Cilat shërbime ju ofron aplikacioni Vala jonë?

Shërbimet Prepaid

Nëpërmjet aplikacionit VALA JONE:

  • Kontrollo gjendjen e llogarisë, validitetin dhe përmbajtjen e shfrytëzuar/të mbetur të pakove.
  • Informohu rreth pakove vendore dhe Roaming-ut.
  • Rimbush llogarinë tënde nëpërmjet llogarisë bankare/kartelës së kredisë.
  • Blej pako të kombinuar (Minuta, Internet dhe SMS) për vete ose për persona të tjerë nëpërmjet llogarisë bankare/kartelës së kredisë.
  • Blej pako të internetit për vete ose për persona të tjerë nëpërmjet llogarisë bankare/kartelës së kredisë.
  • Blej pako interneti Roaming për vete ose për persona të tjerë nëpërmjet llogarisë bankare/kartelës së kredisë.
  • Dërgo Top-Up mbushje nëpërmjet llogarisë bankare/kartelës së kredisë.
  • Riaktivizo llogarinë (Inaktive) nëpërmjet llogarisë bankare/kartelës së kredisë.
  • Paguaj faturat Postpaid për mobil dhe për shërbimet fikse me numër të faturës.
Shërbimet Postpaid

Nëpërmjet aplikacionit VALA JONE:

  • Kontrollo gjendjen e llogarisë, përmbajtjen e shfrytëzuar dhe të mbetur të pakove.
  • Informohu rreth pakove vendore dhe Roaming-ut.
  • Blej pako interneti për vete ose për persona të tjerë.
  • Blej pako interneti Roaming për vete ose për persona të tjerë.
  • Blej pako të kombinuar (Minuta, Internet dhe SMS) për persona të tjerë.
  • Dërgo Top-Up mbushje ose pako.
  • Transfero kredi, paguaj me faturë mujore.
  • Shiko bilancin dhe faturat.
  • Paguaj faturat Postpaid për mobil dhe për shërbimet fikse me numër të faturës..
Si të shkarkosh aplikacionin në telefonin tend?
  • Shkarko aplikacionin “Vala jone” nga Appstore ose nga Play Store.
  • Hyr duke shkruar numrin tënd të telefonit.
  • Shkruaj kodin verifikues që të vjen me SMS.
  • Aplikacionin gjithashtu mund ta shkarkoni edhe nëpërmjet skanimit të kodit QR.

Pyetjet më të shpeshta

Çfarë është aplikacioni
  • VALA JONE është aplikacioni më i ri për mobil, nëpërmjet të cilit mund t’i kryesh të gjitha shërbimet e Vala-s nga telefoni yt pasi ta shkarkosh (instalosh) aplikacionin.

.

A funksionon aplikacioni Vala jone pa internet?
  • Për funksionim të aplikacionit është i domosdoshëm interneti.
A funksionon aplikacioni Vala jone pa SIM-kartelë?
  • Për funksionim të aplikacionit është e domosdoshme të kesh SIM-kartelë.
A mund ta kryej pagesën me cilëndo kartelë bankare?

Pagesën mund ta kryesh me secilin lloj të kartelës bankare (Visa, MasterCard).

A ruhen të dhënat e kartelës bankare në aplikacionin Vala jone?
  • Të dhënat tuaja nuk ruhen as në aplikacion, as në serverët tanë. Procesi i blerjes me kartelë bankare në aplikacionin tonë përcillet me masat më të larta të sigurisë.
Deri në çfarë vlere mund të transferoj (mbushje, pako), nëse kam abonimin Postpaid?
  • Ti mund të transferosh (mbushje, pako) brenda kredit-limitit që ke sipas kontratës.
A mund të aktivizohet numri deaktiv përmes aplikacionit?
  • Jo, numri deaktiv mund të aktivizohet vetëm në pikat e shitjes të Vala.

Shënim: Mos tentoni të realizoni mbushje për numrin deaktiv përmes aplikacionit, para se ta riaktivizoni fillimisht në pikat e shitjes.