Si të bëj mbushje në llogarinë kryesore?

Me anë të aplikacionit VALA Jone

Me anë të kartelave gërvishtëse me vlerë 3, 5, 10, 20, 40 dhe 50 Euro në dy mënyra:

Mënyra e drejtpërdrejtë: Zbulo kodin në kartelë duke e gërvishtur fushën e kodit dhe bëj thirrje nga telefoni me renditjen në vijim: *103*kodi i zbuluar#

Me anë të sekretarisë mobile: Thirr numrin 161, pastaj shtyp 2 për rimbushjen e llogarisë, pastaj shtyp 14 shifrat e kodit të zbuluar.

Me anë të sekretarisë mobile:Thirr numrin 161, pastaj shtyp 1 për rimbushjen e llogarisë, pastaj shtyp 6

Me anë të sistemit TopUp në pikat e shitjes të Telekomit si dhe te rishitësit e autorizuar nëpërmjet transferimit me USSD në ATM të Procredit Bank, dhe me SMS nëpërmjet bankave Procredit, Raiffeisen, TEB, BPB, NLB.

.

Si ta verifikoj gjendjen e llogarisë prepaid dhe pakot?

Thirr *101#, pastaj zgjidh nëse i dëshiron informatat vetëm për llogarinë kryesore dhe për pakon, apo vetëm për gjendjen e llogarisë kryesore duke thirrur 161 dhe pastaj duke shtypur 1. Njoftimin për gjendjen e merr me zë.

Cikli jetesor i llogarisë me mbushje (SIM kartelës)

Aktiv (Active)
Nga momenti i aktivizimit te kartelës së posablerë një numër prepaid ka afat 90 dite. Pas ketij afati, nëse klienti nuk e rimbushë llogarinë numri apo SIM kartela do të kalohet ne statusin Inactive.

Inaktiv (Inactive)
Statusi bëhet inaktiv në rastin kur konsumatori nuk e ka rimbushur llogarinë për një periudhë të caktuar përcaktuar sipas validitet të mbushjeve. Ky status zgjatë 15 ditë dhe gjatë kësaj periudhe konsumatori nuk mund të realizojë aktivitet dalës (thirrje, SMS apo internet), por mund të pranojë thirrje dhe SMS. Me rimbushjen e radhës të vlerave prej 0.50 euro deri në 50 euro statusi rikthehet në aktiv dhe validiteti do zgjatet varësisht nga mbushja dhe konsumatori mund të shërbehet me të gjitha shërbimet e VALAs.

Deaktiv (Deactive)
Pas përfundimit të periudhës së statusit Inaktiv, llogaria kalon në deaktiv. Ky status zgjatë 14 ditë dhe gjatë kësaj periudhe konsumatori nuk mund të realizojë aktivitete dalëse dhe hyrëse (thirrje, SMS apo internet), mirëpo prapë mund të riaktivizohet në dy opsione:

Opsioni 1 : Duke bërë pagesën prej 1.50€ me të drejtë të ruajtjes se kredisë, mirëpo me këtë kartela kthehet në statusin Inaktiv që do të thotë se duhet të rimbushet me çfarëdo vlere për tu aktivizuar. Afati për riaktivizim është 14 ditë, ndrsa per tu rimbushur 7 ditë.

Opsioni 2 : Duke bërë pagesën prej 2.99€, e cila e kthen numrin në statusin Aktiv me validitet prej 30 ditësh si dhe pranoni 2.00€ kredi në llogarinë tuaj.

Expired (Reserved)

Pas përfundimit të periudhës së statusit Deaktiv, numri fshihet tërësisht dhe kalon në statusin Reserved. Në statusin Reserved numri qëndron për 90 ditë, brenda të cilës periudhë konsumatori i fundit që e kishte në shfrytëzim mund ta ri-blejë numrin sikur numër t ri, sipas politikës për numrat e kategorizuar. Pas skadimit të afatit 90 ditor numri mund të shitet tek konsumatori i ri.