Për komunikim gjatë udhëtimeve nga Kosova në shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor – BP (Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe Serbi) konsumatorët e Telekomit të Kosovës nuk kanë nevojë tashmë të paguajnë tarifa shtesë. Kjo mundësohet falë marrëveshjes për zvogëlimin e çmimeve të shërbimeve të roamingut për rrjete publike të komunikimeve elektronike në Ballkanin Perëndimor. Thënë në mënyrë të thjeshtë, kjo është shfrytëzim i roamingut me tarifa sikur brenda Kosovës.

PAKOT PREPAID

Vërejtje: Minutat dhe sms pa limit në Vala, vlejnë vetëm brenda rrjetit të Vala dhe jo në roaming.

Pakot Postpaid

Për shfrytëzim të këtyre pakove, duhet të paraqiteni në pikën më të afërt të Telekomit të Kosovës për nënshkrim të marrëveshjes.

Vërejtje: Minutat dhe sms pa limit në Vala, vlejnë vetëm brenda rrjetit të Vala dhe jo në roaming.

Data pakot shtesë

Tarifat Pay as you go

Për BPTarifat Pay As You Go
1 minutë0.1530€
Pranimi i thirrjes0,00 €
Dërgimi i SMS0.06€
Për MB (Data)0.015€

Telekomi i Kosovës u mundëson konsumatorëve të vet komunikim me:

1. Pakot RLH, më përbërje mikse  minuta, SMS dhe data, për Prepaid dhe Postpaid, si dhe pakot shtesë vetëm data. Këto pako janë dizajnuar për përdorim në shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke respektuar rregulloren e politikës së përdorimit të drejtë. 

2. Pa pako, me tarifë të thirrjeve, SMS-ve dhe data sikur brenda vendit (HOME – tarifa e njëjtë sikur brenda Kosovës).

Shembull: Nëse jeni në Kosovë në rrjetin e Vala dhe për të thirrur numrat e operatorëve lokal keni paguar 15.3 cent për minutë, atëherë edhe nëse jeni në roaming në një nga shtetet e Ballkanit Perendimor mund të thirrni në cilin do nga këto shtete dhe paguani cmimin e njëjtë për minutë, pra 15.3 cent.

• Gjatë kohës që ju keni blerë ndonjë nga pakot roaming për Ballkanin Perëndimor, ju nuk mund të shfrytëzoni pakot që i keni aktive në Kosovë, pra, bëhet deaktivizimi i të gjitha pakove ekzistuese.
• Pranimi i SMS gjatë kohës së qëndrimit në roaming në shtetet e Ballkanit Perëndimor do të jetë pa pagesë.
• Për shfrytëzim të këtyre pakove, ju duhet që fillimisht të keni të aktivizuar shërbimin Data Roaming në aparatin tuaj telefonik.
• Për të deaktivizuar shërbimin e roamingut për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe për t’u kthyer tek pakot standarde Prepaid, duhet të dërgohet një SMS në numrin 50555 me tekst RLH minus.
• Konsumatorët PostPaid duhet që për aktivizim të shërbimit të paraqiten në pikën më të afërt të Telekomit të Kosovës për nënshkrim të marrëveshjes së re, me ç’rast i mundësohet blerja e pakove përmes formularëve përkatës.
• Nëse nuk dëshironi të keni asnjë nga këto pako, por vetëm shërbimin Data Roaming Pay as You Go, aktivizimi bëhet si në vijim:
– Për Postpaid, duke vizituar pikën më të afërt të Telekomit të Kosovës – Kujdesi me Konsumatorë Postpaid.
– Për Prepaid, duke dërguar SMS në numrin 50555 me tekst: Aktivizo Roaming, ose për deaktivizim të shërbimit: Deaktivizo Roaming.
 
Pas shpenzimit të përmbajtjes së pakove RLH, ju do të tarifoheni sipas planit Pay as You Go. Më poshtë gjeni të bashkangjitura disa detaje, si dhe çmimoren për tarifat.
• Tarifimi fillestar për thirrje do të bëhet në periudhë prej 30 sekonda, ndërsa më pas aplikohet tarifimi çdo 1 sekondë. 
• Pranimi I SMS është pa pagesë.
• Tarifimi për shfrytëzim të internetit do të bëhet sipas kb të shfrytëzuar.

Pyetje/Përgjigjje për PREPAID

Si të aktivizoj pakon Roaming BP nga numri im me mbushje?

  • Aktivizimi I pakove Roaming BP bëhet duke dërguar SMS në numrin 50555, me tekst emrin e pakos së zgjedhur.

A dallon përdorimi/shpenzimi i përmbajtjes së pakos tek numrat Prepaid dhe Postpaid?

  • Jo, nuk dallojnë. Përdorimi/shpenzimi I përmbajtjes së pakove është I njëjtë për numrat Prepaid dhe Postpaid.

Si konsumator me numër Prepaid, a kam mundësi të blej edhe pakot si ALB, Reg, etj.?

