prej 2.5€ më shumë (prej 14.99 në 17.50).

7. Nëse kam pakon Internet 50 Mbps + Tel 2000+TV B, çka do të ndryshojë?

Pako Internet 50Mbps + Tel2000 + TV B nuk do të jetë më aktive por do të barteni në pakon Internet 100MB+TV B+ Tel NS, pra do ju dyfishohet kapaciteti i internetit, do të shtohen kanalet e DigitAlb me të gjitha sportet dhe shtohet pako e telefonit në NonStop ndërsa çmimi do të zbritet për 4.5€, pra prej 23.99 në 19.50.

8. Nëse rrjeti ku paraqitet kërkesa është me bakër, a mund të marr pakot e reja që kanë në kombinim Int 100 Mbps?

Jo. Për rrjetin me bakër vlejnë vetëm pakot që janë në kombinim me Internet 20 Mbps.

9. Nëse rrjeti ku paraqitet kërkesa është me fije optike, a mund të marr pakot e reja që kanë në kombinim Int 20 Mbps?

Jo. Për rrjetin me fije optike vlejnë vetëm pakot që janë në kombinim me Internet 100 Mbps.

10. A mund të marr vetëm pako TV në çfarëdo rrjeti të internetit?

Po. Pakot vetëm TV Vala mund të shiten edhe në rastet kur klientët kanë rrjetë të internetit nga cilido operatorë, por aty ku ka mundësi teknike për realizim të internetit nga TK çmimi i pakove të kombinuara me internet është më i favorshëm sesa i pakove vetëm TV në kombinim me pakot e operatorëve tjerë për internet.

11. A duhet të bëhet pagesë shtesë për pajisje (TV Vala box) ?

Pagesa shtesë për pajisje është 10.00€ por është depozitë e cila ngarkohet në faturën e parë dhe me rastin e ndërprerjes së kontratës, nëse pajisjet kthehen në gjendje të rregullt, klientëve u kthehet depozita në llogarinë e tyre bankare.

12. A mund të merret pako TV pa pajisje (TV Vala box) ?

Po. Nëse televizori është i llojit “SMART” atëherë mund të shkarkohet aplikacionin e TV Vala duke kërkuar në “store” të televizorëve me “TVala”. P.sh. nëse televizori është i markës Samsung, përmes cilësimeve në PlayStore kërkohet aplikacioni dhe shkarkohet. Pra varësisht nga marka e televizorëve është edhe emërtimi dyqaneve si: LG Store, PlayStore, etj.

13. Cilat janë beneficionet shtesë që kanë pakot e reja TV përveç përmbajtjes së kanaleve?

Përveç përmbajtjes së kanaleve, klientët që marrin pakot e reja varësisht nga pakot, do të kenë mundësinë për Catch-up TV, VOD dhe mundësinë e shikimit të përmbajtjes në disa pajisje në të njëjtën kohë.

14. Çka është Catch-up TV?

Catch-up TV është mundësia e shikimit të 25 kanaleve më të shikuara deri në 7 ditë mbrapa. P.sh. nëse një program i caktuar është shfaqur dy ditë më herët atëherë klienti mund të kthehet përmes datës apo emrit të programit dhe të shikojë të njëjtin program sërish. Këtë mundësi e kanë të gjitha pakot TV si të vetme apo në kombinime me internet dhe telefon.

15. Çka është VOD?

VOD (Video on Demand) është një katalog i filmave në formë videoteke, e cila përmban filma të ndryshëm të ndarë sipas zhanreve që mund të shikohen ndaras nga kanalet televizive dhe në çdo kohë. Ky katalog në baza periodike popullohet me filma të rinj. Këtë mundësi e kanë të gjitha pakot TV si të vetme apo në kombinime me internet dhe telefon, por që në listën e kanaleve kanë platformën Tring.

16. Nga sa pajisje mund të shikojnë kanalet televizive që janë në pako në të njëjtën kohë?

Mundësia e shikimit nga disa pajisje digjitale në të njëjtën kohë varet nga lloji i pakos që përzgjidhet. P.sh. pako TV Vala Super si e vetme apo në kombinim me internet dhe telefon mund të ketë deri 4 pajisje digjitale përdorim të njëkohshëm në 2 pajisje. Pra, aplikacioni mund të jetë i regjistruar në dy televizorë, smart telefon apo tablet, mirëpo në të njëjtën kohë vetëm dy nga këto pajisje mund të shikojnë kanalet televizive në mënyrë të pavarur në të njëjtën kohe.

17. A mund të shtoj numrin e pajisjeve televizive (TV Vala box) në kuadër të pakove?

Po. Numri i pajisjeve mund të shtohet te pakot TV Vala Start, Super dhe Premium si të vetme dhe në kombinim me internet 100Mbps, mirëpo nuk mund të shtohen te kombinimet e pakove që kanë internet 20Mbps.

18. A keni pako për biznese me karakter hotelier dhe si të aplikohet për këto pako?

Për kategorinë e bizneseve kemi pakon Int100 + TV Vala Pro + tel e cila përveç kapacitetit të internetit prej 100Mbps, përmbajtjes së pasur televizive dhe minutave pa limit në rrjetin Vala fiks & 100 minuta për Vala mobil dhe 5 pajisjeve digjitale me përdorim të njëkohshëm me 2 pajisje. Këtu e keni mundësinë të shtoni deri në 10 pajisje digjitale shtesë me një çmim të volitshëm.