Çmimi i numrit të ri me eSIM
10 Euro
Pasi të blini një numër të ri eSIM dhe ta pranoni kodin QR për skanim dhe konfigurim në pajisjen tuaj, kërkohet shtypja e PIN.
PIN-i i eSIM: PIN i çdo eSIM të ri është 0000 (katër zero) dhe duhet të jepet herën e parë kur të konfigurohet eSIM në telefonin tuaj si dhe në rastin kur telefoni juaj Resetohet.
PUK: PUK është Kodi Personal i Zhbllokimit (Personal Unlock Code) dhe përdoret si masë mbrojtëse ndaj përdorimit të paautorizuar të eSIM. Nëse PIN Kodi jepet gabimisht tri herë, telefoni juaj do ta kërkojë kodin PUK për ta aktivizuar eSIM. Ky kod është i regjistruar në formularin e kodit QR i cili merret me rastin e blerjes së eSIM Vala.
Përmbajtja dhe cikli jetësor i numrit të ri me eSIM
Numri i ri përmban pako fillestare e cila përmban:
- 300 minuta për bisedë në Vala dhe me operatorët e tjerë
- 300 SMS në Vala dhe me operatorët e tjerë
- 4GB internet për përdorim brenda rrjetit të Vala
Kohëzgjatja e validitetit të pakos është 30 ditë
Kohëzgjatja e validitetit të numrit (statusi aktiv) është 90 ditë
Cikli jetësor i llogarisë me mbushje (eSIM)
Të gjithë numrat Prepaid, gjatë ciklit të tyre jetësor, kalojnë nëpër fazat në vijim:
Valid: Një numër do ta ketë statusin “Valid” nga momenti i blerjes së tij deri në momentin kur të realizohet thirrja e parë në numrin 161. Domethënë, deri në realizimin e thirrjes së parë në numrin 161 numri do të qëndrojë në statusin “Valid” për 100 ditë.
Aktiv: Pasi të realizohet thirrja e parë (në numrin 161) nga numri i sapo blerë, numri kalon në statusin “Aktiv” dhe ka validitet 90 ditë. Pas këtij afati, nëse klienti nuk e rimbush llogarinë, numri ose eSIM do të kalojë në statusin “Inaktiv”.
Inaktiv: Ky status zgjatë 15 ditë dhe gjatë kësaj periudhe konsumatori nuk mund të realizojë aktivitet dalës (thirrje, SMS, internet), por mund të pranojë thirrje dhe SMS. Me rimbushjen e radhës të cilësdo vlerë prej 1 euro deri në 50 euro, statusi rikthehet në “Aktiv” dhe validiteti zgjatet varësisht nga vlera e mbushjes.
Deaktiv: Pas përfundimit të periudhës së statusit “Inaktiv”, nëse nuk bëhet rimbushja, llogaria kalon në statusin “Deaktiv” për 14 ditë dhe numri përgatitet për fshirje.
Numri në statusin “Deaktiv” mund të riaktivizohet me dy opsione:
Opsioni 1 : Duke e bërë pagesën prej 1.50€ me të drejtën e ruajtjes së kredisë. Në këtë mënyrë numri kthehet në statusin “Inaktiv”, që do të thotë se mund të rimbushet me çfarëdo vlere për t’u aktivizuar. Afati për riaktivizim është 14 ditë, ndërsa afati për rimbushje është 7 ditë.
Opsioni 2 : Duke e bërë pagesën prej 2.99€, e cila e kthen numrin në statusin “Aktiv” me validitet prej 30 ditësh si dhe i lë 2.00€ kredi në llogari.
Për çfarëdo sqarimi kontaktoni pa pagesë Qendrën e Thirrjeve në numrin 080010000.