Pyetjet më të shpeshta
- VALA JONE është aplikacion më i ri për mobil, nëpërmjet të cilit mund t’i kryesh të gjitha shërbimet e VALA-s nga telefoni yt pasi që ta shkarkosh aplikacionin.
Për funksionim të aplikacionit është i domosdoshëm interneti.
Nëpërmjet aplikacionit VALA JONE, ti:
- Kontrollon gjendjen e llogarisë.
- Zgjedh pakon e preferuar për vete ose për persona të tjerë.
- Rimbush llogarinë tënde, të familjarëve tu ose të miqve tu.
- Paguan faturën tënde Postpaid dhe kryen të gjitha shërbimet e tjera të dyqanit online të Vala-s.
Pagesën mund ta kryesh me secilin lloj të kartelës bankare (Visa,Master Card).
Të dhënat tuaja nuk ruhen as në aplikacion, as në serverët tanë. Procesi i blerjes me kartelë bankare në aplikacionin tonë përcillet me masat më të larta të sigurisë.
Për funksionim të aplikacionit, është e domosdoshme të keni SIM-Kartelë.
Ju mund të transferoni (mbushje,pako) brenda kredit-limitit që keni sipas kontratës.
Jo, numri deaktiv mund të aktivizohet vetëm në pikat e shitjes të VALA.
Shënim: Mos tentoni të realizoni mbushje në numrin deaktiv përmes aplikacionit, para se ta riaktivizoni fillimisht në pikat e shitjes.
Jo, nuk paguhet tarifë shtesë nga ana jonë, kurse për tarifat e bankës, ju lutem kontaktoni bankën tuaj!