  • Jo, kur keni pakon RLH aktive, nuk mund të bleni asnjëren nga pakot standarde.

Nese e kam pakon FOL aktive dhe blej pakot RLH, a mund të vazhdoj edhe shfrytëzimin e pakos FOL?

  • Jo, në momentin që pakoja RLH aktivizohet, pakoja standarde nuk mund të përdoret.

Nëse dëshiroj të kthehem në pakon standarde, si duhet te veproj? A mund të shfrytëzoj ende pakon standarde që e kam pasur te aktivizuar?

  • Për tu kthyer ne pakon standarde, mjafton të dërgoni SMS në numrin 50555, me tekst RLH minus. Pakon standarde paraprake mund ta shfrytëzoni deri në datën e skadimit te saj.

Pas shpenzimit te internetit, si mund te blej pako shtesë?

  • Data pakot shtesë mund ti bleni duke dërguar SMS në numrin 50555, me tekst emrin e pakos së zgjedhur.

Si mund të aktivizoj dhe deaktivizoj shërbimin Roaming BP, pa blerë pakot RLH?

  • Aktivizimi bëhet duke dërguar SMS në 50555 me tekst : Aktivizo Roaming.
  • Deaktivizimi bëhet duke dërguar SMS në 50555 me tekst: Deaktivizo Roaming.

Ku mund të informohem më gjerësisht rreth pakove RLH?

  • Rreth pakove RLH, mund te informoheni në cdo pikë shitëse të TK si dhe në Qendren e Thirrjeve në numrin 080010000.

Pyetje/Përgjigjje për POSTPAID

Si konsumator Prepaid, a duhet të nënshkruaj kontratë për të kaluar në pakot RLH Postpaid?

  • Po, duhet te drejtoheni  tek zyrtarët e shitjes Postpaid të TK për të nënshkruar kontratë te re.

Nga 1 Korrik 2021, a mund të shfrytëzoj pakot Elite, Fam, etj. në Roaming BP?

  • Jo, nuk mund të shfrytezoni këto pako në BP. Për Roaming BP, janë pakot e reja të dizajnuara si për Prepaid, ashtu edhe për Postpaid.

Pas shpenzimit të përmbajtjes së pakos (Minutat, SMS, Internet), si tarifohemi? Si mund të blej pako shtesë të internetit?

  • Pas shpenzimit të përmbajtjes së pakos, ju tarifoheni Pay As You Go.
  • Nëse dëshironi të bleni pako shtesë të internetit, mjafton të dërgoni SMS në numrin 50555, me tekst emrin e pakos së zgjedhur.

Si shpenzohen minutat brenda pakos RLH?

  • Në Kosovë, minutat shpenzohen përmes thirrjeve drejt operatorëve nacional.
  • Gjatë qëndrimit tuaj në cilindo nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në Roaming, minutat shpenzohen përmes thirrjeve drejt operatorëve të shteteve të BP.

Si shpenzohen SMS brenda pakos RLH?

  • Në Kosovë, SMS shpenzohen përmes dërgimit të tyre drejt operatorëve nacional.
  • Gjatë qëndrimit tuaj në cilindo nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në Roaming, SMS shpenzohen përmes dërgimit të SMS drejt operatorëve te shteteve të BP.

Si shpenzohet Interneti brenda pakos RLH?

Interneti shpenzohet gjatë shfrytëzimit të tij brenda rrjetit të VALA në Kosovë, si dhe n Roaming në cilindo operator të BP.

A tarifohem pas pranimit të SMS, përderisa jam ne Roaming ne BP?

  • Jo, për pranim të SMS në Roaming nuk tarifoheni shtesë dhe as nuk shpenzoni SMS brenda pakos.

Nëse nuk dua të nënshkruaj kontratë për pakot RLH dhe më duhet aktiv vetëm shërbimi Data Roaming-Pay As You Go, si të veproj?

  • Për të aktivizuar shërbimin Data Roaming, duhet t paraqiteni në qendrën e kujdesit me konsumatorë, konkretisht tek zyrtarët e shitjes Postpaid për të nënshkruar formularin për këtë shërbim.

A mund të aktivizoj më shumë se një pako RLH Postpaid në numrin tim?

  • Jo, ju mund të keni vetëm një pako Postpaid brenda një muaji kalendarik.

Nëse blej pako shtesë të internetit si Postpaid (shembull) me datën 20 të muajit, a do te vlejë pakoja deri me datën 20 të muajit tjetër?

  • Jo, pakoja shtesë në Postpaid vlen vetëm brenda atij muaji, pra deri me datën 1 të muajit në vijim.

Si tarifohem për realizimin e thirrjeve nga Kosova drejt shteteve të Ballkanit Perëndimor?

Për thirrjet nga Kosova drejt shteteve të BP, do të tarifoheni me tarifat standarde për thirrje ndërkombëtare, të cilat mund ti gjeni ne web (Tarifat ndërkombëtare).