Përmbajtja e pakove Int M, Int L dhe Int XL mund të përdoret edhe në Roaming në shtetet e Ballkanit Perëndimorë (Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Bosnje dhe Serbi), si:
- Në tërësi Minutat nacional dhe SMS duke e respektuar politikën e përdorimit të drejtë, në bazë të rregullores së Arkepit. Rregullorja e politikës së përdorimit të drejtë.
- Interneti për:
- Int M – nga 10GB, 3.4GB për Ballkanin Perëndimorë
- Int L – nga 30GB, 4.84GB për Ballkanin Perëndimorë
- Int XL- nga 50GB, 5GB për Ballkanin perëndimorë, 1GB për Regjion dhe 500MB për Evropë
Për pakot Int M, Int L dhe Int XL përmbajtja resetohet automatikisht me skadimin e validitetit të pakos.
Për pakot Fol S, Fol M dhe Fol L minutat dhe SMS resetohen automatikisht me skadimin e validiteti të pakos apo me blerjen e pakos së re, ndërsa sasia e mbetur e Internetit (GB) grumbullohet (ruhet) nëse blihet pako e njejtë para skadimit të pakos si dhe brenda 48 orëve nga skadimi i pakos.
Pakot e kombinuara prepaid, janë të dizajnuara për të gjithë konsumatorët që kanë një llogari me mbushje (me parapagim).
- Ju mund të blini një pako të re edhe nëse pakoja aktuale nuk ka skaduar.
- Minutat dhe SMS-ët nacional janë të vlefshëm drejt të gjithë operatorëve lokal në Republikën e Kosovës.
- Pas shpenzimit të pakos (minutat dhe SMS dhe internetit), tarifimi bëhet sipas tarifave standarde
- Pas shpenzimit të GB-ve në rrjetin Vala, ju mund të blini pako të re ose shfrytëzoni internet pa pako për 0.005 Euro/MB. Për çaktivizim dhe verifikim për statusin e shërbimit (internet pa pako në rrjetin Vala) thirrni *131#
- Pas shpenzimit të GB-ve në Roaming, ju mund të blini pako të re ose shfrytëzoni internet pa pako për 0.015 Euro/MB në Ballkanin Perëndimorë, 0.017 Euro/MB në Regjion dhe EU, 2.50 Euro/MB në USA dhe 10 Euro/MB në botë. Për aktivizim dhe verifikim për statusin e shërbimit (internet pa pako në Roaming) thirrni *132#
- Kontaktoni 08001000 apo vizitoni pikat tona të shitjes për aktivizim të internetit sipas tarifave standarde
- Tarifimi i minutave bëhet në blloqe 60s.
- Tarifimi i internetit bëhet në blloqe 100 Kb
- Çmimet janë me TVSH
- Pas blerjes së njërës nga pakot e kombinuara, rekomandohet që në telefonin tuaj të shtypni Airplane mode On, prit 10 sekonda, dhe shtyp Airplane mode Off.
- Shtetet e Ballkanit perëndimorë (BP) janë: Shqipëria, Maqedonia, Mal i Zi, Bosnja dhe Serbia;
- Shtetet e Regjionit janë: BP, Turqia, Greqia, Sllovenia, Kroacia dhe Bullgaria;
- Shtete e Evropës janë rreth 40 shtete;
Udhezime per konfigurim
Pas blerjes së pakos të internetit, rekomandohet që në telefonin tuaj të shtypni Airplane mode On, prit 10 sekonda, dhe shtyp Airplane mode Off.